Agim Jazaj: Parlamenti i krimit dhe i zullumit u largua

310
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Alo Bashkim! Çdo ditë në orët e parë të mëngjesit lexohen titujt e gazetave, ku një ndër to fliste dhe për largimin e deputetëve të Parlamentit joligjor. Zemërimi qytetar fillon të bëjë bujë në emisionin e gazetarit të mirënjohur Bashkim Hoxha. Agim Jazaj sjell në dukje një nga komentet më pikante të mëngjesit. Komenti i dëgjuesit, te Bashkimi: “Dje u largua nga skena e Shëmtimit, të rracës shqiptare: Parlamenti i krimit, parlamenti i turpit, Parlamenti i llumit dhe i zullumit, i cili ngriti në sistem: krimin, ndryshoi, deformoi ligjet themeltare të Kushtetutës Shqiptare, ata pseudodeputët të pazgjedhur, “deputetët” e “pazarit të Roskovecit dhe të Burrelit”.  Ata që “kastrapseshin” me votën e popullit, ata që sovrani u dha shuplakën, e provuan se sa dhe të votuar ishin, në zgjedhjet e 25 prillit!

Peshorja e tha llafin e fundit, u dha shuplakën, me nga 3-4 vota, nuk i votoi as shtëpia e tyre, këta deputetucë të pazgjedhur nga Sovrani, abuzuan me sovranin! Lojtarët e stolit, u futën në ndeshje, pa bilbilin e kapitenit të skuadrës, kur dolën dhe braktisën ndeshjen, 3 skuadrat e ligjshme, të federuara!  Këta mëkatarë mbajtën për dy vite në këmbë parlamentin e krimit, legalizuan dhe zhvilluan zgjedhjet e krimit, të 30 qershorit, pa dekret të Presidentit, pa garë, me taborrin e kryebashkiakëve të Korbave, dhe Qyqeve, Servilëve dhe Puthadorëve, të keqpërdorur nga Tufa e ‘Rilindjes’ me rekorde kriminale!  Këta mëkatarë të certifikuar, ngritën duart dhe…ndryshuan edhe kodin zgjedhor, marrëveshjen politike, shkatërruan zgjedhjet, realizuan vjedhjet e pushtetit të 25 prillit, edhe me hersin, të hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, monstrat të hequr për hunde nga sunduesi, për të mbajtur nën sundim shqiptarët! Opozita duhet të padisë edhe në SPAK këta abuzues të pushtetit, abuzues e poshtërues të Shqipërisë dhe të Kombit!”