Vishaj: Kodi Penal i ri është propozim partiak, jo i profesionistëve

Shqiperia buzeqesh

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë: Kriza në drejtësi, institucionet nuk mund të shërbejnë për pushtetin

Tronditet shteti ligjor, Shkolla e Magjistraturës në kundërshtim me Kushtetutën kualifkimin dhe skualifikon kandidatë për gjyqtar dhe prokuror me një akt pa vlerë juridike, që përbën shpërdorim detyre

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj ka ngritur alarmin për krizën e thellë ku ndodhen institucionet e reja të drejtësisë. Ai theksoi se është e papranueshme që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të mbeten pa drejtues, duke e cilësuar këtë situatë si një tregues të qartë se sistemi nuk funksionon.Sipas Vishajt, problemet lidhen me mënyrën si konceptohen mandatet, ku drejtuesit kërkojnë t’i zgjasin ato për interesa personale, duke shkelur ligjin.Vishaj kritikoi edhe ndryshimet në Kodin Penal, duke i cilësuar propozime të motivuara politikisht dhe jo të hartuara nga profesionistët.

Sigal

Saimir Vishaj:

“Aktualisht SPAK po kalon një situatë të vështirë mbas atyre goditjeve që guxoi dhe i bëri, por bashkë me BKH është e tmerrshme që të qëndrojnë pa drejtues.

Mandati 3-vjeçar apo 5-vjeçar që e ka BKH janë mandate që dihet rreziku i personave që hyjnë në kandidim, ju pëlqen më pas puna dhe kërkojnë për ta zgjatur mandatin.

Jo. Mandati është mandat, ti ke kohën kur e fillon dhe kur e mbaron, por rikthehesh përsëri një prokuror i thjeshtë, nuk ka këtu jemi të gjithë drejtues, të gjithë kryetarë apo drejtorë, këtu ka një mandat.

Ne nuk mund të marrim nga mjekësia dikë për ta sjellë në SPAK, ne brenda radhëve tona të juristëve ose prokurorëve sipas profilit, pse jo të vijnë edhe avokatë pasi kanë ardhur shumë të tillë nga shkolla perëndimore.

Kodin e ri penal e kam përpara dhe ai propozim është partiak. Nuk është një propozim midis profesionistëve, sepse në fund fare nuk është ky penalisti i vetëm i gjithë Shqipërisë, ky ka marrë një rrogë, është vetëzgjedhur kryetar, sepse nuk dimë akoma kush i ka zgjedhur në komision, sa para kanë marrë dhe a është i pajtueshëm funksioni i tyre.

Këta tipa nuk zgjidhen rastësisht, zgjidhen për interesin e tyre ekonomik si dhe që t’i shërbejnë partisë, dhe nuk mund të dalë në media të thotë unë jam etalon i pastërtisë. Jo.

Këto para që kanë dalë nga Drejtoria e Kodifikimit, pse kanë zgjedhur pikërisht ty që ke qenë ekspert i reformës, e bëre reformën vetë, u emërove vetë dhe tani kërkon të jesh drejtues.

Në asnjë kod penal të botës nuk ndëshkohet avokati për një faturë ose një marrëdhënie që ka me palën, ose disa terminologji, të cilat as në gjuhën popullore nuk janë”.

Skandal te Magjistratura e Arben Rakipit

Ju përcjell një informacion që do të trondiste një shtet ligjor nëse do ekzistonte një i tillë.

Shkolla e Magjistraturës në kundërshtim me Kushtetutën neni 136/a pika 2 dhe neni 148/ ç pika 2 (*Ku thuhet se kriteret për gjyqtar dhe prokuror caktohen me ligj)

Ka caktuar kritere pa ligj bazuar në Rregulloren e brendshme, që është një akt nul (pa fuqi juridike) pasi nuk është i botuar me QBZ Qendra e Botimeve Zyrtare , që botohen aktet me fuqi juridike. Në kundërshtim me Kushtetutën shkolla e Magjistraturës , jo vetëm që nuk e ka botuar në Fletore Zyrtare (QBZ) , Rregulloren e Brendshme , por në kundërshtim me çdo normë ligjore e përdor këtë akt (Rregulloren e brendshme që nga ana juridike sa kohë është e pabotuar në QBZ nuk ka asnjë fuqi juridike) , Shkolla e Magjistratures e përdor këtë ‘Rregullore-Pacavure’dhe me këtë kualifikon ose skualifikon kandidatë për gjyqtarë dhe prokuror që konkurojnë.

E thënë më thjesht, Shkolla e Magjistraturës e A.Rakipit justifikon kualifkimin dhe skualifikimin e kandidatëve për gjyqtar dhe prokuror në një akt pa vlerë juridike.

Kjo e dhënë do përbënte një shpërdorim detyre për çdo drejtues të një institucioni drejtësie që të justifikojë kualifkimin / skualifikimin e nje kandidati bazuar në një akt të pabotuar në QBZ. Por ky skandal edhe pse qarkullon në qarqet e drejtësisë , nuk kanë guxim ta elaborojnë pasi është megaskandal një procedurë e tillë. Për të vërtetuar këtë skandal , mjafton një shkresë e thjeshtë ose email drejtuar QBZ (Qendrës Botimeve Zyrtare që është organ publik në varësi të Ministrisë Drejtësisë , e cila boton çdo akt nga Kushtetuta deri te një akt më

i thjesht). Ku ta pyesni nëse: A rezulton e botuar “Rregullorja e Brendshme “ e Shkollës Magjistraturës, ?! Dhe do ju kthejnë përgjigje që nuk është e botuar në QBZ , ( për rrjedhojë nuk ka asnjë fuqi ligjore ) por shkolla e A.Rakipit e përdor për të hequr kandidat dhe vënë kandidat pa akt të botuar në QBZ, thuhet në postimin e Flavio Qarrit.