Shteti nënshtrohet nga trafikantët e kabanisit

581
Sigal

Alarmohet Greqia, 34 ton drogë në pritje të kalimit të kufirit. Deutsche Welle: Shqipëria është “Kolumbia” e Evropës për drogë


Dojce Wella: Shqipëria është “Kolumbia” e Evropës për drogë


Kryeministri
Rama dhe Ministri i brendshëm, Saimir Tahiri kanë deklaruar, se qeveria dhe
Policia e Shtetit kanë luftuar me sukses kultivimin e kanabis në Shqipëri,
sidomos, duke marrë si pikë referimi suksesi Lazaratin. Mirëpo, gjatë 2016, kultivimi
i kanabis u shtri në të gjithë Shqipërisë, aq sa kultivimi i kanabis në Shqipëri
u fenomenizua në “Lazaratizmin në gjithë Shqipërinë”. Mirëpo, ndërsa media
pranë qeverisë dhe policia e Shtetit jepnin buletine lajmesh të përditshme, për
zbulimin dhe asgjësimin e mijëra bimëve kanabis në ditë, aq sa kryeministri
Rama në muajin shtator deklaroi që Policia e Shtetit shkatërroi dhe asgjësoi
99,8 % të bimëve të kultivuara. Mirëpo, një realitet tjetër ndodhi disa javë më
pas, si për të përgënjeshtruar shifrat e kryeministrit. Dhjetëra dhe qindra
tonë kanabis të përpunuar, të ardhura nga Shqipëria, po kapen përditë nga
Italia dhe Greqia. Shumë media botërorë e kanë cilësuar Shqipërinë si vendi
kryesor i kultivimit të Kanabis në Europë. Ndërsa media kryesore gjermane Dojçe
Welle, reportazhin e fundit nga Shqipëria e cilëson Shqipërinë si “Kolumbia” e
Europës për kultivimin dhe trafikimin e kanabis.

Nga Tirana
Lindita Arapi, Dhimitra Kiranudhi


Shqipëria është shndërruar në një qendër të prodhimit dhe të trafikimit të
kanabis. Policia e Shtetit (të Shqipërisë) e ka të pamundur që të kontrollojë situatën
dhe lufta për të luftuar trafikimin e tregtimin e lëndëve narkotike është e
humbur. Fushëpamja e qytetit Rrëshen i ngjan braktisjes. Rrugë të baltosura,
fabrika të braktisura e të shkatërruara, shtëpi të varfra. Kur perëndon dielli
dhe errësira mbulon gjithçka, 2 gra prishin heshtjen e tyre, pavarësisht frikës.
Para pak kohësh, punuan në një “fabrikë” të jashtëligjshme të përpunimit të
kanabis, përpara se ta shkatërronte policia shqiptare. Vendi ku përpunonin
kanabis ishte mjedisi i një pularie të braktisur.  Ndërkohë, kanë tharë, kanë seleksionuar, kanë
përpunuar  dhe kanë ambalazhuar mbi 4 tonë
kanabis.  Mira dhe Rita (emrat janë
pseudonime, jo të vërteta) ishin të papuna, kur gjetën “punë” në përpunimin e
kanabis dhe paguheshin me 10 euro ditën e punës. “E besoni, apo jo, ne punuam në
përpunimin e kanabis për të siguruar bukën e gojës të fëmijëve”, na thotë Mira.
Është shumë e revoltuar me qeverinë shqiptare, e cila e lë popullin në varfëri
dhe të vuajë për bukën e gojës. Gjithashtu, është e inatosur shumë me policinë
e shtetit, e cila lë të lirë kokat e tregtimit dhe të trafikimit të kanabis dhe
ata bëjnë çfarë të duan.

“Nuk dija asgjë”

Mita pohoi për
Dojçe Welle, se fillimisht, nuk e dinte që bëhej fjalë për kanabis. Dhe Rita na
tha se burri i saj gjendet në burg, ndaj edhe po përpiqet që të rritë e vetme
vajzën e saj 5 vjeçare. “Nuk dija asgjë, deri në momentin që pashë policinë”,
thotë Rita. Një sy i hedhur mbi  “fabrikën”
e braktisur të përpunimit të kanabis, shpreh shumë. Uji dhe lagështira pikojnë
nga tavani, nuk ka asnjë lloj ngrohjeje dhe kudo përqark ndokush shikon “male”
me mbeturina.  Edhe pse ka premtuar shumë,
qeveria e Ramës nuk ia ka arritur që të zvogëlojë varfërinë në Shqipëri. Papunësia
është në shifra shumë të larta, ndihmesa sociale është në kuotat më minimale.
Një familje mbijeton me 75 euro në muaj. Ndoshta nga këto shkaqe, shumë fshatarë
detyrohen që të punojnë në kultivimin dhe përpunimin e kanabis. “Mijëra
shqiptarë nuk kanë zgjidhje tjetër, për të siguruar mbijetesën e familjeve të
tyre, sepse nuk marrin asnjë lloj ndihmese sociale dhe nuk ka asnjë lloj
iniciativë qeveritare për ta mbështetur ekonomikisht popullsinë”,  shprehet për Dojçe Welle kryetari i Opozitës
shqiptare, Lulzim Basha. “Njerëzit e varfër, ballafaqohen me realitetin e varfërisë
ose të rrinë të papunë,

 ose të pranojnë që të punojnë në kultivimin
dhe përpunimin e kanabis. Shumë zgjedhin të dytën “. Gjithashtu, në Shqipëri është
shumë e vështirë që të gjesh çfarëdo lloj pune. Por, nga ky realitet, në Shqipëri
nuk është e vështirë që të gjesh krahë punë të lira dhe me çmim të ulët pagese
për kultivimin e kanabis. Një kartel “ i suksesshëm” që nuk është luftuar nga
policia e shtetit, mund të fitojë deri në 200 euro për çdo kilogram kanabis. Kanabisi
kultivohet në toka të shkretuara, djerrë, në zona të largëta, por shumë
kultivuese të kanabis janë “modernizuar” me pajisjet më moderne për kultivimin
e bimëve të kanabis, si ujiten me pika etj.

2016  Viti i Kanabis

2016-ta ishte tërësisht
“Viti i Kanabis”. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 2,5 milionë bimë kanabis u
shkatërruan nga organet e Policisë së Shtetit, ndërkohë që u zbuluan mbi 5.204
parcela të kultivimit të kanabis. E reja është se tashmë kultivimi i kanabis u
shtri në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sikurse përmend edhe analisti
shqiptar Aleksandër Cipa, sa bimë dhe laboratorë të përpunimit të kanabis  kanabis shkatërron Policia e Shtetit, po kaq
dhe mos më shumë bimë  dhe laboratorë të
tjerë “ mbijnë”, sepse trafikantët kërkojnë mjete dhe metoda më të
perfeksionuara. Opozita shqiptare akuzon drejtpërdrejt qeverinë që ajo përhapi
dhe përkrah krimin e organizuar në të gjithë vendin, dhe shumë zyrtarë të lartë
të qeverisë  përfitojnë shuma marramendëse
nga ky aktivitet.  Nga ana tjetër,
Policia e Shtetit  mendon se vetëm disa
persona të veçantë, brenda radhëve të saj, mund të bashkëpunojnë me krimin e
organizuar. “Puna e Policisë së Shtetit është e vështirë. Po, e pranojmë, që në
disa raste të veçanta ka edhe bashkëpunim të policëve, por kjo nuk është  e përgjithshme, zotëruesja. Nga 9.000 policë
në të gjithë vendin, vetëm 40 policë u zbuluan që kanë ndihmuar kultivuesit e
kanabis dhe trafikantët e drogës në 2016”, na thotë drejtori i policisë Altin
Qato. Fakt është që sa kohë kalon, mediat shqiptare japin dhe transmetojnë më
pak lajmë. Nga ana tjetër, prodhimi i vjetshëm, vazhdon të ndjekë rrugën e
trafikimit nëpërmjet Italisë dhe Malit të Zi. Opozita shqiptare reagon dhe jep
alarmin e rrezikut: “Shqipëria rrezikohet të bëhet Kolumbia e Europës”.

 

Përktheu nga
Skai.gr Jakup B. GJOÇA