Në demokraci, individi të ndryshoj kahje politike , por dhe qytetari të gëzojë të drejtën për t’u revokuar mandatet e përfaqësimit
Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ka analizuar lëvizjet në radhët e zyrtarëve të lartë të emëruar së fundimi, konkretisht për emrat që vijnë nga radhët e opozitës. Preçi shprehet se : në një demokraci funksionale, duke respektuar të drejtën leggjitime të individit per të ndryshuar kahjen politike përmes marrjes së posteve në pushtetin e radhës, zgjedhësit duhet të jenë gjithashtu të lirë të gëzojnë të drejten e tyre për të kërkuar llogari ndaj perfaqësuesve të tillë, dukë përfshirë edhe të drejten për revokuar mandatet e përfaqësimit ne nivele të ndryshme të qeverisjes.
Pyetje: Cili eshtë qëllimi i Ramës me ‘blerjet’ nga kampi opozitar? A e dëmton kjo opoziten dhe në një këndvështrim më të gjerë si e shihni ketë tipar i politikës shqiptare te paktën në 20 vitet e fundit, ku kemi pare shpesh ‘shit-blerje’ nga njeri kam në tjetrin nga ministra, deputete apo aleanca majtas-djathtas?
Përgjigje: Së pari, duhet thënë që mbasi të dy blloqet kryesore politike të vendit, i majte dhe i djathtë, kanë qenë në pushtet për disa mandate gjate 35 viteve të fundit perceptimi qytetar ndaj politikes ka ndryshuar për keq. Sipas mendimit tim, jane zbehur, në mos janë fshirë, dallimet midis palëve politike dhe qytetarëve në sensin filozofik te fjalës. Këta të fundit (qytetarët) duket se e kanë të vështirë të gjëjnë dallimin midis këtyre by blloqeve jo vetëm në retorikën e ditës kur janë në pushtet, por sidomos ne sjelljen e tyre mbas marrjes së pushtetit, sjellje e cila, per fat të keq, jo vetëm nuk ka lidhje me programin politiko-qeverises, por ne disa raste nuk bën dallim as nga paraardhesi i larguar nga pushteti me votë (kur kemi pase rotacion te pushtetit). Kjo situatë favorizon klientelizmin partiak, patronazhimin politik, perdorimin e mjeteve dhe burimeve shtetërore për të siguruar rizgjedhjen, etj. Ndoshta edhe propaganda e sofistikuar sidomos gjate dekadës së fundit e ka nxitur ketë sjellje të qytetarëve, duke cuar edhe ne situata absurde ku zgjedhjet “fitohen” edhe pa patur fare program, apo kur thelbi i fushates bëhet rrënimi i reputacionit te kundërshtarit pa thenë se c’fare ju ofron qytetarëve, etj.
Së dyti, duhet thëne se ardhja e z. Rama ne krye te PS dy dekada më parë duke u katapultuar nga Bashkia e Tiranes si qendra më e madhe e pushtetit dhe parase mbas postit te kryeministrit solli me vete edhe filozofine “përtej të majtes dhe të djathtës”, gjë që i dha mundësinë të integronte në pushtet një krijesë të dështuar politike sic ishte G99 apo individë qe vinin nga rrethet e mbështetura nga fondacioni SOROS, nje numri individësh me të shkuar të dyshimtë brenda dhe jashtë vendit, etj. Por fenomeni shitblerjes së individëve me background politik, në vlerësimin tim, ka qenë legjitimuar nga Kuvendi kur PD vendosi të dorëzojë mandatet dhe të bojkotojë zgjedhjet administrative, fenomen që tashme ka fituar qytetarine nën ambicjen e zt. Rama per t’i perdorë këta individe si demonstrim te mbeshtetjes se gjerë popullore që gëzon, ndonëse koha kur lideri merrte me shumë vota se partia eshtë lëne pas prej dekadash..

Së treti, fakti që ky proces i “kalimit të ylberit” ka ndodhur në vijimësi (kujtoni votimin për presidentin e Republikës dy dekada më parë, etj) dëshmon dhe anën tjetër, dmth jo vetëm perdorimin e parave dhe posteve publike brenda dhe jashtë vendit, lejeve dhe licensave, etj. për të joshur individe të caktuar nga kampi politik kundershtar, por edhe faktin qe keta të fundit, duke qene të pazotët të konkurrojne në ndonjë fushe tjetër vec politikes (psh në karriere profesionale), e kanë të vështire të durojne një kohë të gjate pa perfitimet dhe priviligjet e ligjshme dhe të paligjshme që të siguron sektori publik.
Duke qene se ky fenomen ka prekur edhe Kuvendin, si dhe duke marrë parasysh se në mentalitetin e votuesit shqiptar (fjala “zgjedhes” eshtë ende fjale e huaj per të) nuk rezulton të jete ngulitur aq fort sensi i grupimit politik i majte apo i djathte, përjashto pjesën e militanteve të pandryshueshëm, këto levizje tingëllojnë deri-diku si dicka normale dhe si e drejtë e individit per të ndryshuar bindje. Sic dihet, kuadri yne Kushtetues dhe ligjor nuk njeh ende mundesinë e revokimit te mandatit të deputetit ne rast se ai/ajo nuk deshiron të perfaqesojë me zgjedhësit e njerit grupim politik apo te tjetrit. Gjithsesi cilido person që për cfarëdo aresye vendos te levizë nga njeri kamp politik ne tjetrin minimalisht ju detyrohet një shpjegim zgjedhësve të vet dhe opinionit publik ne terësi, perndyshe kapërcime te tilla pindarike mund të të klasifikohen edhe thjesht veprime prej renegatesh…
Mendoj se ne një demokraci funksioanle, duke respektuar te drejtën leggjitime të individit per të ndryshuar kahjen politike permes marrjes së posteve në pushtetin e radhës, zgjedhesit duhet te jenë gjithashtu te lirë te gezojnë te drejtën e tyre për teckekrur llogari ndaj perfaqesuesve të tillë, duke përfshirë edhe të drejtën per revokuar mandatet e perfaqësimit ne nivele të ndryshme të qeverisjes.





















