2 marsi, “Detyra ime si bashkëshort dhe si prind”- Basha thirrje qytetarëve: Të mblidhemi së bashku në mbrojtje të Kushtetutës

215
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka konfirmuar pjesmarrjen e tij, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit të 2 marsit, të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Bashka shkruan se si bashkëshort dhe si prind, e ka për detyrë të mblidhet me qytetarët në “mbrojtje të Kushtetutës”.

“Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirutakofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!”, thotë kreu i PD-së në facebook.