Vasili: Rama do të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete, që ti rrëmbejë pushtetin qarqeve

259
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një deklarate për mediat nga selia e partisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama do që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete. Nga ana tjetër, Vasili u shpreh se Rama ka shpartalluar çdo pushtet lokal dhe tashmë gjithçka varet nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Tiranë. Për Vasilin, Rama po bën veprime të kundër-ligjshme.

”Edi Rama ka vendosur të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete. Qeveria ka pushtuar pushtetin lokal. Rajonet i rrëmbejnë kompetencat qarqeve. Iu rrëmbëhet pushteti bashkive dhe qarqeve. Kufijtë e tyre nuk ndryshohen pa pyetur popullatën thuhej në ligj, ndërsa e ndryshoi atë me 69 vota, duke rrëmbyer kompetencat e pushtetit lokal. Projekti është i mjerë dhe i turpshëm. Edi Rama ka thyer ligjet. Pushtuesit e pushtetit lokal janë një ushtri në shpartallim në ikje e mendojnë që të marrin cfarë të marrin me vete. Nxitimi i “pushtuesve” është shumë i madh. Pushteti lokal është zero, pasi gjithcka është në duar të kryeministrit. Kemi ca përfaqësues kukulla të pushtetit lokal, sepse kompetencat në ato detyra janë zero. Këto ndodhin, vetëm që të grumbullojnë milionat në duart e tyre. Të gjithë ata që votojnë këto ligje, do të përgjigjen për këto faje të rënda ndaj vendit. Është vepruar kundër interesave të popullit”,- deklaroi Petrit Vasili.

Reforma territoriale dhe ndarjet administrative janë procese që gjithmonë janë bërë me konsensus pasi nuk lidhen vetëm me një qeveri. Reforma territoriale dhe ndarjet administrative janë procese që gjithmonë janë bërë me konsensus pasi nuk lidhen vetëm me një qeveri. Ndarja e re territoriale që prek bashkitë dhe pushtetin vendor duket dhe si një lëvizje politike për zgjedhjet e ardhshme.

LIGJI I MIRATUAR NË KUVEND PËR ZHVILLIMI RAJONAL DHE KOHEZIONI

Neni 4

Rajonet e zhvillimit

  1. Territori i Republikës së Shqipërisë ndahet në katër rajone zhvillimi.
  2. Rajonet e zhvillimit janë territoret për të cilat hartohet, zbatohet dhe vlerësohet politika kombëtare për zhvillimin dhe kohezionin rajonal. Rajonet e zhvillimit nuk janë njësi administrative, në kuptim të legjislacionit në fuqi për vetëqeverisjen vendore.
  3. Rajonet e zhvillimit përcaktohen si njësi territoriale që përfshijnë disa njësi të vetëqeverisjes vendore, duke konsideruar:
  4. a) vendndodhjen dhe pozicionin gjeografik të tyre;
  5. b) karakteristikat e zhvillimit socio-ekonomik;
  6. c) numrin e popullsisë; ç) perspektivën e zhvillimit ekonomik.
  1. Rajonet e zhvillimit dhe kufijtë e tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, duke konsideruar elementet e përcaktuara në pikën 3, të këtij neni.

Neni 5

Synimet e zhvillimit rajonal, sipas përcaktimit të këtij ligji, janë:

  1. a) zhvillimi i qëndrueshëm, i ekuilibruar shoqëror dhe ekonomik, si dhe kohezioni territorial, në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  2. b) reduktimi i pabarazive, ndërmjet dhe brenda rajoneve të zhvillimit, dhe përmirësimi i cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët;
  3. c) rritja e konkurrueshmërisë së rajoneve të zhvillimit, përmes forcimit të kapaciteteve të tyre inovative, përdorimit maksimal dhe vlerësimit të burimeve natyrore, burimeve njerëzore dhe veçorive ekonomike;
  4. ç) ruajtja dhe forcimi i identitetit specifik të rajonit të zhvillimit;
  1. d) mbështetja e bashkëpunimit ndërvendor, ndërrajonal dhe ndërkufitar të njësive të vetëqeverisjes vendore, për zhvillimin social dhe ekonomik të rajoneve të zhvillimit