Rama ofendoi deputeten”Fute vezën në mitër”, gratë ngrihen në protesta

634
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë organizon nesër një protestë përpara kryeministrisë kundër fjalorit ofendues të përdorur në parlament nga kryeministri Edi Rama. Protesta do të zhvillohet në orën 12:00. Gratë demokrate i kanë bërë thirrje të gjitha grave në Shqipëri ti bashkohen kësaj proteste që zëri i tyre të dëgjohet. Partia Demokratike dhe Lidhja e Grave thotë se Rama ka ofenduar deputeten Albina Deda, duke i thënë “fute vezën në mitër”, ditën kur opozita protestoi me vezë e letra kundër Ramës në parlament.
Sigal