UNESCO fut në rendin e ditës kërkesën e Kosovës për anëtarësim

381
Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s përfshiu në rend të ditës propozimin me rekomandim për pranimin e Kosovës si anëtare e kësaj organizate.
Vetë ministri i Jashtëm, njëkohësisht zv/kryeministër Hashim Thaçim bëri publik lajmin duke e quajtur një fitore të vogël proceduriale
“Në Paris, para pak kohe, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s ka aprovuar agjendën përfundimtare, ku është përfshirë edhe pika për anëtarësimin e Kosovës, e sponsorizuar nga 47 shtete. Është një fitore e vogël procedurale, por e rëndësishme sepse tani mund të përqendrohemi në votimin javën e ardhshme. HTH” shkruan Thaçi në një postim në facebook.
Në debatin pas miratimit të rendit të ditës, mospajtime rreth vendimit që pranimi i Kosovës në UNESCO të përfshihet në rend të ditës kanë shfaqur përfaqësuesit e Rusisë, të Kinës, të Kubës dhe të Argjentinës, informon kosovapress.
Vendimi perfundimtar
Vendimi përfundimtar për pranimin e Kosovës anëtare të UNESCO-s merret në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s , që mblidhet më 3-18 nëntor.
Vendimi merret me shumicë votash.
Konferenca e Përgjithshme përbëhet nga 195 vende anëtare dhe 6 të asocuara, ndërsa për pranim duhen dy të tretat e shumicës.
Kërkesën për pranim të Kosovës në UNESCO formalisht e ka parashtruar Shqipëria, ndërsa është përkrahur nga 45 vende, ndër to SHBA, Gjermania, Britania, Franca, Austria, Sllovenia, Irlanda, Holanda, Luksemburgu, Danimarka, Finlanda, Suedia, Turqia si dhe Estonia, Letonia e Lituania.
Po ashtu është mbështetur edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Bahreini, Belizi, Burkino Faso, Çadi, Kostarika, Bregu i Fildisht, Republika Domenikane, Salvadori, Gaboni, Gambia, Gana, Grenada, Guineja, Haiti, Hiondurasi, Jordania, Lesoto, Omani, Panama, Papua Guineja e Re, Senegali, Somalia , Sudani Jugor, Togo, Tanzania dhe Vanuatu.
Sigal