Juliana Memaj: Zyra ime si kryebashkiake e Dimalit, është aty ku janë njerëzit

Nga Hajri Hima

NOA

Në kohë të vështirë duken njerëzit e aftë, të zotë e të mirë.

Ata që për zgjedhësit ngrihen në errësirë, që bien të fundit të flenë dhe ngrihen të parët. Që mendojnë tërë merak e përkushtim për njerëzit, për familjet, për spitalet e kopshtet, për shkollat e rrugët, për nevojat njerëzore; t’u gjenden të gjithëve pranë. Në sy njeriun kanë. Qytetarin të parin, fermerin, të palodhurin, të pafjeturin.

E tillë është dhe i gjendet Bashkisë së saj e mirëdëgjuara Juliana Memaj.

Një panoramë thelbësore e jetës së saj.

Juliana Memaj ka përfunduar Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2000, Fakultetin Ekonomik Dega Financë (pa shkëputje nga puna, sistemi i korrespondencës) diplomuar në vitin 2010, plotësuar me studime pasuniversitare, Master në Administrim Biznesi pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit te Tiranës.

Juliana ka një përvojë të pasur pune:

  • dhjetor 2014 deri më qershor 2015 punoi si këshilltare e Ministrit të Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.
  • Dhjetor 2009 deri në dhjetor 2014 punoi Avokate e Shtetit për çështjet e Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Financave pranë Avokaturës së shtetit.
  • Nga 2007 drejtore në Drejtorinë Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Bashkinë e Urës Vajgurore.
  • Njëkohësisht dhe juriste prokurimesh në Drejtorinë e Investimeve dhe Prokurimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të postave Tiranë.
  • Juliana ka njohuri të plota kompjuterike, zotëron mirë gjuhët angleze dhe italiane.

Me të tilla detyra punoi Juliana Mema derisa u zgjodh kryetare e Bashkisë Ura Vajgurore, sot Bashkia Dimal në zgjedhjet e vitit 2015.

Qyteti i Urës Vajgurore dhe fshatrat që mban kjo Bashki, që nga viti 2015 kur Juliana u propozua për kandidate për kryetare Bashkie, i ka dhënë mbështetje të plotë, ndaj dhe u zgjodh me shumicë votash të këtij komuniteti. Sa mori detyrën e re në krye të Bashkisë, ajo solli një angazhim tërësor dhe një koncept të ri për punën e Bashkisë, të administratës e sidomos marrëdhënieve me popullin dhe zgjedhësit.
Juliana filloi punën dhe e shikoje teksa ndiqte zbatimet dhe ecurinë e punimeve në veprat e ndërtimit të Bashkisë, sipas projekteve të miratuara. Të parën punë që bëri Kryetarja, ngriti digën e lumit Osum, pasi sa herë vinte lumi, qyteti mbytej.

Vijuan punimet një sërë projektesh si ;

  • ndërtimi i digës në fshatin Arrës, pasi lumi Seman përmbyste gjithë ato fshatra deri në urën e Kuçit, vepër e cila shpëtoi këtë zonë.
  • Bërja e pedonales në qytetin e Urës Vajgurore, ku më parë kalonte çdo lloj mjeti përmes qytetit. Falë punimeve, kalimi i tyre u ndërpre dhe pedonalja bërë shumë e bukur; shtruar me pllaka, mbjellë me pemë dhe lulishte ku rrinë dhe kalojnë kohën qytetarët e Urës Vajgurore. Në hyrje të pedonales është memoriali “Djaloshi i Dimalit” që ia shton akoma dhe më shumë hijeshinë.
  • U shtruan të gjitha rrugët e qytetit.
  • U erdhi uji i pijshëm, mungesën e të cilit e vuanin prej vitesh.
  • Një investim me vlerë ishte ai që u bë për rregullimin e llinxhave të Urës Vajgurore, të cilat njihen për vlerat e mëdha kurative, sidomos për sëmundjet e lëkurës dhe veshkave. Kjo solli një rritje të vizitorëve vendas, por dhe turistëve të huaj.
  • Një vepër shumë e madhe që bëri Bashkia është ndërtimi i urës mbi lumin Osum, e cila u inagurua vitin që shkoi. Kjo urë shumë e rëndësishme pasi lidh lagjen “Guri i bardhë” me qendrën, rrugë për të cilën qytetarët i binin përqark.
  • Një sukses i rëndësishëm u shënua me mbarimin e punimeve të pedonales anës lumit Osum, në Urën Vajgurore, e cila do t’i shërbejë komunitetit të qytetit për shëtitje dhe si vend çlodhës për moshat e treta.
  • Është pajisur me gjelbërime dhe me korsi të përshtatshme për ecjen në këmbë dhe me biçikleta. Aty është bërë një podium enkas për koncerte e veprimtari artistike.

Znj. Juliana ka fituar me punën e saj respektin e këtij komuniteti, duke qenë pranë halleve dhe problemeve të njerëzve në çdo orë të ditës e të natës, ajo gjendet atje. Ajo gjendet atje ku lind dhe është problemi, atë nuk e gjen në zyrë por në terren.  “Zyra ime është aty ku janë njerëzit”, thotë Juliana, “Aty zgjidhet problemi konkretisht, pa qenë nevoja të vijnë në zyrë”.

Julianën aq aktive e gjen në fusha ku pastrohen kanalet, ku janë serat diellore, në plantancionet me agrume dhe ullinj. Një banor i fshatit shprehet: “Që kur na ka ardhur kjo kryetare i zgjidhim në vend problemet”.

Kryetari i fshatit Hingë, Loren Toska, në një intervistë na thotë: “Znj. Juliana është një grua aktive, energjike dhe shumë vizionare në kapjen e problemeve, në rrugëzgjidhjen e tyre dhe në takimin me popullin në terren. Ajo gjendet atje ku ndërtohet shkolla, kopshti për fëmijët tanë dhe aty ku shtrohen rrugët. Po të shikosh, të gjithë rrugët e fshatrave janë shtruar me asfalt dhe beton, janë pajisur me drita, trotuare dhe pemë. Madje ditëve të fundit përfundoi shtrimi i rrugës kryesore nga Bashkia në fshatin Hingë, i cili është një fshat i madh dhe i bukur dhe kjo rrugë e zbukuroi më shumë duke i dhënë pamjen e një qyteze”.

Në intervistën e marrë nga një banor i fshatit Koriçan, Z.Nezir Vrapi na thotë: “Kemi një situatë të përgjithshme pozitive në lidhje me raportet e të zgjedhurës nga ne, kryetares sonë. Është mjaft punëtore Znj. Juliana Memaj, një vizionare në shtrimin dhe zgjidhjen e problemeve, si dhe në komunikimin personal me qytetarët dhe fermerët, në ndihmë të zgjidhjes së halleve të tyre, ajo ndjek çdo aktivitet e veprimtari ekonomike, ndjek arsimin kulturën, veprimtaritë artistike si promovime librash apo aktivitete të tjera letrare. Ndjek përvjetoret e njësive partizanëve të rënies së dëshmorëve, del në çdo event të popullit të Bashkisë sonë”.

Këto suksese që përmendëm janë një pjesë e punës së saj, pasi ka dhe shumë punë të tjera të mira që janë bërë në këtë Bashki. Një meritë të veçantë ka dhe administrata e Bashkisë, pasi me punë dhe profesionalizëm ka kryer jo vetëm detyrat, por plotëson dhe çdo nevojë të qytetarëve. Ndaj u jemi mirënjohës gjithë drejtorëve përkatës të kësaj Bashkie, për punën e kryer me ndershmëri në ndihmë të kryetares.

Si të tilla veçohen : Znj. Marie Bizdani, drejtore e financës së Bashkisë Dimal, një ekonomiste shumë e zonja dhe me eksperiencë, e cila ka kaluar një kohë të gjatë në këtë detyrë falë punës së saj.

Znj. Besiana Hoxha, drejtore e arsimit, një grua punëtore dhe vizionare që gëzon respektin e të gjithëve.

  1. Albano Kora, drejtor i kulturës në Bashkinë Dimal, një djalë punëtor, energjik, që e kryen më së miri detyrën e tij.

Nuk mund të lë pa përmendur drejtoreshën e bujqësisë znj. Fatime Plaku, një punëtore e palodhur që e gjen në terren me fermerët e bujqit duke i ndihmuar ata me punët dhe problemet e tyre.

Një punë të lavdërueshme ka dhe Këshilli Bashkiak,
me kryetar Z. Avdulla Salillari. Ky Këshill ka qenë përkrah Kryetares dhe punëve të Bashkisë, duke miratuar vendimet dhe buxhetin e tij. Ky këshill ka unitet në vetvete, si të majtët dhe të djathtët bashkohen dhe votojnë unanimisht për të mirën e punëve të Bashkisë, meritë e veçantë për këtë frymë ka kryetari me atë buzëqeshje dhe sjellje gëzon respekt te anëtarët e këshillit.”

Juliana Memaj nuk është vetëm kaq, por është një shqiponjë me katër fëmijë. Është një nënë që ka sakrifikuar dhe nga koha e fëmijëve të saj për punët e Bashkisë.

Të gjitha këto vlera e kanë bërë të zgjidhet për tre mandate në detyrën të e Kryetares së Bashkisë Dimal.

Besimin që i dhanë banorët Znj. Juliana Memaj ua shpërbleu me punën e saj shembullore, ndaj ajo gëzon respektin e plotë të njerëzve të mrekullueshëm të Bashkisë Dimal.