Adriatik Dashi
Këshilltar në Bashkinë Poliçan dhe Kryetar i Shoqatës “Tomorri”
I nderuar zoti Kryeministër Z.Rama .Të nderuar qytetarë të Poliçanit. Me shqetësim të madh po ndjekim Reformën Territoriale që po përgatitet nga qeveria dhe Parlamenti shqiptar. Qyteti ynë i Poliçanit është ndërtuar më shumë djersë, mund e sakrificë po edhe më shumë gjak,prindërit tanë janë dëshmi e gjallë e asaj që çfarë kanë përjetuar me qindra punëtor që sot nuk jetojnë më, me dhjetëra të tjerë janë gjymtuar ,një pjesë tjetër janë të sëmurë me sëmundje profesionale. E gjitha kjo për t’i shërbyer Atdheut. Zotërnj deputet që keni fatet tona, ju nuk mundet me një të rënë të lapsit të zhbëni atë që të parët tanë e krijuan për shumë vite ,dikur Poliçani ishte krenaria e Shqipërisë ,ishte kjo industri që u jepte dinjitet edhe siguri, ky popull e ruajti si sytë e ballit uzinën. Çdo pushtetar që ka ardhur në Poliçan ka premtuar që uzina do të filloj punë , na keni shfrytëzuar majtas dhe djathtas për votë. Dikur nga vitet ’70 Poliçani i përkiste rrethit të Beratit , më vonë në kohën e PPSH ai iu dha Skraparit. Të nderuar zotërinj, vetëm peshku shkon lart, ne nuk jemi peshq, ne jemi popull me shumë dinjitet ,ne duhet të dëgjohemi, ne duhet të jemi pjesë që vendosim për fatet tona. Me shumë bindje themi që ne do ta mbrojmë qytetin tonë, qytetin që prindërit tanë kanë dhënë edhe jetën. Të gjithë së bashku do të ndërmarrim hapat për mbrojtjen e Poliçanit.



















