Sepse deklaroi RROTACIONIN e dogjën në turrën e druve

91
Sigal

Kastriot Islami

 

E vërteta fillimisht zbulohet nga pak individë ose mund të jetë në kokën e një “gjeniu”, të cilët sulmohen e persekutohen në fazën e parë me një mijë e një akuza, që të mos e deklarojnë të vërtetën. Sidomos kjo është e theksuar në “rregjimet autoritare”, por jo vetëm, të cilët e vendosin dhe e ruajnë autoritetin, ndër të tjera edhe me mashtrime e gënjështra. Kjo do të thotë ndryshe se këto rregjime e konsiderojnë të vërtetën armike…Një nga akuzat kryesore që i bëhen bartësve të së vërtetës është ajo e tradhëtisë, dhe e lidhjeve më “tradhëtarë të brëndshëm e të jashtëm”…

 

Xhordano Bruno ishte ndër të tjera matematikan, filozof dhe teoricien astrolog. Pra një “gjeni” i kohës së tij. Periudha e jetës së tij ka qënë 1548-1600. Pra Xhordano Bruno ka jetuar dhe punuar rreth 450 vjet më parë. Ai ka nxjerrë disa teori për të cilat rregjimi i asaj kohë ndjehej i kërcënuar; një prej të cilave është se “toka rrotullohet rreth diellit”. Por që rregjimi kishte qëndrim kundër për këtë cështje disa qytetarë mbështesnin qëndrimin e rregjimit kurse disa të tjerë kishin frikë të dilnin kundër rregjimit.  Këto janë të rëndësishme për teu kujtuar sepse edhe para 450 vjetësh rregjimet e shoqëria njerzore sic duket janë sjellë me të vërtetën në të njëjtën mënyrë si edhe sot. Dhe se të vërtetës për të dalë në dritë të diellit e për tu pranuar nga shumica i është dashur të kalojë përmes shumë vuajtjesh e kërcënimesh.

 

E vërteta se “toka rrotullohet rreth diellit” tani pranohet nga të gjithë, madje edhe nga drejtuesit e përfaqasuesit e lartë të atyre që janë trashëgimtarë të rregjimit që e dogjën Xhordano Brunon në turrën e druve sepse vazhdoi të insistonte e të mbronte këtë të vërtetë. Fatëkeqësisht që të vërtetës për tu pranuar nga shumica apo të gjithë banorët e planetit i duhet jo vetëm shumë kohë por edhe për të kaluar përmes një kalvari të gjatë vuajtjesh e persekutimesh…

 

Shtrohet pyetja: Cili është mesazhi i kësaj ngjarjeje për Shqipërinë e sotme?

 

Së pari, seicili më vetë mund të arrijë në përfundimin se shumë dukuri sot, sic është ndër të tjera raporti i qytetarëve me të vërtetën, apo betejat e së vërtetës me qëndrimit zyrtar, mbeten pothuajse të njëjta si 450 vjet më parë.

 

Së dyti, askush s’duhet të cuditet se fillimisht e vërteta mbështetet nga një pakicë qytetarësh apo edhe një individ i vetëm por jo nga shumica e qytetarëve që mundet për arsye të ndryshme të preferojë e mbështesë qëndrimin zyrtar.

 

Së treti, pakica e qytetarëve që mbështet të vërtetën duhet të ndërgjegjësohet se do të kenë gjithnjë përballë rregjimin e mbështetësit e tij të cilët e sulmojnë për vdekje të vërtetën. Madhe kjo pakicë duhet të përgatitet se deri në përqafimin e së vërtetës nga shumica, jo vetëm që do të duhet kohë, por do të duhet të kalohet përmes vuajtjesh, sakrificash e përsekutimesh që shkaktohen nga rregjimi dhe mbështetësit e tij.

 

Së katërti, duhet patur parasysh që 450 vjet më parë, së vërtetës i është dashur të humbasë edhe “gjeniun” e deklarimit të kësaj të vërtete, duke e djegur në turrën e druve. Për të vetmen aryse se nuk ka pranuar ta braktisë të vërtetën apo të bëjë kompromis me rregjimin, qoftë duke dhënë edhe jetën e tij, më mënyrën më “makabre” që ka aplikuar rregjimi kundër “gjeniut” të vërtetës që sot s’e ve askush në diskutim.

 

Së pesti, situata aktuale tek ne është edhe më e rëndë. Të vërtetën e “RROTACIONIT” e mbështeti shumica e qytetarëve; por “e vërteta” s’e mundi dot “mashtrimin” që kishte aleat mafian. Ose më saktë “mashtrimi” përmes “masakrës makabre” e pengoi të vërtetën të dalë në dritë të diellit, si e “vërtetë e shumicës”.

 

Së gjashti, mashtrimi vijon për ta mbytur të vërtetën, që është aty, nodnëse në dukje pakicë, por e mbështetur nga shumica e qytetarëve. Vazhdon përpjekjet për ta bindur se e vërteta është humbëse… Por edhe i lëpihet për ta bindur të bashkëjetojnë së bashku, me synimin diabolik për ta “djegur në turrën e druve”…

 

Përfundimisht, cfarëdo që të ndodhë, e vërteta është aty… Ajo nga historia ka mësuar se edhe e mbështetur nga pakica apo qoftë edhe nga një individ, ajo nuk shuhet, edhe sikur disa mbështetës të pakicës ta tradhëtojnë. Ajo nga historia ka mësuar se do të vijë momenti që ajo do të dalë në dritë të diellit. Sepse e vërteta që lind në “kokën” e gjeniut do të vijë koha të pushtojë jo vetëm mëndjet por edhe zëmrat e shumicës.

 

Syri.net

10 maj 2021