Prof. Assoc. Dr. Elizabeta Susaj: Raporti me energjinë hidrike në Shqipëri

406
Sigal

Historikisht, gjenerimi i energjisë elektrike është përmbushur pothuajse ekskluzivisht nga hidrocentralet.

Furnizimi kryesor i energjisë në Shqipëri dominohet nga nafta, hidrocentralet dhe energjia elektrike e importuar. Importet e nënprodukteve të naftës, energjia elektrike, gazi natyror dhe një sasi e vogël e qymyrit përbëjnë mbi 56% të konsumit të energjisë primare. Sektori i transportit konsumon sasinë më të madhe të energjisë (37.8%) i ndjekur nga sektori rezidencial (25.3%) dhe sektori i industrisë (19.5%), dhe tri lëndët djegëse më të rëndësishme të energjisë janë produktet e naftës, energjia elektrike dhe drutë e zjarrit (KM, 2018).

Historikisht, gjenerimi i energjisë elektrike është përmbushur pothuajse ekskluzivisht nga hidrocentralet, me një kapacitet total të instaluar prej 2011 MW në fund të vitit 2016. Vendi ka shfrytëzuar afro 50% të potencialit të vet hidroenergjetik dhe zgjerimi i ardhshëm i kapacitetit hidroenergjetik është i mundur kryesisht përgjatë lumenjve Drin, Mat, Devolli dhe Bistrica. Kapacitetet hidrike janë burimet natyrore të rinovueshme më të rëndësishme të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë (KM, 2018).

I vetmi termocentral, TEC-i i Vlorës, nuk është ende funksional dhe transformimi i tij me gaz natyror është parashikuar të ndodhë pas ndërtimit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

Shqipëria është ndër vendet që është bërë pjesë e direktivës së Bashkimit Europian, përsa i përket energjive të rinovueshme dhe efiçencës së energjisë. Objektivi që duhet të arrijë Shqipëria për konsumin bruto të energjisë deri në vitin 2020 është 38% nga energjia e rinovueshme. Që nga Samiti i Johanesburg (2002) deri në atë të Rio-s (2012), OKB ka promovuar vazhdimisht zhvillimin e energjive të rinovueshme miqësore me mjedisin, ku hidroenergjia zë rolin kryesor për të arritur objektivat e vendosura. Rrjedhimisht, qeverive iu kërkohet që të mbrojnë burimet ujore dhe të promovojnë në nivel global, rajonal dhe kombëtar zhvillimin e energjive të rinovueshme (REC Albania, 2015).

Në Shqipëri, ky angazhim i vendit është i bazuar dhe në gjeografinë fizike të vendit i pasur me burime të shumta ujore me një sasi vjetore prej 8,700 m3 ujë/ banorë në vit. Vendi ka 6 basene lumore me një rrjet hidrografik me gjatësi prej 49,027 km me sipërfaqe ujëmbledhëse prej 43 306 km2 (Pano et al., 2015). Ky rrjet lumor ka një prurje mesatare prej Qo = 1,308 m3/s, 250 liqene dhe rreth 1000 rezervuarë me kapacitet ujëmbledhës prej 5.6 miliardë m3 me qëllim vaditjen, parandalimin e katastrofave dhe prodhimin e energjisë. (Pano et al., 2015).

Shqipëria duhet të zbatojë tre direktivat evropiane të rëndësishme, tashmë të miratuara që rregullojnë koncensionet për hidrocentrale në vend: Direktiva për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, Direktivën mbi përgjegjësinë mjedisore, parandalimin dhe riparimin e dëmeve mbi mjedisin, dhe Direktivën Kuadër për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore (REC Albania, 2015).

Shqipëria, si një vend me klimë mesdhetare, karakterizohet nga një potencial i konsiderueshëm për energjinë diellore, për energjinë e erës, për energjinë gjeotermike, hidroenergjinë dhe energjinë e biomasës. Projekte të ndryshme të energjisë mund të zbatohen në zona të ndryshme, sipas karakteristikave specifike të tyre. Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri, bazohet kryesisht në potencialet hidrike, të cilat sigurojnë 97% të fuqisë së përgjithshme të instaluar në vend. Megjithatë, sasia e energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet ka luhatje të mëdha në sasi, kur niveli i reshjeve të shiut dhe dëborës dhe, për pasojë, niveli i ujit në lumenj është i ulët. Për këtë arsye, sistemi i deritanishëm i gjenerimit të energjisë elektrike nuk është i qëndrueshëm dhe vendi detyrohet të importojë energji elektrike nga shtetet fqinjë në sasi të konsiderueshme. Gjithashtu, disa studime tregojnë se vartësia ndaj burimeve hidrike, në planin afatgjatë e bën Shqipërinë shumë të brishtë ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike siç mund të jenë, për shembull, thatësirat e zgjatura. Për më tepër, sistemi elektrik shqiptar vuan nga humbjet e mëdha në rrjetin e shpërndarjes dhe transmetimit, të cilat arrijnë vlera mbi 30%. Pra, në përgjithësi, mund të thuhet se sistemi elektrik në vend nuk është i qëndrueshëm dhe në terma afatgjatë rrezikohet nga ngjarje madhore si ndryshimet klimatike. Le ta ilustrojmë me një shembull:

Gjatë vitit 2019, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike nga burimet hidrike (hidrocentralet publike, private dhe koncesionare) ishte 5.208 GWh krahasuar me 8.552 GWh energji të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar një ulje të prodhimit me 39.1% . Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 5.208 GWh nga 8.552 GWh energji të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar një ulje të prodhimit me 39.1 %. Këta kushte çuan në rritjen e importit të energjisë elektrike me 3.177 GWh nga 1.772 GWh (2018), ndërsa eksporti rezultoi u ul në 770 GWh nga 2.685 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Energjia diellore

Energjia diellore në vendin tonë shfrytëzohet kryesisht për prodhimin e ujit të ngrohtë dhe fare pak për prodhim energjie elektrike. Ajo shfrytëzohet kryesisht në shtëpitë e veçuara si dhe në hotele, pranë zonave bregdetare. Potenciali teorik për shfrytëzimin e energjisë diellore shkon nga 1200 kWh/m2 në pjesën verilindore deri në mbi 1600 k

Energjia e erës

Që nga maji i vitit 2017, energjia e erës zë rreth 8% të energjisë elektrike të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, më shumë se çdo burim tjetër i rinovueshëm. Gati 58,000 turbina ere prodhojnë energji në të gjithë vendin. Këta mullinj masivë me erë – me lartësi deri në 24 metra – kapin energjinë e erës dhe e shndërrojnë atë në energji elektrike të lirë që njerëzit të mund ta përdorin në familje për ndriçim, kondicionim, ngrohje uji, etj.

Energjia kinetike e erës është proporcionale me shpejtësinë e erës, ndërsa fuqia e centralit me erë është proporcionale me sipërfaqen e fletëve të turbinës dhe shpejtësinë e erës në fuqi të tretë. Kjo fuqi e prodhuar nga era, vlen për shpejtësinë më të madhe se shpejtësia minimale (4m/s) dhe më e vogël se shpejtësia për të cilën fitohet fuqia nominale turbinë/gjenerator (12m/s). Turbina me erë bën shndërrimin e energjisë kinetike të erës në energji mekanike. Kështu, turbinat me erë vihen në lëvizje nga energjia kinetike e erës në një helikë të përbërë nga dy ose mëshumë fletë, të lidhura mekanikisht me gjeneratorin elektrik. Wh/m2 në zonën e Myzeqesë. Nga një vlerësim i ditëve me diell rezulton, se Shqipëria ka një mesatare të orëve me diell në të gjithë vendin me mesatarisht mbi 300 ditë ose mbi 2400 orë me diell në vit, kurse, në zonën e Fierit, janë regjistruar dhe rreth 2815 orë/vit me diell.