Ylli Dylgjeri: Xhafa nuk do ta humbi simiten…

520
Sigal

Duket titull folklorik. Duket batutë. Duket mbase dhe humor rakie apo gastronomie. Por Jo! Edhe Autori i shkrimit te Tema është esell deri në neveri. Këtë ndjesi na dha intervista Juaj në gazeten “Tema” zoti Xhafa. Që këtu fillon pështirosja: Fatmir Xhafa te “Tema”! Te Tema isha dhe Unë, ish drejtori i shtypit i Qeverise Socialiste per 1 muaj, por atëhere ishte e shitur me letra. Paçka se se si çdo pazar informal jetoi 1 muaj, sepse pronari i gazetes shet e ble edhe reren per para.
Ne interviste, me mendojen tende, ishe munduar te tregoheshe i kujdesshëm, i artikulueshëm, i lakueshëm, i tjershëm hollë, dhe të jepje një tablo të ndritur të Rilindjes.
Por, siç thone gjirokastritet mendjendritur, “nuk mbushet thesi me genjeshtra zoti Xhafa” dhe as nje interviste, qofte edhe te gazeta “Tema” nuk mbushet me aq shume demagogji te shtirur per Rilindjen, qe as vete se njohim se ç’eshte sot? Mos valle botuesi e ka pranuar kete interviste te porositur nga Lali Eri pasi ka marre miratimin e Rames apo Endrit?Kete ndjesi te japin kommentuesit ne fund te shkrimit. Me tej…
Ti aty na e prezantoje Rilindjen sërish si PS! Me grup parlamentar te mënçur, të përgjegjshëm, që i realizon detyrat e të tjera e të tjera broçkulla. Na çudite! Te gjitha këto na i the se do dhe një mandat te 3-të, mbas gjithë gazepllëqeve që bëte këto vite! Apo na i the se do një mandat për vete. Apo, apo je bëre si krushka që për dhëndrin gjen peshk edhe në majë të malit, e ti gjen broçkulla rilindase edhe në majë te “Tema”, që projektet ne Bashki te mos shterin, edhe nese nuk ke me nje mandat.
Zoti Xhafa,
Na jep dhe një intervistë, por jo te “Tema”, e na thuaj çfare halli të zuri që vajte e recitove ashtu? Se kemi dhe 30 vite që e njohim njëri-tjetrin. E filluam në diktaturë me rininë e Enverit; e vazhduam në pluralizëm me partinë e Fatosit e të Gramozit, e sërish u kthyem në diktatin e 1-shit me Edvinin. Mendova se pas dorezimit te fundit te karrikes se Ministrit te Brendshem ishe pjekur. Por jo! Përfundimisht Ti nuk ndërron.
U ktheve sërish aty ku ty të pëlqen e di ta lozësh me mirë. Sofist i pa shembull edhe pse këto 30 vite dorëzove gjithshka. Dorëzove tesren e PPSH, te PS-së, dorëzove bindjen socialiste për interesin rilindas (se je Rilindje sot), dorëzove detyrën në Ministri, dorëzove vellain në Itali, dorëzove reputacionin në Bashki, e nuk di ç’tjetër ke dorëzuar më?
Mbahu Fatmir! Mos u dorëzo me të gjitha o Burrë!
Do të mbesë edhe për ty një simite nga Rama.