Vettingu në polici, Xhafaj: Dështoi nga mungesa e vullnetit politik, nuk kanë dashur njerëz brenda mazhorancës

96
Sigal

“Vettingu në polici është mungesë vullneti politik, njerëz të caktuar brenda mazhorancës nuk kanë dashur”, janë fjalët e ish-ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Xhafaj shpjegon procedurat, dhe shmang paralelizmin me vettingun e gjyqësorit. “Vettingu në polici është diçka e zakonshme në çdo polici, dhe ne nuk e kishim. Nuk ka polici në vendet e konsoliduara që nuk i nënshtrohet vlerësimit periodik. Nuk kishte lidhje fare me Vettingut e gjyqësorit, sidomos për policët e thjeshtë, do largoheshin ata që ishin dukshëm të papajtueshëm me atë rol. Ndërkohë, vettingu ishte më i thelluar për drejtuesit, sepse ato ishin modeli. Fatkeqësisht ky proces ka dështuar, është shtyrë në kohë thonë disa, dhe nuk është pozitive”.

Sipas tij,  “besueshmëria e policisë cenohet në këtë mënyrë, po ashtu edhe forca goditëse, duke pasur brenda saj elementë që nuk meritojnë të jenë aty brenda, edhe për lidhjet okulte me bandat kriminale. Vettingu do të vendoste një standard tjetër, dhe jam i keq ardhur që kjo u keqinterpretua dhe më pas u përfol në mënyrë të qëllimshme”, dhe shton në fund se “koha do të më japë të drejtë”.