Afera e inceneratorëve, Monika Kryemadhi vijon denoncimet: Edi Rama, koka e grupit kriminal!

293
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Edi Rama për inceneratorët, “si ideator i skemës dhe zbatues i saj”.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi ka publikuar disa shkresa zyrtare që mbajnë firmën dhe vulën e kreut të Qeverisë.

“Çfarë hetimi kërkohet më, kur është me firmë dhe me vulë?”, pyet Kryemadhi.

Sipas saj, qytetarët “presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, me vasalin e tij, Erion Veliaj”.

“Edi Rama, si ideator i skemës së inceneratorëve dhe zbatues i saj, këtë radhë ka firmat mbi vendimet që i kanë dhënë jetë skemave.

Ndërsa Erion Veliaj firmos me urdhër të Ramës. Ku e gjen të drejtën, që në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore, neni 54/dh, të marrë atributet e Këshillit Bashkiak? Ai ka grabitur duke lidhur taksat e qytetarëve, për 30 vjet me inceneratorin e Tiranës, me një vlerë në total 91,784,500 Euro pa Tvsh.

Jam e bindur se zbatimi i ligjit dhe leximi objektiv i provave nga ana e institucioneve të drejtësisë, do të mundësojë, që nga zyrat e shtetit, një e nga një, anëtarët e bandës famoze të inceneratorëve të përballen dhe të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit”, shkruan Kryemadhi.

Afera e inceneratorëve, Monika Kryemadhi vijon denoncimet: Edi Rama, koka e