Prof. Dr. Zamira Çavo: Duam një gjeneratë jo skllave e internetit por përdoruese e aftë e tij

– Së pari kjo gjeneratë që quhet gjenerata Alpha, është gjenerata që është e influencuar tërësisht nga teknologjia.

– Mendësitë tona, madje edhe të prindërve të tyre, janë shumë larg mënyrës me të cilën ata e shikojnë botën. Nuk mund në asnjë mënyrë të krahasohen fëmijëria jonë apo dhe fëmijëria e brezit të prindërve të tyre me këta fëmijë! Dhe ky është gabimi më i madh që bëhet. Ne e shikojmë sjelljen e tyre fjalët e tyre sipas këndvështrimit tonë.

Sigal

– Kjo gjeneratë ka një mënyrë të shprehurit sa fëminore aq edhe të mençur. Di cfarë do dhe është në gjëndje, për shkak dhe te teknologjisë, të jetë pragmatiste.

– Fëmijët e kësaj gjenerate kanë nevojë për vëmëndje, për kujdes nga prindërit, por dhe nga shkolla. Në të kundërtën nesër do kemi probleme të mëdha .

– Në vend që t’u bërtasin, ti nëncmojmë, ti konsiderojmë problematikë apo të mos i marrim në konsideratë për atë që thonë, mirë mundohemi t’i kuptojmë e t’i mbështesim, ndryshe mos ankohemi për të ardhmen!

– Këta fëmijë janë ata që nuk do të njohin jo vetëm sendet që kemi përdorur apo modelet tona të jetës , por dhe mjaft profesione që ekzistojnë sot. Pra është e pamencur tu kërkojmë të jenë si ne dikur.

– Duke qenë nën ndikimin e teknologjisë kanë nevojë për t’u orientuar drejtë. Dhe këtë duhet t’a bëjnë prindërit por edhe shkolla.

– Në mendimin tim modest , nëse duam një gjeneratë jo skllave e internetit por përdoruese e aftë e tij, nëse duam të shmangim dhunën qe vjen jo nga mosha por nga ndikimi i ekranit blu, atëhere shkolla duhet të ndryshojë, prindërit gjithashtu.