“A është e drejtë gara për kreun e PD-së?”, Ish-ministri Besnik Mustafaj: Të mos bëjmë atë që ”i zoti e jep e tellali se jep”

192
Sigal

Ish-ministri i jashtëm nga radhët e PD-së Besnik Mustafaj, teksa ka qenë në Universitetin e Korçës për promovimin e librit të tij, nuk i ka shpëtuar pyetjeve mbi garën që ka nisur për kryetarin e forcës më të madhe të opozitës.

Sa i takon garës, Mustafa tha se kandidatët do të duhej që të kishin më shumë kohë në dispozicion për të paraqitur idetë dhe platformën e tyre, ndërsa tha se sa kohë që ata kanë vendosur të garojnë, besojnë se mund ti thyejnë këto pengesa.

“Unë jam si ju në këtë proces, e shoh vetëm nga jashtë. Janë caktuar disa kritere nga kryesia e partisë demokratike, do të degjojmë argumentat e atyre që janë përjashtuar, nëse e kuptojnë që janë brenda kritereve apo jo. Unë nuk jam në gjendje të vlerësoj kriteret nëse ishin të drejta apo jo.

Koha e shkurtër në perceptimin tim nuk do i lejojë ata që të shfaqin alternativat e vërteta. Të mos bëjmë atë që “i zoti e jep e tellalli se jep”. Unë në këtë rast jam tellalli, ata që janë në garë janë vlerësuesit e vërtetë të mundësive”, u shpreh Mustafaj përpara gazetarëve.

I pyetur për çështjen “Berisha’, ku DASH e shpalli non grata ish-kryeministrin, Mustafaj tha:

“Është në një proces gjyqësor, të shohim çfarë do ndodhë”.

I pyetur për Lulzim Bashën nëse duhet të jepte apo dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit, Mustafaj nuk ka pranuar të komentojë.