Rritet akciza e duhanit, Ikonomi: “Prej 1 janarit, nga 90 në 110 lekë”

499
Sigal

TIRANE – Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, diskutohet projektligji i mallrave. Në fjalën e saj, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi, bëri të ditur se në bazë të këtij projektligji, akciza e cigareve do të ndryshojë nga 90 lekë, në 110 për paketë. 

Ikonomi nënvizoi se akciza e re do të futet në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndërsa nga ana e tij, deputeti socialist, Ervin Koçi, në cilësinë e relatorit të këtij projektligji, propozoi që akciza për duhanin të jetë në bazë të vlerës dhe jo fikse. Kjo pasi sipas Koçit, vendi ynë është i vetmi vend që akcizën e ka fiske dhe në këtë mënyrë sipas tij, favorizohen kompanitë e mëdha.

Sa i përket projektligjit në fjalë, deputeti socialist, tha se ndryshimet në ligj përcaktojnë që importuesit nuk mund të importojnë më shumë se 15% kundrejt muajit të mëparshëm, dhe kjo sipas Koçit për të shmangur abuzimet e krijimit të rezervave me qëllim shmangien e akcizave.