PLAS SHERRI mes të rinjve, qëllohet me armë, mbetet e plagosur nëna e njërit prej djemve të përfshirë

253
Sigal

Një konflikt i çastit në Malin e Moravës mes disa të rinjve ka përfunduar në dëmtime trupore të një gruaje. Konflikti për arsye banale i cili ka ndodhur paraditen e sotme, ka bërë që njëri prej të rinjve të nxjerrë një armë e të qëllojë në ajër.

Është kapur nga policia dhe po ashtu është gjetur arma. Për sa i përket nënës së këtij të riu, dyshohet se gjatë konfliktit ajo mund të jetë dëmtuar me thikë por rrethanat janë ende të paqarta edhe për policinë e cila po vijon hetimet dhe të marrë në pyetje të gjithë personat e ndodhur në momentin e konfliktit.

Nëna e njërit prej të rinjve që dyshohet e plagosur me thikë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën