Sipas tij, shqiptarët duhet të jenë atë ditë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, e cila sipas tij, është shkelur disa herë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.
Si i gjykoni akuzat e presidentit Meta për Grusht Shteti dhe për kapjen e Gjykatës Kushtetuese?
Reforma në Drejtësi është një gjë e mirë në gjykimin tim, por duke parë rezultatet që ka sjellë kjo reformë, ka sjellë vetëm kaos e trazira. Shqiptarët me çdo kusht duhet të mbrojnë të drejtat e tyre dhe Kushtetutën e tyre. Kam një përshtypje të mirë nga aksioni në mbrojtje të Kushtetutës që po organizon presidenti, si organi që ka për detyrë të mbrojë Kushtetutën. Të gjithë shqiptarët duhet të marrin në dorë dhe të vendosin të mbrojnë Kushtetutën si patriotë sepse kjo mund të sjellë pasoja shumë më të mëdha”, u shpreh ndër të tjera në intervistën e tij Martin Henze.



















