Prof. Dr. Qemal Lame: Serbia të ndryshojë politikën ndaj Kosovës

484
Sigal

Zhvillimet politike në Serbi dëshmojnë se vazhdohet e njejta politikë kolonialiste e kriminelt Sllobodan Millosheviç, kur kërkohet të reflektohet në përgjegjësitë e rënda për pushtimin, genocidin dhe asimilimin e shqiptarëve dhe të njohë pa kushte pavarësinë e sovranitetin e Kosovës. Për shqiptarët nuk është e çuditëshme që në 28 tetor në tekstin e betimit të qeverisë së re serbe, të kryesuar nga Ana Bernabiç, deklarohet se qeveria betohet se do të ruajë me përkushtim Kosovën si pjesë e Serbisë. Të njejtin betim anti Kosovë bëri edhe presidenti serb Vuçiç, kur u zgjodh president në 2017. Qeveria e re serbe e bëri këtë betim kolonialist për aneksimin e Kosovës pas rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel me ndërmjetësimin e BE dhe një ditë para raundit të ri të bisedimeve në Bruksel në 29 tetor.

Kosova do të ishte e arësyeshme dhe e justifikuar që në shenjë proteste kërkohej të anullohej edhe takimi për bisedime, i datës 29 tetor 2020, në Bruksel. Megjithatë, më mirë të bisedohet sesa të shfrytëzohen rastet për kundërvënie që ndikojnë në zvarritjen e bisedimeve.

Qeveria e Kosovës është e domosdoshme të protestojë me notë zyrtare në Qeverinë e Serbisë për këtë veprim agresiv ndaj pavarësisë dhe sovraniteti shtetëror.

Është rasti që të protestohet edhe në Këshillin e Sigurimit, në OKB. Para disa ditëve u zhvillua analiza tremujore, sipas Rezolutës 1244, ku u kërkua reflektim për realitetin në Kosovë, ndërsa Serbia demonstron përsëri politikën neokolonialiste të saj, ju kundërvihet përpjekieve për normalizimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjes së krizës politike.

 

Është e domosdoshme që të protestohet zyrtarisht në Bruksel e në Vashington, në Berlin, Paris, Londër dhe qeveritë e tjera partnere evropiane nga Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Kosovës, për këtë qëndrim të rrezikshëm të Serbisë në raport me sovranitetin e Kosovës dhe marrëveshjen përfundimtare që diskutohet prej më shumë se shtatë vjetësh dhe nuk ka perspektivë përfundimi pikërisht për shkak të politikës neokolonialiste serbe.

Është rasti që të protestohet me forcë në BE për qëndrimet e përsëritura me kokëfortësi dhe në kundërvënie të politikës europiane e asj euroatllantike. Politika e BE dhe ndërmjetësi i pasaçëm, Lajçak, nuk reagojnë, heshin dhe fatkqeësisht mbajnë qëndrime të papranueshme proserbe në qëndrimet ndaj Kosovës dhe kushteve ultimative të Serbisë për marrëveshjen përfundimtare. Duke analizuar me kujdes gjendjen e bisedimeve për marrëvshjen, natyrshëm evidentohet se kërkesat e Beogradit faktikisht mbivlerësohen edhe kur vihet në diskutim gjendja reale politike dhe sovraniteti i Kosovës. Kërkohen lëshime të tjera nga politikanët e lartë dhe institucionet përfaqësuese edhe në kundërshtim me Kushtetutën, duke këshilluar ndryshimet kushtetuese ma pasoja të rënda për shtetin. U kërkua qartë ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës për të ligjëruar imponimin e politikës serbe për Asociacionin, pushtetin me kompetenca vendore të Bashkësisë së Komunave Serbe – zajdenicës – famëkeqe që paralizon pushtetin qëndroa dhe shkakton efektivisht bosnjakëzimin, sip po vuan Bosnja e Hercegovina nga kundërvia e Republikës Skrëpska që bën politikën e Serbisë. Kjo kërkesë u shtrua kur dihet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e vlerësoi antikushtetues Marrëveshjen për Asociacionin. Nënvleftësues është edhe fakti që kërkohet ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, për të plotësuar kërkesën këmëngulse të Beogradit, pa u kërkuar më parë ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë ku në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe të realitetit të administrimit ndërkombëtar, në vitin 2006, u përfshi Kosova si njësi administrative. Gabimi i ndërmejtësit të posaçëm, Lajçak, më 15.10.2020, u justifikua si keqinterpretim, më 17.10.2020, me deklarimin e zëdhënësit të Përfaqësuesit për Politikën e Jashtëme, Petër Stano, se “Ndryshimi i Kushtetutës vlen edhe për Serbinë”.

Bashkimi Europian shpresohet si autoriteti që do të realizojë ndërmjetësimin për marrëveshjen përfundimtare politike midis Kosovës e Serbisë. Kjo është detyrë edhe më delikate në krahasim me marërveshjen ekonomike e politike të 4 shtatorit 2020, në Vashington, në praninë e Presidentit Trump. Partnerët tanë startegjikë janë të ndërgjegjshëm se kjo ndërmarrje është shumë e vështirë për shkak se kërkohet ndihma e Rusisë e Kinës dhe ndryshimi i politikës serbe. Për këto arësye, kërkohet unifikim i qëndrimit të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Nga BE është e domosdoshme të krijohen kushtet që të respektohet barazia në bisedime midis Kosovës e Serbisë. Për këtë qëllim, nevojiten në radhë të parë, të vlerësohet fakti se Serbia nuk ndryshon politikën ndaj Kosovës. Nuk mund të arrihet marrëveshje në kushtet që Presidneti, Qeveria dhe Kuvendi i Serbisë deklarojnë me forcë zyrtarisht se nuk do të hqin dorë nga Kosova. Pandaj, kërkohet bindje për ndryshimin e politikës së vjetër serbe. Është e domosdoshme panashmëria e politikës evropiane për zgjidhje politike të drejtë të kërkesave të ligjshme e në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të palëve për marrëveshje pa zvarritje. Në radhë të dytë, është e domosdoshëme  përkushtimi konkret i Përfaqësuesit të Lartë për Politikën e Jashtëme, si dhe ndërmjetësit të posaçëm për të mos u zvarritur marrëveshja midis politikanëve përfaqësues të Kosovës e të Serbisë, ndryshimi i Kushtetutës së Serbisë për heqien e Kosovës nga teksti i saj, njohja e të drejtave e lirive të shqiptarëve në trojet e tyre në Serbi, me të njejtat standarte që kanë në Kushtetutë dhe gëzojnë praktikisht serbët në Kosovë. Kuptohet se me bisedimet nuk mund të koregjohet e gjithë historia, por të mos hapen plagë të reja për shqiptarët. Në radhë të tretë, Serbia të qartësojë orientimin e saj. Serbia ka kryer reformat e kërkuara dhe pret hapjen e bisedimeve për anatarësim në BE dhe njëkohësisht vepron kundër interesave të evropiane dhe euroatllantike. Pretendohet për neutralitet ushtarak dhe distancim nga paktet ushtarake, ndërsa praktikisht po shtohet prania ushtarake ruse në Serbi. Javën e kaluar, në ditën që u zhvillua analiza në Këshillin e Sigurimit, Serbia njoftoi hapjen e Zyrës së Misionit Ushtarak të Rusisë me arsyetimin e marërveshjes midis Putin dhe Vuçiç për kontrollin e armatimit të blerë nga Rusia. Faktikisht zgjerohet e përforcohet ndikimi rus në Serbi dhe në Ballkan. Ky është praktikisht problemi më kyesor që kushtëzon marërdhëniet e BE me Serbinë dhe Rusinë. Interesat e ndryshme, ndikojnë edhe në pengimin e arritjes së marërveshjes me Kosovën.

Shqipëria dhe Kosona kanë lidhje speciale me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ato janë tradicionale dhe i ka dëshmuar historia e marrëdhënieve miqësore. Kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, edhe në kushtet e integrimit europian. Njëkohësisht, të mbajmë në qendër të vëmëndjes nevojën se si vend europian kërkohet të forcojmë lidhjet e bashkëpunimin për reformat me Bashkimin Evropian ku duam të anëtarësohemi. Edhe politikanët europianë është e domosdoshme të jenë më këmëngulës për plotësimin e detyrimeve për integrimin më të shpejtë të Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor. Të shpejtohet miratmi i lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës. Është e pajustikuar zvarritja, megjithse janë plotësuar kriteret dhe kërkesat, duke u dëmtuar edhe interesat kombëtare me Marërveshjee për Kufirin me Malin e Zi, duke i dhuruar 8200 hektarë tokë.

Është e domosdoshme që me partnerët startegjikë të flitet me zë të fortë, të protestohet dhe të mbrohen interesat e ligjshme shtetërore të Kosovës, të respektohen marrëveshjet e arritura.

Partitë politike kërkohet të dëshmojnë marrëveshje të gjerë për problemet e brendshme e të jashtëme, të ruajnë stabilitetin politik, si dhe të mos vazhdojnë me aq pasion luftën politike për pushtet dhe kolltuqet e kreut të shteti, Presidentit, Qeverisë, Kuvendit etj.

Edhe Shqipëria të dëshmojë interesim dhe të reagojë ndaj Qeverisë së Serbisë që nënvleftëson sovranitetin e Kosovës. Marrëdhëniet e mira me Beogradin kërkohet të kalojnë nëpërmjet Prishtinës dhe në mbrojtje të interesave mbarëkombëtare shqiptare.