“1 mandat 300 mijë euro”, të rinjtë: Të pabrekë në drekë, milionerë ju gjeti darka

501
Sigal

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë vendosur para parlamentit me pankarta e banderola kundër qeverisë. Nuk mungonte edhe një stendë me mbishkrimin ‘parlamenti i krimit’, ku të rinjtë ‘shisnin’ mandate.

“Një mandat 300 mijë euro, hajde mandate. Tre mandate 1 mln euro! Hajde mandate se u mbush, hajde mandate se u mbush parlamenti”, thërrisnin të rinjtë.

Edhe “Parlamenti i krimit”, “Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepat, mbushni arkat, të pabrekë ju gjeti dreka, milionerë ju gjeti darka” janë disa nga mbishkrimet e pankartave që të rinjtë kanë shpalosur sot para parlamentit.

Kujtojmë se sot janë betuar tre deputetët e rinj në parlament nga listat e PD: Korab Lita, Arlind Çarçani dhe Halil Jakimi në Dibër, duke e çuar në 102 numrin e ligjvënësve në Kuvend.