Meta uron shqiptarët për festën e Shën Kollit: Traditat na bashkojnë gjithmonë!

234
Sigal

Me rastin e festës së Shën Kollit, edhe në presidencë janë ndezur dritat e festave.

Presidenti Ilir Meta ka ndarë foto nga zyra e tij duke uruar shqiptarët për paqe dhe shëndet.

“Në vigjilje të Festës së Shën Kollit, që përkon edhe me zbukurimin e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, uroj nga zemra mbarësi, gëzime, paqe dhe shëndet në çdo familje shqiptare.

Traditat na bashkojnë gjithmonë!”, ka shkruar presidenti Ilir Meta krahas fotos.