Sadedin Çeliku/ Transporti dhe politikat europiane

632
Sigal

Në  nivel europian, integrimi i zhvillimit  të  qëndrueshëm në fushën e transportit ka përforcuar zyrtarisht idenë e dokumentit të bardhë të vitit 2001 të korrektuar në vitin  2011 se është koha për të vendosur. Në këtë raport Komisioni Europian identifikon tre sfidat kryesore në sektorin:

–      Rritja e pabarabartë e mënyrave të ndryshme të transportit, e cila reflekton përshtatjen më të mirë të rrugës në lidhje me nevojat e ekonomisë moderne.

–      Bllokimet e trafikut në disa akse kryesore dhe transporti alternativ me shina (hekurudha) shkak të rënies së prodhimit të përgjithshëm bruto në mjaft vende.

–      Ngatërresa në lidhje me mjedisin dhe shëndetin e njerëzimit në botë.

Letra e bardhë apelon idenë e balancimit midis rritjes ekonomike dhe rritjes së kërkesës për transport. Libri i bardhë parashikon se objektivat e politikës së transportit të qëndrueshëm në vetvete duhet, gjithashtu, të marrin në konsideratë ndryshimet e mundshme në organizimin logjistik që mbështet aspektin e koordinimit mes aktorëve.

Në këtë kontekst,vlerësimin e politikës së transportit të fokusuar në qëndrueshmërinë,kërkon të marrë në konsideratë aktivitetin e transportit jo si një faktor  i zhvillimit të aplikuar,por për t’u kthyer në përvetësim në mënyrë që të gjenerojnë fitim, por dhe efektivitet në lidhje me sektorët e tjerë. Ekonomia moderne është dinamike dhe kërkon një transport dinamik dhe me kosto sa më të ulëta. Si rezultat  teknologjia  e  transportit  ka evoluar,modernizuar e dinamizuar. Sipas kësaj, metodologjie, transporti sot është transformuar nga njëmënyrshe (modal) që do të thotë transport detar apo automobilistik, do të thotë kosto e lartë shpesh dhe e papërballueshme. Kjo mënyrë transporti e kushtueshme ka vënë në lëvizje ekspertët ku si rezultat tani përdoren mënyra të tjera më të efektshme. Kështu transporti intermodal dhe multimodal (dy ose më shumë mënyra për transportin e mallrave) garanton kosto të ulëta e kompetitive. Mallrat transportohen me det e kombinuar me transport rrugor apo hekurudhor. Kjo mënyrë quhet ndryshe dhe transport i kombinuar apo i përzier.

Një tjetër shqetësim sot është në rend të ditës dhe bllokimet e trafikut. Tashmë në vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian kanë filluar e shfaqet urbanizimi i fshatrave apo rrethinave pranë qyteteve kryesore,kjo për shkak të ndotjeve të mjedisit. Si pasojë mendohet se në këto vende ka një rënie prej 7 % të Prodhimit të Përgjithshëm  Bruto. Ky problem ka bërë që politikat europiane t’i drejtohen transportit alternative ose siç i thonë ndryshe,transportit me hekurudhë.

Kështu zhbllokohet trafiku në akset kryesore dhe reduktohen shkarkimet  e gazrave që vijnë nga ky trafik. Si rezultat në mjaft vende si në Francë, Gjermani, Angli, Itali, Spanjë, Kinë, e gjetkë po investohet në hekurudhë për të siguruar transport pasagjerësh dhe mallrash me shpejtësi të mëdha. Në takimet e fundit të G8 dhe G20 është nënvizuar nevoja për një mjedis më të pastër dhe janë marrë vendime konkrete sa i takon shkarkimit gazrave, mjedisit dhe shëndetit të njerëzve.

Edhe qeveria shqiptare ka detyrime që burojnë nga integrimi i vendit. Disa herë Komisioni Europian ka asistuar lidhur me nevojën e rehabilitimit të hekurudhës shqiptare dhe reformave që sjellin efektivitet, vetëfinancim në mënyrë që hekurudha të gjenerojë fitim. Është koha që edhe vendi ynë të ecë me hapat e vendeve të tjera në mënyrë që fjala integrim të marrë kuptimin që meriton.