Të zhduket arroganca së bashku me ambasadoren

780
Shpëtim Zinxhiria 

Hobdari, të largohet një orë e më parë. Emigrantët shqiptarë nuk meritojnë një përfaqësim të tillë të shtetit shqiptar më Athinë, një përfaqësim që përmban në vetvete nga injoranca deri tek hakmarrja dhe kthimin e kësaj përfaqësie në një “Gestapo” të vërtetë. Gabime të momentit falen dhe nga këto zakonisht nxirren mësime, por kur këto përsëriten me vetëdije, atëherë ato janë faje dhe të dënueshme akoma më shumë, kur janë persona publik të veshur me kostumin diplomatik ata që gabojnë. Bëhet fjalë për ambasadoren tonë Adriana Hobdari, ardhur me parashutë në këtë post nga ministri Bushati pas nje lidhjeje “familjare”, gjë që ndikon që në këtë përfaqësi të sundojë nepotizmi. Dikush duhet ta ndalojë këtë sundim nepotik. Në këtë përfaqësi shqiptare të kthyer me kuptimin e plotë të fjalës, në “Gestapo” ndiesh i huaj dhe mëse i huaj kur ngre probleme për mbrojtjen e emigranteve tanë. Në raste të tilla janë pikërisht drejtues të ambasadës që, jo vetëm nuk duan të bashkëpunojnë, por edhe të ofendojnë dhe kërcënojnë. Janë këta drejtues që duhet të ikin një orë e më parë. Në vend që kjo ambasadë të hapë dyert për shqiptarët, të kthehet në një qendër kulturore për gjithë shqiptarët, për të rinjtë, shoqatat dhe artistët, është kthyer në një kështjellë të errët. 

15 nëntor 2017, një grup xhirimi i ardhur nga Tirana së bashku me babanë e një emigranti 29-vjeçar, vrarë nga policia në Ano Patisia, shoqëruar nga avokati i tij, u la me urdhër të kësaj ambasadoreje jashtë në shi, me kërcënimin se do të thirrej policia greke. E gjithë kjo betejë në një kohë kur tre-katër policë grekë brenda në ambientet e ambasadës tonë në kundërshtim rregullat bënin gallatë e qeshnin me gotat e kafesë në duar. 

7 Mars 2018, po ky babai i viktimës së bashku me avokatin e tij kishin mbyllur një takim me këtë zonjë të nderuar, pas një udhëtim prej 750 kilometrash mbërrijnë në ambasadë me shpresë se do të merrnin përgjigje lidhur me hetimet për vrasjen e djalit të tyre. Me të mbërritur i ati i viktimës (Nikolla) kjo zonjë lë zyrën dhe ulet poshtë jashtë godinës në avlli dhe në këmbë bisedon vetëm 15 sekonda dhe ikën. Edhe pse e dinte arsyen e takimit ajo injoroi edhe një herë familjen e viktimës, pasi sipas një konsulli që askush nuk di se çfarë pune bën, ish-arsimtar dhe tashmë diplomat, se ne po përpiqemi ta bëjmë hero viktimën, në vend që ky konsull i ardhur nën shpatullat e të vëllait të tij gazetar të na ndihmonte, po na ofendonte. Të gjitha këto janë të dokumentuara, pasi është përgatitur një dokumentar me pjesëmarrjen e ish-Avokatit të Popullit, Ministrit të Drejtësisë, avokatit të familjes shqiptar dhe grek, mjekëve ligjorë, punonjësve të funeralit etj. Sjellja arrogante e kësaj ambasadoreje u pa edhe njëherë kur, më 24 dhjetor të vitit të kaluar me shkrim i është kërkuar një takim mbi këtë vrasje, por ende nuk ka dhënë një përgjigje. Sjellja e saj ofenduese dhe dëbimi i gazetarëve nga ambasada me urdhër të saj tregon qartë se me kë njeri kemi të bëjmë kur vjen puna në mbrojtje të jetëve të emigrantëve shqiptarë. Një peticion sapo ka filluar për kërkimin e largimit të saj një orë e më parë. Zoti të vërë dorë…! Shqiptarët, të cilët blenë këtë ambasadë me mundin dhe gjakun e tyre nuk mund të durojnë më të përfaqësohen e të përballen me këtë njeri antishqiptar.


Sigal