A i druhet hetimit për dosjen CEZ? Berisha: Rama nuk shkoi në abitrazh, kjo është humbja që i ka shkaktuar shtetit

148
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk i trembet asnjë hetimi nga SPAK për dosjen e Cez, pasi sipas tij është qeveria e Edi Ramës ajo që i ka shkaktuar një dëm mjaft të madh shtetit, duke hequr dorë nga arbitrazhi.

Berisha tha se dëmi minimal i shkaktuar ndaj shtetit shqiptar është 630 milionë euro.

Sa i takon zgjedhjes së presidentit, Berisha rikthekoi qëndrimin e tij, duke thënë se opozita nuk duhet të bëhet pjesë e farës së zarfave të Edi Ramës.

Berisha:

Lidhur me pyetjen e parë, procesi i zgjedhjes së presidentit, nuk është një proces i zarfave të mbyllura, por kjo është një damkosje e procesit. Nuk ka ndodhur kurrë deri sot, në këtë mënyrë nuk mund të përlyhesh dhe të përfshihesh.

Opozita me votën e saj, do të hedhë poshtë kandidatët e Edi Ramës, opozita nuk i ka votat që ta pengojë zgjedhjen. Në 26 Prill opozita duhet të ishte e gjitha në rrugë, për vjedhjen e zgjedhjeve, duhet të jetë në shesh për organizatën kriminale të inceneratorëve. Ka vetëm një të arrestuar më tepër, dhe ky është Bllako, pasi Lefter Koka ishte arrestuar më herët.

CEZ padiskutim është afera më e madhe e korrupsionit që unë di në Shqipëri. Shqipëria kishte një arbitrazh më CEZ, ato vlerësime që u kërkuan u bënë, kompanitë më serioze ndërkombëtare faktuan se CEZ i detyrohej Shqipërisë 630 milionë euro me fatura të vërtetuara, dhe i detyrohej 3.2 miliardë euro me dëmet e krijuara, arbitri ndërkombëtar ishte besimplotë që Shqipëria e fitonte gjyqin.

Çfarë ndodhi? Ndodhi, Edi Rama, firmosi një marrëveshje bashkë me CEZ duke pranuar të gjitha kushtet e tyre, shmangën arbitrazhin, dhe dënuan Shqipërinë me një humbje të tmerrshme, 630 milionë euro që ishin me fatura, ndaj edhe ajo dosje, dhe këto që po them unë janë 100% të faktuara nga KLSH, por natyrisht kur SPAK përdoret si SKAP i partisë janë të destinuara të mbeten në gjumë.