Xhevat Mustafa: Kemi festa, pagat dhe pensionet “nën dhe”, çmimet “mbi re”!!!

Motra e vëllezër të majtë, bëhuni e tregohuni pas 78 vjetësh burra shqiptarë dhe u thoni, qoftë edhe vetëm një herë, partisë dhe kryetarit të partisë së zemrës, që ju ka mashtruar, nxirë jetën dhe Shqipërinë për 78 vjet: Mjaft na keni gënjyer dhe zhgënjyer! Nuk ju besojmë më! Nuk ju durojmë më!

Pagat dhe pensionet janë rreth 5- 15 herë më të ulta se në SHBA, Gjermani, Francë, Belgjikë, Holandë dhe mbështetja sociale për kryefamiljarin në rreth 75 euro në muaj, ose po kaq fish më e ulët. Ndërsa shumica e çmimeve janë rreth 50% më të larta se në Gjermani, Itali, Francë…

NOA

 

Ndërsa po na vijnë dy festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri 2023, nëpër supermarketet, dyqanet e vegjël dhe tregjet e hapur nëpër blloqe dhe anash trotuareve, po na e sikterrisin apo akullsojnë gëzimin…çmimet, Ndryshe nga sa na ndodh në shumicën e vendeve të botës, sidomos në ato të Perëndimit Kapitalist, ku aplikohen ulje të ndjeshme deri në 50-75%,, shpërblime me 1-2 paga të plota (5-10 herë më të larta se tek ne) ose me bonuse të larta në disa qindra euro,  tek ne vazhdon tradita çnjerëzore e rritjes së tyre në përmasa apo nivele të çmendura. Bile, tek ne, sapo del njoftimi qeveritar për shpërblimet me rastin e këtyre festave, edhe pse me shuma të ulta, sidomos për pensionistët e për ata dhjetra mijëra familje që mbijetojnë me gjasme mbështetje sociale, çmimet fluturojnë tepër lart, deri në dyfish…!? Kjo masakër njerëzore e sociale apo maskaradë prek fare pa llogjikë ekonomike dhe mëshirë, sidomos çmimet e lojërave e të veshjeve për fëmijë; të gjelave dhe pulave të detit, të bakllavave, panettoneve, verërave, frutave…Për muajt nëntor, dhjetor, janar…, është bërë traditë të pësojnë rritje të ndjeshme, të kotë apo korruptive, edhe faturat e energjisë elektrike, të ujit…Bile, ka muaj që janë rritur deri në 100% edhe çmimet e pakove të pecetave të duarve, të letrave higjenike, të pampersave të foshnjeve dhe lines-eve për femra, edhe pse janë prodhime “Made in Albania”! Këtë realitet e shikojmë dhe e vuajmë për ditë, si qytetarë. si blerës dhe konsumatorë. E kam fjalën për shumicën e atyre qytetarëve të thjeshtë, që blejnë nëpër supermarketet dhe tregjet e Shqipërisë e jo për ata politikanë e pushtetarë, që nuk i begenisin këto e furnizohen nga tregjet e Italisë, Austrisë, Zvicrës… Për të bërë të qartë apo bindur shqiptarët e majtë, enveristo-edramistë se sa shumë larg jemi prej 78 vjetësh nga AMERIKA për nga vërtetësia dhe funksionaliteti i shtetit social, po i bashkëngjis shkrimit tim një pjesë nga një informacion i emigrantit shqiptar (korçar) në SHBA, Meti Fidani, futur prej tij në facebook, më 19.12.2022 “…Gjel deti nuk kam blerë ndonjëherë qëkurse kam ardhur në Amerikë. Ndërmarjet ku kam punuar kanë ndarë për çdo punonjës të tyre nga një gjel deti, në Ditën e Falënderimeve. Edhe shoqata humanitare Free Clinic St. Petersburg, tek e cila aktivizohem vullnetarisht, ndan gjela deti për familjet në nevojë, domethënë me të ardhura të ulta. Nën 16.000 dollarë në vit ose rreth 1.300 dollarë në muaj. Me sa kam kuptuar kufiri i 16 mijë dollarëve është formal, mbasi nuk u kërkojmë klientëve, qytetarëve ndonjë dokument të ardhurash. Këtu vijnë edhe  njerëz me makina luksoze, por menaxherja na thote se “do t’u japim gjel deti dhe ushqime të gjithëve që paraqiten. I shikon me makina të mira, por tani mund të jetë i papunë, mund të ketë një njeri të sëmurë në familje, mund t’i ketë shkuar keq biznesi, apo arsye të tjera familjare apo pune” Qytetari nuk zbret fare nga makina, as për të hapur bagazhin. Brenda 2 minutave bagazhi i makinës është tejmbushur me produkte ushqimore të shumëllojshme. Mish, sallamra, bulmetra, fruta, zarzavate… etj. Për thanksgiving-christmas, shtohet edhe një gjel deti. E pyesim qytetarin nëse ka fëmijë të vegjël dhe japim bebelina, puder, shampo fëmijesh..Por, i pyesim edhe nëse kanë kafshë shtëpiake dhe u jepet ushqim për kafshët. Të semurët dhe personat me aftësi të kufizuar, marrin në telefon për ushqimet që kanë nevojë dhe u dërgohen në shtëpi! Ndaj këtij informacioni të Metit, pati disa, merret me mend, enveristo-edramistë, bile edhe nga Amerika, që shprehën kundërshtime dhe bënë përpjekje ta mjegullonin këtë të vërtetë, që përjetohet edhe në vende të tjera të Europës Perëndimore e Qendrore…Edhe ata shqiptaro- amerikanë që dyshojnë e i quajnë fallco ato që shkruan Meti, merret me mend se fshehurazi i marrin të gjitha të mirat nëpër magazina ose që u vijnë  në shtëpi! I shprehin këtë mosmirënjohje dhe kundërshtime jo vetëm për nostalgji, por edhe si akte të reja idealizmi, besnikërie dhe devotshmërie ndaj gjasme komunizmo- socializmit të Enverit dhe gjasme kapitalizmit të Edi Ramës të idealit, të zemrave dhe mendjeve!!! I shprehin këto edhe pse e dinë shumë mirë se në Shqipëri, edhe sot, pas 9 vjet e gjysëm qeverisje nga Rama-parti-qeveria, pagat dhe pensionet janë rreth 5- 15 herë më të ulta se në SHBA, Gjermani, Francë, Belgjikë, Holandë dhe mbështetja sociale për kryefamiljarin në rreth 75 euro në muaj, ose po kaq fish më e ulët. Ndërsa shumica e çmimeve janë rreth 50% më të larta se në Gjermani, Itali, Francë. Gjatë këtij viti edhe në këto vende ka pasur rritje çmimesh, për disa artikuj të ushqimit të përditshëm dhe jetik, deri në rreth 25- 35 %,  por janë rimbursuar në pjesën më të madhe me bonuse, praktikë që nuk njihet e zbatohet rregullisht dhe masivisht tek ne ose që mbulohet me rritjen në rreth 2.5-2.8% të pagave dhe pensioneve më 1 prill dhe me shpërblimin në 5.000 lekë për Vitin e Ri… Pra, për nga shteti social real dhe funksional, i përjetueshëm dhe për nivelin e mirëqenies, në SHBA dhe vendet më të zhvilluara të BE-së, edhe pas 78 vjetësh endjeje si në shkretëtirë apo si kuajt në lëmë jo me grurë, por me …rërë, na ndan jo një det i tërë: më saktë një oqean. Natyrisht, “të majtët” mund të justifikojnë sistemin e tyre, se Shqipëria nuk është Amerikë apo Gjermani. Por, harrojnë pyetjen: përse ngeli kaq prapa? Përgjigja është e kuptueshme: për faj dhe përgjegjësi të sistemit që aplikoi Enver Hoxha, as komunist e as socialist, por një “çorbë” allashqiptare! Apo, edhe më rëndë, për të mos iu kundërvënë skenarit serbo-grek rreth 140 vjeçar, që shqiptarët të mos kenë kurrë në standartet normale europiano-perëndimore zhvillim, fuqi ekonomike, ushtarake, politike, shtet ligjor e social, mirëqenie, demokraci??? Gjatë këtyre 3 viteve të Covid 19 dhe luftës në Ukrainë, në Gjermani dhe vende të tjera të Europës perëndimore qytetarët kanë marrë në formë bonusesh dhe kompesimesh për rritjen e çmimeve, me diferenca sipas landeve, rreth 3.000-5.000 euro. Kurse Rama- qeveria në Shqipëri nuk na ka dhënë as 100 euro. Po kështu, shumica e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri janë rritur gati 2 fish në krahasim me vitin 2013, në fund të qeverisjes nga “Berisha i keq apo non grata”. Gjatë këtyre 3 viteve rritja e çmimeve ka pasur  revan edhe më të pafre, gjithnjë pa iu kompensuar popullit as në nivelin e inflacionit. Nëse do të jemi dhe ndjehemi më parë e më shumë QYTETARË se sa partiakë do t’i bënim mirë vetes dhe vendit nëse pyesim vetveten sa na duhet të paguajmë në dhjetor 2022, për 1 kg bakllava??? Për 1 pulë apo gjel deti? Për 1 kg mish viçi e mish qingji? Për 1 kg djathë të bardhë ose kaçkavall? Për 1 kg gjalp e gjizë? Për 1 shishe apo kanaçe birrë, për 1 shishe verë, raki, shampanjë? Për 1 pako panettone? Për 1 copë apo degë bredh as 1 metra lartësi të Vitit të Ri dhe zbukurimet për atë? Përgjigjet do të na dilnin jo befasuese, por tejet shqetësuese, stresuese dhe revoltuese. 2 fish më shumë se në dhjetor 2012 dhe dhjetor 2013, si për shumicën e artikujve të konsumit jetik të përditshëm!!! Por, pagat dhe pensionet, gjatë 9 viteve të qeverisjes rilindase, janë rritur vetëm rreth 25%!!!??? Dhe përsëri, duhet të besohen përrallat rilindase se të dy palët dhe kohët janë njësoj, se ka rritje mirëqenieje,”suksese e fitorje” gjatë 9 viteve të qeverisjes nga “timonieri syshqiponjë e mendjendritur”, Edi Rama, me shoqe e shokë në parti e qeveri…!? Pas 78 vjetësh me këtë parti, domethënë me PKSH-PPSH-PSSH, akoma shumica e “popullit të majtë” vazhdon të mashtrojë dhe dëmtojë veten, duke bërë militantin fanatik e të verbër me dy sytë në ballë, kur dihet se prej saj jemi të fundit në Evropë për nivel jetese, edhe sot e kësaj dite, më 22 dhjetor  2022, ashtu si më 22 dhjetor  1944, 1945…???!!! Është absurde dhe e çuditshme që kjo pjesë e popullit nuk ndjen keqardhje e  mëshirë për veten e fëmijët, duke shprehur dëshirë që pushtetarët edramistë t’i mashtrojnë sy më sy për 78 vjet e për 4 vjet të tjerë, edhe pse plot prej tyre janë “kalamaj”, amatorë për nga aftësitë, dëftesa dhe diplomablerës, të përmbytur nga korrupsioni dhe me lidhje të mbi e nëndheshme me mafian vendase dhe ndërkombëtare, me krimin e organizuar shqiptar, ballkanik, italian, latino-amerikan…Si mund të justifikohen që “nuk kujtohen” të bëjnë llogari  se me pagat minimale dhe “pensionin modest” (mjeran), në rreth 25.000 -30.000 lekë të reja, me çmimet e çmendura (30-50% më të larta se në Gjermani) që janë këtu për artikujt e ushqimit të përditshëm, ujit, mjaltit, mishit, peshkut, vajrave, gjalpit, sallamrave, djathrave, biskotave, birrës dhe verërave, paketave të celularëve dhe të internetit; të shërbimeve mjeksore dhe të ilaçeve…, nuk mund të jetohet si njeri i thjeshtë në një vend perëndimor ? Tjetër hesap me ato familje fatlume, me fëmijë të rritur emigrantë në Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani, Zvicër, që u dërgojnë çdo muaj nga 200-300 dollarë, euro, stërlina, franga…! Por, nuk është e drejtë dhe njerëzore të harrohet se janë rreth 350 mijë familje ose e pakta, rreth 1 milionë frymë, që jetojnë në varfëri të vazhdueshme, me të ardhura mujore në rreth 10.000 – 20.000 lekë të reja.Ta hajë dreqi: motra e vëllezër të majtë, bëhuni e tregohuni pas 78 vjetësh  BURRA SHQIPTARË dhe i thoni të zezës -të zezë; të keqes- të keqe, varfërisë -varfëri, korrupsionit- korrupsion; të korruptuarit- i korruptuar; paaftësisë – paaftësi, dështimit –dështim; mashtruesit 78 vjeçar- mashtrues…! U thoni, qoftë edhe vetëm një herë, partisë dhe kryetarit të partisë së zemrës, që ju ka mashtruar, që ju kanë nxirë jetën dhe Shqipërinë për 78 vjet: Mjaft na keni gënjyer dhe zhgënjyer! Nuk ju besojmë më! Nuk ju durojmë më! Pra, në vende ku ka POPULL, DEMOKRACI, SHTET LIGJOR dhe SOCIAL të vërtetë, si psh në Francë, Itali, Greqi, Çeki, Poloni, Suedi, Finlandë…, besnikëria dhe mbështetja ndaj partive nuk janë të përjetshme dhe të padiskutueshme, kur politikanët dhe pushtetarët harrojnë dhe nuk përmbushin premtimet paraelektorale. Në këto vende, plot qytetarë të djathtë ose të majtë ngrihen në protesta e nuk votojnë për partitë e tyre, kur qeverisjet e veta i zhgënjejnë dhe revoltojnë, pa e menduar dhe ndjerë fare frikën se mund t’i akuzojnë si “tradhëtarë të partisë” dhe, ata që punojnë në institucione shtetërore, administrative dhe qeveritare, pa paramendimin dhe shqetësimin individual apo familjar se do të jenë viktima të pastrimeve politike të qeveritarëve të rinj kundërshtarë. Ç’na mbetet tjetër të themi? Ah, po, m’u kujtua! “Lum” e “mjer ne” që po na vijnë dy festa, më shumë për kalendare dhe fishekzjarre se sa për çdo familje dhe tavolinë ngrënieje shqiptare!!!