Ylli Dylgjeri/ Rama, një klasik shqiptar i feminizmit?

592
Te ne, deri dje “feminist” ishte sharje, meqë ishte sinonimi i kodoshit, ndjekësit të fustaneve, gjuajtësit te muri i gjimnazit etj. Në shqip mungojnë pothuaj të gjithë klasikët e feminizmit e më tej. Edhe kur kërkon për fjalën feminist mungon në fjalor. U desh një samit i gruas socialiste që të shpërthente kjo feministikë e Ramës: Unë jam feminist se jam socialist!!! Zakonisht kudo në botë lëvizjet feministe i bëjnë gratë. Nuk kam dëgjuar ndonjë burrë që të bëjë lëvizje feministe?!
Por, meqenëse historia e derisotme e Ramës nuk mundi ta rendiste te klasikët e mendimit filozofik dhe politik, “gjetja e tij si feminist” në një takim grash, i bën një vend në këtë cep të Ballkanit duke i vetëdhënë një vlerë ndryshe modernizmit të Tij prej piktori. Pyetja që shtrohet sot, pas këtij deklarimi te beftë, të kryetarit të së majtës është: po ne që s’jemi socialist, nuk jemi feminist? Imagjinoni një LSI-st, fjala vjen, që nuk është feminist! Mallkuar qoftë.
Sigal