Tani do të vërtetohet se qëllimi i Amerikës ishte që PD të hajë bar, jo që të ikte Berisha

525
Sigal

 Nga Kastriot Myftaraj

Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën prandaj anëtarët dhe votuesit e Partisë Demokratike kanë të drejtë të besojnë se shpëtuan nga rreziku që Amerika t’ i bënte të hanin bar si kafshët, sipas ultimatumit që ambasadorja amerikane iu dha në 30 korrik.
Koha do të tregojë se Amerika megjithëkëtë do t’ i bëjë PD-në dhe votuesit e kësaj partie që të hanë bar, pavarësisht përjashtimit të Berishës. Kuptohet me përjashtim të Bashës dhe të grupimit të privilegjuar pranë tij.
Goditja e Berishës nga Amerika ishte një mjet për të arritur një qëllim, një taktikë në funksion të një strategjie. Qëllimi është që pasi LSI shkoi për skrap, që ishte qëllimi i shprehur i Edi Ramës në mandatin e tij të dytë, të shkojë për skrap edhe PD në mandatin e tretë.
Në të vërtetë Amerika nuk e ka as me PD si synim përfundimtar, por e ka me Shqipërinë.
Amerika kërkon zhdukjen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, duke e shpopulluar këtë vend dhe duke e populluar me afganë në mandatin e tretë të Ramës dhe me palestinezë në mandatin e katërt.
Që të realizohet plani amerikan duhet që Shqipëria të sundohet gjatë kohës së zbatimit të tij nga një regjim i cili nuk ka opozitë të fortë përballë.
Amerika ka përzgjedhur Partinë Socialiste si mjet për të zbatuar planin amerikan për zhdukjen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Edhe ata që janë sot në PD duke përfshirë edhe Berishën do të kishin pranuar që të punonin për zbatimin e planit amerikan nëse do të ishin shpërblyer me pushtet, por amerikanët kanë përzgjedhur njerëzit e PS-së si më të përshtatshëm.
Tani e tutje fjala “qendrestar” me të cilën u quajtën njerëzit e PD-së që kaluan provën e opozitës së vështirë të viteve 1997-2005 do të jetë sinonim me barngrënës.
Flamuri dhe stema e PD-së me këtë rast duhet të bëhen nga me ngjyrë blu në me ngjyrën e barit, pra të gjelbër. Proamerikanizmi në PD do të shprehet me barngrënie!
Parulla e re do të jetë:
“Ne hamë bar, si proamerikanë krenarë!”
Kur anëtarët e partisë dhe votuesit do të pyesin kryetarin Basha dhe deputetët se përse nuk i kanë parë edhe ata të hanë bar, këta do të përgjigjen se hanë bar në oborrin e ambasadës amerikane./