1 mijë paund për 1 pasaport në Londër

447
Sigal

Zbardhet denoncimi i emigrantit shqiptar në Angli, mbi skandalin e pasaportave në konsullatën shqiptare në Londër. Qytetarët tregojnë se ambasada është kthyer në zyrë marketingu dhe hajdutësh me çizme, ku përveç pijeve, emigrantëve u kërkohen nga 1 mijë paund për pasaportën shqiptare. Ja emrat e grave dhe krushqive të përfaqësuesve të lartë të “Rilindjes” që kanë uzurpuar përfaqsinë diplomatike

 

Qytetarët paguajnë 1 mijë paund për pasaportë në ambasadën shqiptare në Londër!

Ja kush janë emrat e “Rilindjes” të përfshirë në skandal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim, duke zbuluar një skandal të madh që po ndodh me ambasadën shqiptare në Londër.Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit Berisha, një emigrant shqiptar shkruan s etë gjithë ata që aplikojnë për pasaportë në ambasadën tonë në Londër detyrohen të paguajnë nga 1 mijë paund.Sipas qytetarëit ligjin në ambasadë e bëjnë ish-gruaja e Alket Hysenit, motra e Igli Toskës, gruaja e Alfred Pezës si dhe Alda Talharaj motra e një prokurori në shqipëri.

“1000 paund për 1 pasaport në Londër! Emigrantët detyrohen të blejnë pije alkolike që shesin aty punonjëse të ambasadës. “Përshëndetje Dr. Berisha! Dua të denoncoj një fakt që ndodh në ambasadën shqiptare në Londër .Aty kryesojnë motra Igli Toskës Mamica hajdute me cizme , Alda Talharaj nusja e një prokurori në Shqipëri, kjo e ka kthyer ambasaden në zyre marketing duke detyruar qytetarët në këmbim të aplikimit të blejnë pije alkolike të cilat I tregton kjo, të thyejne taksat tek kjo si Accounts Financiare plus pagesës nën dorëIsh nusja Alket Hysenaj e cila ka nje detyrë tjetër në ambasadë pseudonimi Gucci ,dhe më në fund konsullë është emruar  nusja Alfred Pezës .Me urdhër të konsullës njërzit do paguaj nga 1000 pund per aplikim për pasaporte shqiptare  sepse thot kan punuar Malokët .Në zemër të Europë’s Londer , qytetarët kan paguar shume lek për të ikur nga regjimi edi rames ai përseri na ndjek si hije me këta njerz te korruptuar deri në palcë..!”