Prof. Dr. Zamira Çavo: E mira e parë e çdo populli është dinjiteti i tij

41

Ti si popull e ke “pushtetin” vetëm një ditë në disa vite, kur voton! Më tej, brënda këtij “pushteti populllor” që quhet demokraci, tek ne është krijuar një sistem oligarkik, i cili transferohet sa nga njëra anë në tjetrën. Kështu çdo katër vite popullit u krijohet iluzioni se ka në dorë qeverisjen, duke u rreshtuar sa majtas apo djathtas….

Sigal

Jetojmë në një sistem, që e quajmë demokraci. Pra një sistem ku pushteti duhet të jetë i popullit.

Sigurisht kjo qëndron teorikisht, por kur vjen puna për pushtetin e dinë të gjithë që ky “pushtet i popullit” është si dardha që e ka bishtin mbrapa. Ti si popull e ke “pushtetin” vetëm një ditë në disa vite, kur voton! Më tej, brënda këtij “pushteti populllor” që quhet demokraci, tek ne është krijuar një sistem oligarkik, i cili transferohet sa nga njëra anë në tjetrën. Kështu çdo katër vite popullit i krijohet iluzioni se ka në dorë qeverisjen, duke u rreshtuar sa majtas, apo djathtas.

Pyetjet që unë parashtroj kanë të bëjnë me :  

1) Sa vlen demokracia kur qytetarët nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë është e mirë për ta?

2) Çfarë vlen demokracia e rrjeteve sociale ku shprehen mllefet dhe jo arsyet e situatave?

3) Si mund të quhet demokraci kur për 34 vite vazhdojmë të ndryshojmë vetëm krahët nga vjen pushteti, por jo emrat?

4) Për 34 vjet në emër të demokracisë shqiptarët u vodhën e shoqëria u kriminalizua deri në qelizë, sa që sot kudo ku të vësh gishtin del qelb politik, moral, social e material!

5) Qeverisja aktuale është e zhytur në korrupsionin e sistemit oligarkik që ka krijuar i ka marrë frymën demokracisë. Pse ndodh që çdo aferë korruptive nuk na bën më përshtypje?

6) Pse e pranojmë si normale këtë zhvatje tonën të përditshme?

7) Pse bëjmë tifo në emër të demokracisë për Ramën kur një pjesë e konsiderueshme e kësaj qeverisje është zhytur në korrupsion të llahtarshëm?

Çdo demokraci është në krizë, kjo e jona është rrënim tërësor i vlerave tona morale, ekonomike, sociale. Pse ka ndodhur kështu? Sepse dinjitetin tonë e kemi shitur për një perde të bukur ideologjie që na ka vendosur para syve media e kapur nga korrupsioni e politika e korruptuar! Kur thashë se kudo ku ta vesh gishtin në sistemin tonë shtetëror del qelb, besoj e keni kuptuar se fajin nuk e ka gishti.

Po Opozita?

Sigurisht dhe Opozita aktuale ka hierarkinë e vet, e cila e ka zhvatur këtë popull për çdo mandat të pushtetit të saj. Ama njerëzit vazhdojnë të bëjnë tifo politike për emrat e përvetshëm, që ashtu si edhe emrat e përvetshëm të pozitës duhen dërguar pas hekurave ?! Si mund të bësh tifo për Berishën e anturazhin e tij, që është bërë supermilioner me zhvatjen e këtij populli?

Çfarë na qënka kjo demokraci pa kontrolle, pa dhënie llogarie, pa drejtësi, pa liri shtypi?

Dhe sërish flasim për demokraci.

Kjo që jetojmë nuk është thjesht krizë e demokracisë, sepse çdo demokraci është në krizë, kjo e jona është rrënim tërësor i vlerave tona morale, ekonomike, sociale. Pse ka ndodhur kështu? Sepse dinjitetin tonë e kemi shitur për një perde të bukur ideologjie që na ka vendosur para syve media e kapur nga korrupsioni e politika e korruptuar!

Pse ka ndodhur?

Sepse ne si popull nuk kemi kulturë politike të trashëguar, sepse ne nuk dimë të jetojmë në kolektivitet, sepse ne nuk dimë të bëhemi bashkë, sepse ne jemi mësuar të shkojmë pas emrave dhe jo pas programeve, sepse ne nuk e kemi njohur kurrë fuqinë tonë politike… sepse ne na pëlqen të na drejtojë “Ai” dhe jo të drejtojmë vetveten! Pse nuk habitem nga politika underground? Pse nuk më befason asnjë lloj marrveshje Rama – Berisha? Pse nuk më befason asnjë stërvitje, apo rrëshqitje e Metës? Pse? Sepse e di që nesër sërish si popull do rreshtohemi pas tyre edhe pse na trajtojnë si skllevër! Ama të paktën të mos na trajtojnë si budallenj. Politika nuk bëhet në rrjetet sociale, politika bëhet në realitet, nuk bëhet  me djegie e shkatërrime, po me pjesmarrje e kërkesë llogarie. Ne nuk jemi në gjendje t’i bëjmë këto të fundit. Ne dimë vetëm të bëjmë tifo e të rreshtohemi pas atyre që na kanë vënë zinzhirin në qafë! Dinjiteti i një populli në kushtet e demokracisë është më së pari edukim me parimet e demokracisë, me llogjikën për të kuptuar nevojën e të qënurit bashkë, me aftësinë për të vepruar e për të marrë pjesë jo si figurë, por si “pushtet”. Fatkeqësisht arsimin e kanë futur në gropë ashtu si dhe shëndetësinë etj. Kur thashë më sipër se kudo ku ta vesh gishtin në sistemin tonë shtetëror del qelb, besoj e keni kuptuar se fajin nuk e ka gishti.