VLORA NDERON PISHTARËT E DITURISË

727
-Vera Shkurti-vajza nga Vranishti, mësuese e fëmijëve shqiptarë në dy ishuj të Greqisë-
Nga Duro Mustafai

1. Kur nisesh nga Tirana e gjëndesh në qytetin tënd të lindjes, gjëja e parë që të vjen në mëndje janë prindërit, që të sollën në jetë dhe mësuesit që të përgatitën për jetën. Dhe, një ndjenjë e brëndshme e fuqishme të thotë të takohesh së pari me ta, ti përqafosh e tu shprehish mirënjohjen këtyre mësueve të parë në formimin tënd si njeri dhe qytetar. Por, për një 85 vjeçar, si puna ime,që e fillova punën si mësues dhe e mbylla si gazetar,çdo përpjekje është e kotë, se më të dashurit e tu, ka vite që janë ndarë nga jeta.E ty tani të mbetet të jetosh vetëm përmes kujtimeve të tyre, që nuk harrohen. Madje bëhem më të shtrënjta, të bukura e më të pranishme, kur në Vlorën tënde gjëndesh një ditë para 7 Marsit,Festës së mësuesve,që është bërë festë për gjithë popullin.. Sidoqoftë dashuria dhe dhimbja për ta të shoqërojnë edhe në këtë ditë. Sado që festa i mënjanën disi. I mënjanojnë ata 40 mësuesit e shquar që Këshilli Bashkiak i ka nderuar me dekoratën ‘’Mirënjohja e qytetit të Vlorës’’. Jemi të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme.Dëgjojmë fjalët e ngrohta e patetike të kryetarit të Bashkisë së Vlorës,Zotit Dritan Leli,e hyjmë edhe ne në vorbulën e kujtimeve për ata pishtarët e diturisë.Dhe,Kryetari simpatik i Vlorës, që flet me aq dashuri, e mirënjohje për mësuesit,por edhe me njohuri në fushën e mësim-dhënijes, na duket se edhe ai ka qën vetë mësues, që e kupton thellë në shpirtë ç’është misioni i mësuesit,ndryshe nuk do të pasqyrohej në sytë e tij aq shumë dashuri, mallëngjim e mirënjohje për mësuesit, ‘’ndërtuesit e shpirtrave njerëzorë’’.Ndërkohë, , njëri pas tjetrit, do të ishin mësuesit e dekoruar që flisnin për punën e tyre, duke falënderuar prindrit, nxënësit e të pranishmit, e ndërmjet intevalesh, do të dëgjoeshim edhe këngët e bukura kushtuar mësuesve..
Mësuese Vera, vajza vranishtiote e ish drejtorit të shkollës së Vranishtit, Ferjat Shkurti,e njohur edhe nga medjat greke , në klasën ku u mëson gjuhën shqipe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Tinos të Greqisë…,
2-Ashtu si edhe në raste të tjera për ngjarje të rëndësishme, takimi me mësuesit e dekoruar, pati të veçantën e vetë. E për këtë ja vlen të shkruhet.. Në takim iu dha titulli ‘’Mirënjohja e qytetit të Vlorës’’ edhe një mësueseje nga Vranishti, emigrante në Greqi. Kjo ndodhte për herë të parë.
Emigrantja, që midis 4O mësuesve të tjerë mori titullin e Nderit është Vera Shkurti. Ajo prej vitesh jeton në qytezën-ishull të Greqisë, në Tinos, dhe prej afro një dekadeje, ajo, vullnetarisht, ka hapur klasa dhe u mëson fëmijëve të emigrantëve shqiptarë,, në dy ishuj të Greqisë, në Tinos dhe Siros,gjuhën shqipe.’’Ishte porosia e babait tim, Ferjat Shkurti, na thotë, Vera .që , si mësuese që isha të mos hiqja dorë nga mësuesia dhe, edhe në Greqi tu mësoja gjuhën e nënës fëmijve shqiptarë’’. Babai i saj Ferjati, ish drejtor shkolle në dy dekada në vëndlindje,Vranisht,u gëzua që vajza e tij ja plotësoi dëshërin, e këtë ajo e bëri, ditën kur ai mbushi 😯 vjeç të jetës së tij.Atë ditë mësuese Vera i shkroi babait të dashur se ‘’Shkollën shqipe e kishte si dhuratë për ditëlindjen ‘’. Natzrisht për të harritur gjert këtu asaj iu desh të merrte lejen e autoriteteve greke, të krijoheshin edhe kushtet me bazën materjale. Vera e siguroi këtë me ndihmën e Kryetarit të Bashkisë Tinos, i cili jo vetëm e mirpriti nismën e vajzës nga Shqipëria, por edhe siguroi lokalin pëerkatës e bankgt e mësimit.Ndërsa përkrahjen do ta jepte edhe Ambasdada e jonë në Athinë e ambasadori Dashnor Dervishi, i cili bashkë me aotoritetet lokale greke do të ishte edhe pjesëmarrës në festën e celjessë klasave të mësimit.
Ndërsa mësuese Vera merte dekoratën e mirënjohjes e thoshte se ‘’punën time me fëmijtë në diasporë mund ta bëjnë edhe të tjerë mësues e kjo gjë ka nisur të bëhet realitet’’ E se Nderi që më bëni më jep mua gëzim të shumfisht, se dekoratën e Mirënjohjes e jep vëndi i lindjes, Vlora,,ndërsa është ajo që për kontributet e sajë në luftë për liri e dituri, i takon Mirënjohja e të gjithëve’’ .Hapja e e klasave të mësimit të shqipes në dy ishujtë e Greqisë, ishte një sfidë ndaj shfaqeve snobiste e rraciste, e natzrisht përpën një akt civilizimi dhe evropianiozimi te të dy popujt tanë fqinjë. Prandaj pati jehonë edhe në medjat greke dhe u komentua si një akt miqësie e afrimi.: Për të u realiyua edhe një film dokumentar me titullin: ‘’Vera mësuesja e gjuhës shqipëe në dy ishuj të Greqisë’’ ( Me skenar të Abdurrahim Ashikut dhe regji të Arjan Mellonashit), film që u shfaq në Greqi e në Janar edhe nga Televizioni Publik Shqiptar.
Në takim, për të nderuar mësuesit e Vlorës, pata në krah,inxhinjer Besnik Hasanaj, që ka lindur në Bajram Çurri, po që origjinën e ka nga Vranishti i Vlorës, ai ishte ftuar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës Vojsava Shkurti,për kontributet e tij në fushën e diturisë. Inxhinjer Besniku,është një burrë fisnik e bujar e njihet prej vlonjatëve si njeriu që përkranë kulturën e diturinë.Ai bëri të mundur nxjerrjen në dritë edhe të dokumentarit për mësuese Verën, Për 15 vjet ka qënë edhe Botues i gazetës dhe Revistë ‘Hora’’, me përhapoje të gjerë në Vranisht e Labëri. Tek dëgjonte që fliste Vera , në atë ceremonin e nderimit të saj,fjalë-paku, inxhinjer Besniku, lëshoi vetëm dy fjalë të njëjta : Bukur..Bukur..
Në fakt kjo ështe një shprehje përmbledhëse për gjithë takimin që ishte një vlerë e bukur e Vlorës për mësuesit, pishtarët e diturisë
Sigal