Afrim Qëndro: ARRSH u bën thirrje banorëve të “Astir” të paraqiten që të marrin dokumentet për shpronësim

696
Sigal

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro u bëri edhe një herë thirrje banorëve të zonës së “Astirit” që të paraqiten me dokumentet për pronat, ndërsa hodhi poshtë akuzat e opozitës se projekti është i jashtëligjshëm. Afrim Qëndro: U bëj thirrje banorëve të dorëzojnë të gjithë dokumentet që të nxjerrim VKM për të bërë të mundur shpronësimin. Ata që janë me legalizim, të bashkëpunojnë me ALUIZNI-n dhe me Bashkinë e Tiranës. Meqë kemi pasur disa akuza nga eksponentë të opozitës dhe jo vetëm, dua të shpjegoj disa gjëra. Dua të shpjegoj se projekti i segmentit të Unazës i ka ndjekur të gjitha hapat ligjor të duhur. Kemi një kërkesë zyrtare nga bashkia, nga ana tjetër miratimin e fondit nga Ministria e Transportit, më pas urdhrin e drejtorit të ARRSH dhe më pas Këshillin Teknik. Ne i jemi drejtuar 3 kompanive për bashkëpunim. Për bashkëpunim janë ndjekur të gjitha kontratat, pagesat që ka bërë kompania, taksat dhe tatimet që e detyron ligji. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kemi miratuar projekt-idenë dhe e kemi çuar në Institutin e Ndërtimeve. Të gjitha fazat ligjore i kemi bërë më së miri. Ky projekt është komfort standardeve. Segmenti ka marrë lejen nga Këshilli Kombëtar Arkeologjik, vendimin për ndikimin në mjedis në datë 12/11/2018. Po ashtu kemi marrë vendimin nga Këshilli i Restaurimit dhe vendimin për miratimin e lejes së zhvillimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit.