Prof.Dr.Defrim Shkupi/Fundi i botës sot?

620
Sigal

Profeti iu përgjigj: “Kur t’i jepet detyra atij që nuk është i aftë, prite Kiametin. Shenjat e mëdha të Kiametit janë dukuritë pas të cilave do të ndodhë ai. Ato do të pasojnë njëra-tjetrën, ashtu si rruazat kur u këputet peri.

 Xhebraili pyeti të Dërguarin e Allahut për Kiametin. Pejgamberi i tha: Ai që pyet nuk di më shumë se Ai që pyetet. Atëherë Xhebraili i tha: Më trego për shenjat e tij.

Profeti foli:“Kur skllavja të lind zotërinë e vet dhe kur këmbëzbathurit, të zhveshurit, më të varfrit, barinjtë e deleve, të hahen kush e kush të ngrejë ndërtesa sa më të larta”.

Përnjëherë kalova në rivistë të gjithë burrat e pushtetshëm dhe shyqyr Zotit nuk ka asnjë që të ketë lindur nga një skllave. Po duhet ndalur për Shqipërinë. Në aspektin e ndërtimeve janë ngritur shumë të zhveshur, këmbëzbathur të djeshëm që kanë arritur të ngrenë ndërtesa të shumta, njëra më e lartë se tjetra.

Kur një burrë e pyeti Pejgamberin: kur do të bëhet Kiameti? Ai iu përgjigj: “Nëse humb Amaneti, atëherë prite Kiametin”.

Burri e pyeti përsëri: Po si është humbja e Amanetit?

Profeti iu përgjigj: “Kur t’i jepet detyra atij që nuk është i aftë, prite Kiametin. Shenjat e mëdha të Kiametit janë dukuritë pas të cilave do të ndodhë ai. Ato do të pasojnë njëra-tjetrën, ashtu si rruazat kur u këputet peri.

Përsëri kalova në rivistë situatën nëpër Botë dhe në Shqipëri. Në rastin e shumë vendeve të zhvilluara janë vënë në krye njerëzit më të aftë, më të përkushtuar për vendin e tyre, ndërsa në vendin tim shikoj me dhimbje, pushtetet e uzurpuara nga njerëzit më të paaftë, më të korruptuar që vjedhin dhe shpërdorojnë pasuritë kombëtare, nuk shikojnë mjerimin e mbarë popullit, ndërsa për veten e tyre janë pasuruar në mënyrë mizore duke ia kaluar dhe sheikëve. Po vazhdoi kështu Shqipëria do të bëhet Porta kryesore e Kiametit, prandaj populli duhet të marrë në dorë fatin e vet. Të lidhet me një alternativë që është për Kombin, për ngritjen e nivelit të jetesës, për dënimin e të gjithë banditëve të çdo krahu që ka bastisur të mirat e këtij vendi.

Duhet Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shmangin miopinë. Të shikojnë më qartë gjendjen në Shqipëri se po përkrahin klanet më të ndyra që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Duhet të marrin në konsideratë që nëse do të ndodhë Kiameti, ai do të nis nga Shqipëria. Duhet që mediat e shkruara dhe televizive të mos u japin hapësirë bastardëve dhe atyre që u bëjnë fresk pushtetarëve. Po duhet të marrin iniciativën dhe të ecin në gjurmët e rilindësve tanë: Naim Frashërit, Sami Frashërit, Faik Konicës, Fan Nolit etj.

Të vjen shumë ligsht kur dëgjon një tip katundar nga Labinoti, i ftuar përgjithësisht nga shumë studio kryesore të flas si t’i dojë qejfi në favor të Dallkaukëve dhe banditëve qeveritarë. Ky tip nuk qaset fare as nga Elbasani, ku qëndrojnë krenare kalatë familjare të Bejtjave, Domëve, Paparistove, Popave, Budave etj., që i kanë dhënë dritë të gjithë kulturës dhe arsimit shqiptar. Perëndia thotë: Ruajuni që tu ruaj. Pra populli vetë duhet të jetë vigjilent dhe të luftojë për të drejtat e veta se kështu shmang dhe Kiametin.

Shtatë opsionet e mbarimit të Botes:

Opsioni 1- Mbarimi i Kalendarit te Majave

Majat janë konsideruar si një racë tepër inteligjente, që ka të ngjarë të kenë pasur teknologji tepër të avancuara, të pakapshme ende nga njerëzit e sotëm. Ata kanë kalkuluar vitin hënor 329.53 ditë me një gabim 34 sekonda. Lidhur me Kalendarin Maja, Fisi i Majave që jetojnë në Guatemale kanë deklaruar se janë tërësisht interpretime të gabuara, dhe të keqpërdorura profecitë e vjetra të të parëve të tyre dhe se nuk do të ketë fund të Botës. Përfundimi i Kalendarit të Majave, bën që të rinisë një periudhë e re sikurse janë dhe kalendarët e tjerë dhe nuk duhet të lidhet me fundin e botes.

Opsioni 2- Shtrëngatat Diellore

Shkencëtarët kanë zbuluar se Dielli kohët e fundit ka rritur energjinë e radiacionit në nivele shumë më të mëdha se disa vite më parë. Ky vit që jemi përkon me mbarimin e ciklit 11 vjeçar të Diellit duke u shoqëruar me një intensitet shumë më të lartë rrezatimi që, mendohet se mund të sjellë komplikacione. Nga prononcimet e fundit të shkencëtarëve, del se do të kemi vetëm një solstic të zakonshëm të Dhjetorit.

Opsioni 3- Goditja Atomike Europiane

Shkencëtarët europianë janë duke finalizuar ndërtimin e akseleratorit më të madh në botë. Ky mega-projekt ka ngjallur debate të shumta në rrethet shkencore, që e kundërshtojnë këtë lloj projekti duke argumentuar pasoja dëmprurëse në shkallë planetare. Eksperimenti i parë është menduar pikërisht në këtë fund vit.

Opsioni 4– Sipas Shkrimeve fetare

Shumë shkrime fetare kanë dhënë shenja dhe parashikime (Bibla, Libri Kinez i Ndryshimeve, si dhe shkrime të Hinduve)

Opsioni 5- Vullkani më i fuqishëm në botë

Vullkani më i madh në botë gjendet poshtë “Yellou Stone National Park” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i famshëm për burimet termale dhe gejzerin e tij “Old Faithful”. Sipas ekspertëve, ky vullkan ka një model shpërthimi që kombinon afërsisht në 1 herë në 650.000 vjet, që përafron pikërisht me vitin që jemi. Mendohet se një shpërthim i tij do të ishte një katastrofë e madhe për të gjithë planetin.

Opsioni 6- Fizikanët

Fizikanë të Universitetit të Berkeley në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që punojnë me kompjuter të teknologjisë më të lartë, kanë kalkuluar se në rast se ndodh një katastrofë globale, asnjë qenie e gjallë nuk do të mbijetojë.

Opsioni 7- Zhvendosja Polare

Është e njohur që fusha magnetike që rrethon Tokën, na mbron nga rrezatimi diellor. Gjithashtu njihet që polet magnetike(veri dhe jug) kanë zakonin e ndërrimit të vendeve çdo 750.000 vjet. Në këtë ndërrim vendesh krijohet një boshllëk mbrojtje për 100vjet, dhe në këtë kuadër mungesa e mbrojtjes nga rrezatimi mbaron gjithçka brenda një sekondi. Në fakt nga të dhënat e fundit rezulton se duhen ende 5.000 vjet që të përmbushet cikli i ndërrimit të poleve. Sipas gjasave nuk do të ndodhë asgjë e veçante në 21 Dhjetor. Po duhet të kihet parasysh se Toka jonë është një Planet në zhvillim dhe në cikle te caktuara pëson ndryshimet përkatëse, që ndikojnë në ndryshimet klimatike si dhe në ngritjet dhe uljet e nivelit të Oqeanit Paqësor. Para 12.000 vjetësh Amerika e Veriut, Kanadaja, Europa veriore dhe Rusia veriore kanë qenë të mbuluar nga akullnaja. Si rrjedhim, niveli i Oqeanit Botëror ishte shumë i ulët. Deti Adriatik ishte shumë i ngushtë sa mund të shkoje me not në Itali. Po pas 7.000 vjetësh (5.000 vjet më parë) ndodhi ngrohje globale dhe e gjithë ultësira shqiptare u mbulua nga uji i detit (Durrësi, Vlora, Lezha ishin të përmbytura).

Aktualisht ultësira shqiptare është e ngritur, po përsëri pritet të ndodhë rritja e nivelit të Oqeanit botëror, që do të pasohet dhe pushtimi i tokave bregdetare nga uji. Po sot me mundësitë që ka shoqëria njerëzore, mund të mbrojmë territoret tona, natyrisht me një kosto të konsiderueshme investimesh.