Prof. Sazan Guri: Censusi i radhës – thikë pas shpinë për Shqipërinë dhe shqiptarët

40
Sigal

Nga Prof. Ing. Av. Sazan Guri

Të gjithë po njihemi me dëshirën e Qeverisë shqiptare për të pajisur popullin me një panoramë për gjindjen e tij, për atë që bën, për atë që duhet bërë për të, për çka kombësie është dhe kujt i përket, duke ja lehtësuar këtë mundësi vetvetes me anë të një censusi, i cili nuk ka më shumë se 12 vjet që është ndërtuar njëherë. Dakord, vetë Censusi ka për qëllim të shërbejë për llogaritjen zyrtare të popullatës dhe për vlerësimin e pronave. Në pamje të parë duket se mirë i bëhet shoqërisë shqiptare që Qeveria di dhe njeh nevojat e saj, por nuk është këtu halli të dashur qytetarë dhe vetë censusi nuk kryhet për të zgjidhur hallet e shqiptarëve!

Fillimisht, Qeveria shqiptare pa asnjë studim real dhe pa asnjë nevojë të kërkuar kreu reformën teritoriale që shumëkush nga ne e kuptoi se u bë vetëm për qëllime elektorale. Si asnjë model tjetër, të paktën në këtë Ballkan ‘të shpifur‘‘, qeveria shqiptare shumëfishoi në hektarë territorin dikur fshat minoritar si Finiqi, duke e kthyer në Bashki. Pak vite më parë, ajo nxorri ligjin apo vendimin për pakicat kombëtare, duke na mbushur mendjen se në Shqipëri jetokan 9 lloje pakicash kombëtare që rreshtohen sipas gjasave të tyre në numëra sipas rradhës në tabelën 166 të këtij Censusi. Gjatë dekadave të fundit, me zell, madje plot zell, qeveria shqiptare, si askush rast në vendet e Ballkanit lejon shkolla në gjuhën greke, flamuj, tabela në gjuhën greke (fillimisht, në gjuhë të parë), për vendet që nuk janë shpallur ose nuk janë zona minoritare si Himara apo shumë fshatra tipikisht shqiptare, por vetëm se janë fshatra orthodoksë nën administrimin e një Bashkie të pakuptimtë minoritare – si ajo e Finiqit. Po gjatë dekadës së fundit, Qeveria shqiptare lejon e pranon si në kurth ‘sentencën‘ e parapëqlyer të politikave të fqinjit jugor – se jam ai që ndjehem dhe jo i atij që i përkas. Kësisoj, Qeveria shqiptare ka lejuar, me dashje apo pa dashje, që buka e gojës, hallet apo dertet e këtyre ‘minoritarëve‘ të varen nga shteti fqinj jugor. Kësisoj prap, Qeveria shqiptare ka ushqyer selfprofecinë – vetprofecinë e gatitur nga vetë këta ‘minoritarë‘, por më shumë nga vetë gjakprishurit dhe interesaxhinj shqiptarë se ne i përkasim një etnokulture tjetër, një tradite më të lart, një ideologjie supernjeriu e të lashtë, që duke e thënë shumë herë këtë të gënjeshtërt, tash e besojnë edhe vetë. Për mos të thënë se çfarë lejoi Qeveria, duke pranuar doktrinën se Butrinti – aty ku rrihej butë dhe banohej nga pellazgu dardan, dhe më pas nga epiroti çam, do të thirrej Buthrot për të na dëftyer se aty u ther një dem helen dhe ajo është e ndërtuar prej helenëve!? Për të mos thënë se çfarë lejon Qeveria edhe për Finiqin – kryeqytetin kaon (ata ka ana e jonit) të Epirit, duke e quajtur Foinike me ndikim helen, ku në të dyja këto qytyte kurrë s‘ka mbritur këmbe heleni apo greku më pas!? Për të mos thënë se çfarë lejon Qeveria edhe për kufijtë e detit, ku pa Parlament, pa Akademi të Shkencave, pa Presidencën e duhur, pa Komision qeveritar të miratuar nga Presidenti, pranon 12 miljet e deklarura më shpejt se sa ta aprovonte vetë Parlamenti grek dhe pranon matjet nga ishulli Othonoi, si edhe bie dakord të çojë çështjen në Hagë pa diskutime dhe pa konflikt!?

Të gjitha këto më sipër lejuan dhe sollën situatën ‘brilante‘ për fqinjin tonë jugor, duke kërkuar hapin e rradhës, dhe Qeveriu unë lëpirës karamelesh dhe i paskrupullt gënjehet dhe e pranon atë, pikërisht Censusin e rradhës. Dhe po t‘i vini re kësaj kollone si në figurën sipër, ti nuk pyetesh se ç‘kombësi ke sipas traditës, gjuhës, kulturës, zakoneve, dokeve, mbështetur në parimet bazë të përkatësisë etnike bazuar këto në  parimet e etnologut me famë botërore Andrea Smith. Por, ti pyetesh si ndjehesh, duke i lënë vend abuzimit për interesa ideologjike, utilitare bazuar në normat e një etnologu tjetër modern ku thot se gjuha, tradita, kultura janë në plan të dytë në krahasim me ndjenjat.

Ky parim po aplikohet sot në masë nga Ambasada greke me bekimin e qeverisë shqiptare, se e marrin pashaportën greke të gjitha ata që ndjehen, të gjitjhë ata që janë kail të shesin babanë dhe vatanë, të gjithë ata që pavarsisht nga ajo që gjyshi ka luftuar kundër ardhësve si pushtues e si plaçkitës të fqinjit jugur, me emrin Bekim apo Bashkim nga Progonati apo lab i Kucit, mjafton të thonë se emrin e kemi Bekimos apo Bashkimos dhe se ndjehem helenas dhe pashaporta jepet lehtas lehtas. Ndërkohë që vetë minoritarët të quajtur grekë nuk kanë pashaporta greke, sepse këta shteti grek i ka në tavë, duam apo s‘duam ne, ata vetë tingëllojnë helenas si peshqesh i bërë nga Kongresi i Londrës dhe paketa e Firences më 1914, ku 38 mijë shqiptarë të ardhur nga Athina më 1840, dhe ata të ardhur nga Anadolli si sarakaçanë apo karakaçanë u gdhinë minoritarë grek.

Dikur në luftën e dytë botërore, diku në Dibër e pyetën një plak të urtë se me kë të rreshtohemi – me inglizin bir, sepse është fuqi e madhe e na mbron dhe e kemi larg e territor s‘na kërkon. Ndërsa, ky census ndryshe nga plaku i urtë, rreh gjetkë të dashur shqiptarë, sepse KryeQeveriu ynë si një plak i djallëzuar kërkon të dijë dhe të vulosë më vonë numërin e e atyre që ndjehen dhe jo të atyre që janë. Kësisoj nga mënyra e llogaritur e popullsisë së Bashkisë Himarë dhe Finiq, nga shpërngulja deri në zgrib e të rinjve shqiptarë, nga numëri i të paktëve me moshë të thyer me shpirt shqiptar, nga vetë dembelizmi shqiptar që jetojnë jashtë për të marrë pjesë në këtë Census, nga ardhja ca me qejf e ca të detyruar nga shteti jugor fqinj për interesa meskine, për përfitime personale, që gjithmonë gjen në këto kushte, nga mënyra sesi po sulmohet Shqipëria sot, censusi në Bashkitë Himarë e Finiq dhe Konispol e Delvinë do të bëjë të mundur që këtë rradhë, popullsia e tyre do të numërojë jo më pak se 20 përqind, ç‘ka do të thotë se ata kanë të drejt të ngrejnë shkolla me ligj, flamuj e gjuhë të parë atë greke, libra shkollorë në gjuhë greke. Kaq iu duhet këtë fazë! Pastaj do të kemi një census tjetër pas dhjetë vjetësh.

Mos harroni se 20 vjet iu desh shtetit grek (1830-1850) pas revolucionit që me shkollat e hapura kudo në Arvaniti të gatiste bijtë e komandarëve arvanitas dhe t‘i kthente në gjakatarë e gjuajtës të gjakut të fesë tjetër – si atë çam musliman më 1855 kur iu drejtuan për herë të parë Epirit!? Edhe këtu me informacionat e teknikat e sotme do të duhen jo më shumë se dhjetë vjet për të arritur te pikësynimi që në Censusin tjetër këto dy Bashki të dalin mbi 50% në numër popullsie minoritare që d.t.th me të drejt shkëputje nga shteti shqiptar. E pastaj – rroftë Vorio Epiri, pa luftë, pa gjakderdhje, por me kal troje nga brenda Qeveriun apo Kryeqeveriun, përfshi edhe atë opoziun po deshët. Po aq kaltroje janë edhe europianët që butë butë i thonë Greqisë prit kur të themi ne, tamam si në fund të shekullit XIX, kur i thonte shtetit grek mos u nxito të sulmosh Epirin – kur të themi ne! Dhe fillimisht i dha Janinën më 1883, pastaj e sulmoi Janinën në 1913, pastaj organizoi Londrën, pikërisht për toka shqiptare jugore drejt Greqisë dhe për toka shqiptare veriore drejt Serbisë. Pastaj, organizuan traktatin e Firences, ku ngulën një gozhdë nastradini, por lufta e parë botëriore nuk e mundësoi, mbretëria nuk e njojti, diktatori nuk e pranoi dhe tani ‚sika – sika‘ (shq. çik e nga një çik), Europa bashkë me qeveriun e pashpirt shqiptar po ja siguron butë butë atë.

Ndaj të dashur vllezër e motra shqiptarë, nëse ju ka ngelur një pikë gjak shqiptari mos e pranoni këtë Census! Nëse ju ka ngelur një dhëmbshuri për atë ç‘ka ju lanë gjyshërit tuaj neveriteni këtë Census! Nëse ju ka mbetur një farë dinjiteti kombëtar, mos e pranoni kurrsesi këtë Census hileqar se është me kunjë dhe për kombin Shqiptar është plot zarar.