Skandali ‘DH Albania’, Shehaj: Dolën pa lagur, një vend që mbron korrupsionin, s’ka të ardhme

486
Sigal

Ish deputeti i PD-së, Agron Shehaj teksa i referohet hetimeve dhe vendimit te gjykates per ceshtjen e denoncuar lidhur me tenderin e Unazës së Re, thote se “nuk mund ta imagjinoja kurrë se nga kjo histori kriminale do dilnin të gjithë pa lagur”.
Ne nje postim ne rrjetet sociale, Shehaj thote se “edhe në vendet më të korruptuara afrikane, Gjiknuri dhe Qendro do të ishin sot në burg për shumë vite. Por në Shqipëri pushtetin e ka krimi, drejtësinë e ka paraja”.

Shehaj thekson se “në një vend ku politika nuk ndëshkohet, njerëzit do të jenë skllevër të politikanëve të korruptuar. Fatkeqësisht, ky është fati ynë sot. Por nuk duhet të jetë fati ynë nesër”.

REAGIMI I PLOTE

Kur denoncova i pari aferën e korrupsionit dhe pastrimit të parave DH Albania ( nëpërmjet publikimit të dokumentit zyrtar) nuk mund ta imagjinoja kurrë se nga kjo histori kriminale do dilnin të gjithë pa lagur.

Dy vjet më pas, Damian Gjiknuri është “udhëheqës reformator” që drejton Shqipërinë drejt të ardhmes. Drejtori i Rrugëve, Qendro sapo u bë nënkryetar i Bashkisë Vlorë. Drejtësia e korruptuar e dalë nga reforma në drejtësi dënoi vetëm kamarierin 23 vjeçar i cili ishte përdorur nga politikanët e korruptuar për grabitjen. Nuk dënuan askënd tjetër.

Edhe në vendet më të korruptuara afrikane, Gjiknuri dhe Qendro do të ishin sot në burg për shumë vite. Por në Shqipëri pushtetin e ka krimi, drejtësinë e ka paraja.

Një vend që shpërblen krimin nuk ka të ardhme. Një popull që mban mbi krye hajdutët dhe kriminelët do të jetë gjithmonë i varfër. Në një vend ku politika nuk ndëshkohet, njerëzit do të jenë skllevër të politikanëve të korruptuar. Fatkeqësisht, ky është fati ynë sot. Por nuk duhet të jetë fati ynë nesër. Ndaj duhet të ngrihemi kundër politikanëve të korruptuar dhe drejtësisë së krimit.