Viron Bezhani/Bashkëpunim apo konfliktualitet!?

522
Sigal

Duke parë me sy kritik veprimtarinë e partive politike gjatë gjithë procesit zgjedhor, kujtojmë se shumica e zgjedhjeve janë zhvilluar në konfliktualitet. Kulmi i këtij konflikti kanë qenë zgjedhjet e vitit 1996-97, kur policia partiake e komanduar nga krerët e PD, dhe konkretisht nga vetë z. Berisha, atëherë President, që vërsuli policinë me dhunë mbi 20 burra, të gjithë deputetë të cilët i gjakosën, sepse dolën në protestë në Sheshin “Skënderbej”, sikur Sheshi “Skënderbej” të ishte pronë personale e z.Berisha ku u bë përplasja e Policisë mbi protestuesit, duke i mbrapsur protestuesit me dhunë fizike deri në gjakosje. Ajo dhunë nuk harrohet, se “polli” vitin e mbrapsht të 1997, viti i mbrapsht, që mos ardhtë kurrë. Dhuna e policisë ishte si një dhunë fashiste. Dhe kjo dhunë u përdor nga policia e shtetit-partiak të regjimit personal të Berishës, siç e cilësuan dhe organizmat ndërkombëtare. Dhe dhunën e bënë mbi Partinë Socialiste,  sepse kjo parti “dashkej” t’i merrte pushtetin z.Berisha.

Ndaj u sulën dhe mbi kutitë e votimit, ku u bënë deri përplasje midis komisionarëve të qendrave të votimit: Kuptohet që në sulm ishin PD-istët dhe në anën tjetër komisionarët e PS në pozicion mbrojtës e ruajtës. Madje akuzuan socialistët, se donin t’i merrnin pushtetin Partisë Demokratike.

Lufta politikë që u zhvillua me dhunë të paparë, të zhvilluar nën komandën e dibranit z. Agim Shehu, zv/Ministër i Ministrisë së Rendit , nuk ishte parë në historinë e policisë Shqiptarë, të paktën që nga viti 1912 e deri në ato ditë, dhune.

Por fatkeqësisht, nga ajo dhunë e komanduar nga z.Berisha, nuk u hoq dorë. Përkundrazi erdhi rasti që dhuna të bëhet më e ashpër. Kjo edhe për faktin se Z.Berisha ka arritur të përqendrojë tërë pushtetet në duart e tij. Pra aktualisht z.Berisha ka arritur të ketë në dorën e tij të katër pushtetet. Kjo është e dukshme. Madje arriti de fakto që të shtijë në dorën e tij dhe Presidentin e vendit. Kështu realisht, deri tani ka në dorë dhe Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve. Por ka në dorën e Tij dhe gjykatën zgjedhore. Pra  ka në dorë dhe gjykatat e të gjitha niveleve. Se i ka të gjitha pushtetet në duart e tij, ndaj dhe vazhdon të pretendojë fitoren dhe në zgjedhjet e 2013-ës. Madje, se i ka në dorën e tij të gjitha pushtetet, ndaj “vret e pret” si të dojë. Ndaj dhe arriti që të ndodhë vrasja e katër protestuesve më 21 Janar.

Nuk thotë kot populli ynë që, “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Kjo do të thotë së z.Berisha edhe në këto zgjedhje, ka të ngjarë të përsëritë modelin e vitit ‘97, megjithëse përvoja më e madhe e z.Berisha është 21 janari, kur u vranë 4 njerëz, krejtësisht të pafajshëm. Faji më i madh i tyre ishte se kishin dalë në protestë paqësore. Dhe dalja në protestë paqësore u kushtoi jetën.

                                                     *    *    *

Është për t’u nënvizuar se dhe bashkëpunimi midis dy partive pothuajse ka munguar. Kjo se dy Njëshat e dy partive të mëdha, as njëra e as tjetra nuk kanë dashur bashkëpunimin reciprok, e as konsensusin, por përkundrazi kanë parapëlqyer “luftën” kundër njeri-tjetrit. Për pasojë edhe vartësit, apo dhe deputetët e bindur para Njëshit të partisë, suleshin e vërsuleshin me fjalor “luftarak” kundër Njëshit kundërshtar apo kundër dhe titullarëve, apo dhe kundër njeri-tjetrit.

Fatkeqësisht dhe “loja politike” midis dy partive nuk ka qenë lojë politike, por,” luftë” konfliktuale midis dy krerëve e midis dy palëve, konflikt që arrinte kulmin deri në fyerje për njeri-tjetrin, duke sulmuar dhe të vdekurit në varre. Sigurisht Njëshi i PD-së mbante “flamurin” duke fyer kush t’i dilte përpara.

Në gjithë veprimtarinë politike të dy Njëshave është gjetur gjuha dhe është arritur bashkëpunimi vetëm një herë në të gjithë këto vite. Por, fatkeqësisht  dhe ky bashkëpunim ishte dëmprurës jo vetëm për Kushtetutën por dhe për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Marrëveshja e tyre ishte për t’u dhënë “fuqi absolute” dy Kryetarëve të dy partive. Ashtu siç u bë i plotfuqishëm dhe Kryeministri  në raport me Presidentin. Të dy u  nisën nga interesa për të forcuar fuqinë sunduese të tyre, mbi partitë e tyre por dhe mbi strukturat e tjera të shtetit. Presidenti u kthye në një “kukull”, pa ndonjë forcë ligjore, sepse tashmë Presidenti do të zgjidhej me votim të thjeshtë e jo më me votim të cilësuar, kur zgjedhja e Presidentit bëhej me votim të cilësuar që ishte me 84 vota.

Dhe lufta politike ende vazhdon, madje siç duken shenjat e tanishme do të vijë duke u rritur midis dy “gjelave”. Po në se dy partitë e mëdha duan të shkatërrojnë njëra-tjetrën, dhe nuk e shikohen dot as sy në sy, madje në 8 vjet luftë politike, asnjëherë nuk janë ballafaquar e nuk kanë debatuar e nuk kanë bërë asnjë herë debat mediatik si të ishin armiq të përbetuar, e jo dy kryetar partie në shoqërinë pluralistë të Shqipërisë.

Po lind pyetja: Ç’njerëz janë këta politikanë!?

Por ka një model në Shqipërinë pluraliste që di të bashkëpunojë me të dy partitë e mëdha. Ky është modeli i Lëvizjes Socialiste për Integrim me kryetar Ilir Metën. Kjo parti realisht diti të bashkëpunojë dhe me Partinë Demokratike, madje dhe me vetë z. Berisha, në bashkëqeverisje për katër vjet. Dhe bashkëqeverisjen me sukses. Madje ditën që dhe të debatojnë dhe të mirëkuptohen dhe të bashkëpunojnë dy parti, njëra e majtë e tjetra e djathtë.

Njëherazi kjo parti diti të bashkohet dhe me Partinë Socialiste, duke i harruar e duke i hedhur pas krahësh ato që ndajnë e përçajnë, duke parë e duke u lidhur me anët e mira që bashkojnë, duke dhënë energji pozitive duke u kapur pas qëllimit për të kontribuar për në integrimin evropian dhe duke bërë punë në dobi të zhvillimit politik, ekonomik, social e ndërtues.

Ja ky është modeli i një partie paqësore, bashkëpunuese, mirëkuptuese, debatuese, konsensuale, i një partie që di të bashkëpunojë me të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme që kanë këta ose ata. Se në fund të fundit të gjithë jemi shqiptarë e s’kemi pse të ndahemi as me krahinorizëm, e as nga pikëpamjet që i kemi të ndryshme. Përkundrazi mendimet e pikëpamjet ndryshe janë progres e zhvillim në kushtet e pluralizmit politik. Njëherazi nuk kemi pse të ndajmë popullin shqiptar, në popull i majtë e popull i djathtë. Konceptime të tilla i kanë vetëm mëndje të çoroditura e politikanë karakteropat, apo politikanë individualist që duam vetëm veten. Tani më tha një miku im ka ardhur një kohë që politikanët duan më shumë qentë “e dorës”,  se sa të duan njeri-tjetrin, politikani-politikanin, apo njeriu-njerinë.

Të mos harrojnë se jeta e njerëzimit është ekuilibër, ndërsa politika është pjesë e jetës. Prishja e ekuilibrit është prishja e jetës në shoqëri.

Bashkëpunimi i LSI me Partinë Socialiste është një koalicion, që ka marrëveshjen dhe mirëkuptimin e konsensusin midis tyre. Këtë e kërkojnë kushtet e zhvillimit të shoqërisë dhe rritja e mirëqenies së jetës së shqiptarëve dhe zhvillimit të Shqipërisë, duke shpejtuar integrimin në Europë, dëshirë aq e dashur për gjithë shqiptarët dhe dëshira e studentëve të dhjetorit 1990: E duam Shqipërinë si gjithë Europa…

Bashkëpunimi i politikanëve është një domosdoshmëri për zhvillimin dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Lëvizja Socialiste për Integrim, do të vërë në dispozicionin të koalicionit të majtë gjithë forcën dhe energjitë pozitive të saj si një parti që gjithnjë ka mbështetur progresin dhe integrimin e Shqipërisë në Europë. Ardhja e së majtës në pushtet do të sjellë një rotacion politik normal, për të vendosur ekuilibrat e duhura në një shtet që deri tashti ka qenë i njëanshëm e partiak.

Bashkëpunimi me Partinë Socialiste dhe në LSI do të sjellë një ekuilibër të ri politik në vend, që garanton edhe një jetë sociale më të mirë për qytetarët. Njëherazi do të japë një dinamikë të re në gjithë jetën e shqiptarëve, dhe në funksionimin e një shteti normal demokratik .

*Nënkryetar i LSI për Tiranën