“Merrni shembull nga Liga Profesioniste e Futbollit”, naftëtarët “gozhdojnë” Ramën: Ngatërron kekun me byrekun

59

Një naftëtar i është përgjigjur Ramës nga Ballshi për grevën pasi kryeministri dje u bëri thirrje që të marrin shembull nga Liga Profesioniste e Futbollit që i dha fund bojkotit të kampionatit.

Naftëtari me ironi i ka bërë thirrje Ramës mos ngatërrojë “kekun me byrekun” duke theksuar se në futboll nuk kishte protestë, por bojkot, dhe atë e bënin presidentët për hesapet e tyre dhe jo futbollistët që janë punonjës si naftëtarët.

Ai shton se kuptuar nga fjala e djeshme në Kuvend, Rama nuk është në dijeni të problemeve.

Gjithsesi naftëtari deklaroi se punonjësit e uzinës së Ballshit nuk janë në grevë për lëmoshë, por vetëm për lekët e tyre dhe nuk u intereson më nëse do vijë apo jo kompani tjetër për të marrë rafinerinë.

“Nga ajo që ka dhënë kryeministri dje në Kuvend, dhe për t’i kthyer një përgjigje se mesa kuptova unë ai nuk është në dijeni të problemeve të naftëtarëve.

Ne nuk jemi për lëmoshë këtu. Ato gratë nuk janë për lëmoshë, të nxjerrë rrogat tona. Jo t’i nxjerrë qeveria, mendojmë se kemi shtet ligjor. Unë sot i bëj thirrje kryeministrit që nëse nuk është i informuar për kërkesat tona, dua një vendim gjyqi të cilën e kemi këtu. E kemi fituar në 11.9.2017. Për këtë i them kryeministrit ku është drejtësia.

Mos të na ngatërrojë kauzën tonë me ligën e futbollit. Futbolli sot në protestë, nuk ishin protestë, po bojkot. Nuk ishin sportistët, por presidentët që duan sipas ligjit hesapet e tyre. Ta dijë se nuk kemi dalë këtu për t’i kërkuar uljen e akcizës apo zerimin e borxheve.

Kemi dalë se jemi pa bukë, pa bukë. Po kërkojmë lekët e gjakut tim që i kam fituar me gjyq. Nuk dua lëmoshë. A ka drejtësi këtu?

E dyta, kjo grua që ndodhet në grevë urie motra jonë është vizituar. Ka marrë një qese me ilaçe. Pret të drejtën, t’i hidhen pagat, se kushtojnë ilaçet.

Do vijë kompani a nuk do vijë, s’na intereson. Duam lekët me gjyq. Dhe njëherë, mos ngatërro kekun me byrekun. S’kemi lidhje me futbollin, kemi lidhje me familjet. Nëse je i paaftë dhe drejtësia nuk vepron, atëherë dil dhe thuaj po nuk më takon.

Ne nuk duam t’ia dimë për parti. Nuk duam. Rrojnë a nuk rrojnë. Nuk po formojmë parti këtu. ”– tha naftëtari.