Xhafer Kananaj/ Partia tek shqiptari ka qenë vetëm shqiptaria dhe dashuria

658
Deri kur qenka thëne për ne shqiptaret të grindemi, të zihemi, te vritemi, t’i hamë mishin njeri-tjetrit, të ngelet kocka, dhe kocka të shkojë tek i treti? Shqiptarët në shekuj janë njohur me virtytet dhe cilësitë më të mira, për dashurinë dhe respektin ndaj njeri-tjetrit kanë pasur dashurinë për kombin dhe për Perëndinë. Një popull i vogël në njerëz, por me një patriotizëm të madh, lidhur se bashku mishi me thoin, i kanë bërë ballë çdo stuhie dhe sundimi nga shtetet e tjera fqinje. Megjithëse shtetet e tëra ishin pjesë e fuqive të mëdha, shqiptarët nuk janë tërhequr. Dhe la shprehet në një këngë te popullit, çudia qe tregoi Evropa për luftën italo-shqiptare, të zhvilluar në Vlorë, me 1920;
“Evropa shkruajnë’ e thonë
– Ç’është kështu, siç dëgjojmë?
Bënet o dyfek ne Vlorë,
Shqiptarët po luftojnë
Me një mbret dyzet’ milionë!”
Partia tek shqiptari ka qenë vetëm shqiptaria dhe dashuria.
Gjithë ato virtyte dhe cilësi të shqiptarit ia hoqi vetëm Lufta e Dytë Botërore. Shqiptari që ishte bashkuar si një trup i vetëm u nda në shumë pjesë, a në parti të ndryshme, në partizanë, ballistë, zogistë, etj. Nga vëllazërimi me njëri-tjetrin, u kthyem ne armiq të njeri-tjetrit, duke vrare e duke ia vene plumbin njeri-tjetrit, pa iu dridhur dora. Ai partizani ishte shqiptar, dhe ai ballisti po ashtu ishte shqiptar. Ishin dy vëllezër të një babai, te një nene, të një familjeje dhe u ndanë në dy parti, njeri ballist dhe tjetri partizan. Por, megjithëse të dy të edukuar nga e njëjta familje. djali ballist “hante pula dhe u luftua për pula. Këtyre te dyve u kishte vdekur babai dhe kishin vetëm nënën. Nëna ishte nën kujdesin e kunatit. (vëllait të të shoqit) dhe i thoshte ‘çeço” kunatit. Nena i raporton te kunatit “Djali i madh doli partizan”. Kunati përgjigjet: “Do vritet”. Mbas disa kohësh largohet edhe djali tjetër… i thotë:
“dhe djali tjetër iku ballist” Kunati i përgjigjet: “Dhe ky do të vritet”. Që të dy u vranë.
Kunati vdiq, dhe nëna e djemve shkonte tek varri i kunatit dhe vajtonte:
“-Çeço qe ike tani
motra po të le një porosi.
vallë takon dy djemtë e mi,
flasin apo mbajnë mëri?
Thuaju të rrinë gji për gji
se janë vëllezër të dy.”
Shqiptarët dhe djemtë shqiptarë, do luftonin ashtu siç kanë luftuar shqiptaret ndër shekuj, kundër pushtuesve të huaj. Dhe këta djem dolën malit për një qëllim: qëllimi i tyre ishte qe te luftonin kundër armikut pushtues. Luftuan në të ftohtë, pa buke, pa ujë dhe me sakrifica te mëdha. Në Kongresin e Përmetit iu thane: “Do luftojmë për Shqipërinë lire, të pavarur dhe demokratike. Dhe këta luftuan me atë parullë, pa u trembur nga armiku. Por, nuk luftuan për vëllavrasje, për luftë klasash, që të vriste vëllai vëllanë e të vriste shqiptari shqiptarin, pa iu dridhur dora; dhe të mos i shkonte vëllai vëllait për lindje dhe as për vdekje. Nuk luftuan që fshatarit t’i merrej dhe pula shqerake. Nuk luftuan që të kishte dallime midis fshatit dhe qytetit, dhe që fshatari që prodhonte gjithë produktet bujqësore te hante buke misri Nuk luftuan qe shqiptari për bindje politike të luftohej qysh nga djepi deri tek arkivol. 
Djemtë shqiptarë nuk luftuan që Shqipëria të rrethohej me tel me gjemba, me kampe, me burgje e internime për shqiptarët. Nuk luftuan që shqiptari të dënohej për një fjalë goje, “se ne dyqan s’kishte presh dhe lakra”. Këta trima djem partizane, luftuan trimërisht, të udhëhequr nga komandantët dhe komisarët e tyre. Dhe këta komandante e komisarë pas çlirimit te Shqipërisë, i hëngrën burgjet, internimet dhe plumbat. Ishin shtatëdhjetë e katër gjeneralë dhe kolonelë të luftës! Dhe nuk e di se nga erdhi kjo sëmundje për ata? Kishin luftuar kundër te njëjtit pushtues gjate luftës, dhe erdhi dita qe po këta te vuajnë se bashku si “fajtore pa faj”
Ajo pjesë e kundërshtareve te tyre te dikurshme, në burgje e kampe dhe internime, u treguan tepër fisnike e me gjak shqiptari. Jo vetëm që nuk u hakmorën, por nuk iu thanë asnjë fjalë goje.
Përkundrazi, hanin bashkë si bashkë vuajtës dhe vëllezër shqiptarë. Edhe tani ne “demokraci, ata te shumëvuajturit, për fatkeqësinë e tyre, jetojnë po në ato kushtet e internimit dhe mos me keq. Nuk dihet se çfarë ere fryu, qe këta të mos fitojnë asgjë nga demokracia? Demokracinë e botës së jashtme shqiptarët e thjeshtë nuk e njihnin. Por, disa bij të sistemit të kaluar, që bridhnin botën, e panë dhe u hodhën të parët për demokracinë. Jo për ta ndihmuar atë shtresën e vuajtur, me ardhjen demokracisë, por për ta penguar dhe për t’i lëne po në atë gjendje qe ishin. Dhe ata kishin qenë disa persona të zemëruar nga rregullat e Enver Hoxhës Kur mbylli sytë diktatori dhe erdhi demokracia, këta realizuan gjithçka për veten e tyre. Grabitën pasuritë kombëtare dhe vlerat monetare, uzinat, kombinatet e fabrikat, etj, dhe sot drejtojnë e bëjnë ligjin, që ta mbajnë pushtetin dhe pasuritë gjer në vdekje, duke shtypur padrejtësisht njerëzit e ndershëm. Kush janë këta? Janë nga ata që populli shqiptar i njeh mirë, që nuk kishin as hi ne vatër dhe as brekë në by… Kësaj i thonë: O ta lumsha moj “demokraci”, se si na dole ti!! Ne prisnim një demokraci me ligje, me rregulla, me drejtësi, që shqiptarët të rronin të qetë, si vëllezër me njeri-tjetrin, të merrnin at që u takonte e që u ishte marrë padrejtësisht. Që në Shqipëri të mos kishte drogë, prostitucion, krime, të cilat nuk njiheshin më parë kaq shumë nga shqiptarët. Lufta e Dyte Botërore nuk duhej te sillte këto të këqija për shqiptaret vrasje e grabitje. A do të ketë ndonjë shqiptar, që t’i dalë zot këtij vendi e kombi dhe të mendoje si ata patriotet e pare? Jo të përçarë nëpër parti, por te bashkuar si shqiptarë te denjë. Të mos mendojnë për veten e tyre, po për kombin. Ne Shqipëri çdo pëllëmbë tokë ka një Zot dhe nuk ka shqiptar pa pronë. Në Shqipëri toka ndahet në dy kategori: në private dhe ne shtetërore. Te gjitha janë të regjistruara në Arkivin Qendror të shtetit (A.Q.SH.), qe nga koha e Perandorisë osmane (e Turqisë). Prandaj, qofshin shumë të nderuar të gjithë punonjësit e Arkivit të shtetit shqiptar. Ky institucion i ka ruajtur dokumentet shumë të pastra e të rregullta, qysh nga shekulli i VI-të. Me gjithë ato shkatërrime që ndodhen në Shqipëri, këtij Arkivi nuk i është luajtur asnjë fletë dhe nuk kanë venë dorë keqbërësit.
Sigal