300 milionë për matjen e ndotjes, 100 milionë për pastrimin e tij

436
Bashkia Elbasan, 300 milionë lekë për matjen e ndotjes së ajrit, 100 milionë për pastrimin e ajrit
Çudirat që po ndodhin në Bashkinë e Elbasanit, nën drejtimin e Qazim Sejdinit, nuk janë dëgjuar në asnjë bashki tjetër. E kemi fjalën për tenderët që kryebashkiaku i “Rilindjes” vazhdon e bën, duke sajuar objekte shërbimesh me vlera skandaloze e abuzive. Një tender i tillë i sajuar dhe i realizuar prej Qazim Sejdinit, ka lidhje me monitorimin dhe matjen e ndotjes së ajrit në territorin e bashkisë së Elbasanit. Se sa i pastër është ajri në Elbasan, mjafton të kujtosh që Kurum, firma e privilegjuar e kryebashkiakut Sejdini vazhdon e nxjerr smog helmues nga oxhakët e metalurgjikut, edhe pse është ndaluar të kryejë aktivitet prodhues me vendim gjykate, për shkak se është e falimentuar. Ndërsa kryebashkiaku Sejdini, që “ka merak” për ajrin e Elbasanit dhe “qan” për shëndetin e banorëve të kësaj bashkie, shpik tender me vlerë 300 milionë për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit, ndërkohë që për pastrimin e ajrit nga helmet e firmës Kurum, pra për eliminimin e ndotjes së ajrit, ka akorduar vetëm 100 milionë lekë! Nuk është tenderi i parë absurd që shpik dhe realizon kryebashkiaku Qazim Sejdini, përkundrazi, ato janë aq të shumtë dhe me objekte të çuditshme, aq sa nuk i shpjegon asnjë mendje shkencëtari, por edhe nuk i ndëshkon askush ligjërisht. 
Sigal