Prof.Dr.Enver Bytyçi: Qindra shqiptarë udhëtuan drejt New Jersey për ‘Foltoren’ e PD

297
Sigal

Nga Prof.Dr.Enver Bytyçi

Sot u zhvillua foltorja e New Jersey ne SHBA! Qindra shqiptare udhetuan me qindra kilometra per te bashkebiseduar me liderin historik te Partise Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishen. Gjithcka ishte nje mrekulli! Cdo kush qe foli dha nje mesazh!

Por enigma lidhet me dicka tjeter: Si mundet qe nje njeri ne moshen e Sali Berishes, pa pushtet, pa asnje mundesi per t’u imponuar me mjete tjera, vec moralit politik, arrin dhe mobilizon kaq shume energji shqiptaresh jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne diaspore, konkretisht ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes?!

Politologet, filozofet, sociologet do te kene ne kete rast nje laborator me te cilin do te mundin te nxjerrin perfundime te cuditshme! Por une mund te them se Berisha eshte i dyti lider i shqiptareve qe imponohet ne betejat e tij politike me moralin dhe integritetin e tij.

Para Doktor Berishes ishte presidenti historik i Kosoves, Ibrahim Rugova, ai qe ne vitet 1990 iu imponua me autoritetin dhe integritetin e tij moral e politik, pa ushtri, pa polici, pa gjykata, jo vetem qytetareve te vendit te tij, por edhe nderkombetareve dhe madje vete Serbise!

Rugova e homogjenizoi per gati nje dekade Kosoven dhe tani Berisha po homogjenizon fillimisht Partine Demokratike te Shqiperise! Keta dy shembuj deshmojne se cfare mund te prodhoje nje politikan qe krijon nje marredhenie te besueshme me qytetaret! Keta dy shembuj, ky i Berishes dhe ai i Rugoves, na mesojne dhe na japin mesazhin se politika nuk eshte dhune, por eshte angazhim, eshte fryme dhe shprese! Rasti Berisha dhe rasti i Rugoves na bejne me dije se popujt kane nevoje per lidere qe bejne drejtesi, qe sillen me drejtesi, qe krijojne barazi e shprese ne qellime, objektiva dhe vizione!

Mos u lodhni kot! Dhuna, gazi lot-sjelles, terrori shteteror, cdo gje qe buron nga arroganca deshton dhe thyejne qafen kur perballen me dinjitetin dhe integritetin njerezor e moral te politikaneve me zemer dhe me energji te pamata!