Prof. Asoc. Jorgji Hanxhari: Zoti Kryeministër, kur nuk di hesht se turpëron veten dhe inteligjencën!

447
Sigal

-Uzinat e Përpunimit të naftës në Fier, Kuçovë, Cërrik dhe Ballsh, përpunonin mbi 1 milion ton naftë
– I them zotit Kryeministër, se në këto uzina prodhohej naftë motorrash Diesel, benzinë, squfur, vajra lubrifikante, mazut, bitum
– Nuk është aspak e vërtetë, që nga nafta shqiptare nuk mund të prodhohet naftë Diesel dhe benzinë
– Juve (qeveritë e pas 1990) ia u falët apo ja u shitët vendburimet e naftës kompanive të huaja private abuzuese dhe privateve shqiptare, pa asnjë përvojë në këtë fushë
-Aktualisht shteti shqiptar merr vetëm 3 përqind të fitimeve nga nafta, pra merr ca “thërrime” që i hedhin oligarkët
– Gabimi fatal i qeverisë suaj është shitja për skrap e Uzinës së Përpunimit në Ballsh
-Zoti Rama mos trego përralla për fëmijë pasi specialsitët flasin me shifra jo me ëndrra
– Injoranca nuk i falet një Kryeministri, i cili mban këshilltarë, që nuk dinë asgjë në këtë fushë që po fut botën në luftë
– Gënjeshtra juaj është e dënueshme edhe moralisht!
– Zoti Kryeministër, nuk ka dashur kurrë që të merret me problemet e naftës dhe të naftëtarëve

Sapo dëgjova fjalën e Kryeministrit, i cili filloi të flasë paralelisht me protestuesit para Kryeministrisë dhe t’ju them të drejtën, u shtanga dhe njëkohësisht u revoltova, kur dëgjova nga goja e tij, ndër të tjera, se:

“Ne nuk kemi naftë, që mund të prodhojë naftë Diesel dhe benzinë, mbasi nafta jonë është e trashë dhe nuk mund të kthehet veçse në bitum”!

Ky pohim nuk mund të jetë tjetër, përveçse gënjeshtër e madhe, mbasi nga nafta e vendit tonë, derisa pa u shkatërruar Uzinat e Përpunimit të naftës në Fier, Kuçovë, Cërrik dhe se fundi kurora e tye, Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, përpunohej mbi 1 milion ton naftë dhe teprica eksportohej si naftë bruto nga shteti (deri në vitet kur nafta administrohej nga shteti)!

Dhe i them zotit Kryeministër, se në këto uzina prodhohej gazoil (ose naftë motorrash Diesel), benzinë, squfur, vajra lubrifikante, mazut, bitum, etj dhe nuk është aspak e vërtetë, që nga nafta shqiptare nuk mund të prodhohet naftë Diesel dhe benzinë, mbasi kjo është një gënjeshtër e madhe!

E vërteta lakuriq është se juve (qeveritë e pas 1990) ia u falët apo ja u shitët vendburimet e naftës kompanive të huaja private abuzuese dhe privatëve shqiptare, pa asnjë përvojë në këtë fushë, në masën 100 përqind, ndaj juve nuk ushtroni asnjë kontroll në veprimtarinë e tyre sot! Ndaj, shteti shqiptar, përfiton vetëm rentën minerare, që sipas konkluzioneve të Kontrollit të Shtetit, merr vetëm 3 përqind të fitimeve të tyre, pra merr ca “thërrime” që i hedhin oligarkët e naftës!

Gabimi tjetër fatal i qeverive të pas 1990 është shkatërrimi i uzinave të përpunimit të naftës, madje mund të themi se është një veprim kriminal, mbasi i hoqët mundësinë e përpunimit të naftës që nxirret në vend! Me veprimet, që shoqëruan vitet e fundit punën në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, qeveria e çoi atë në shkatërrim, me qëllim që ta fshinit nga faqja e dheut, derisa e zmontuat dhe e çuat për skrap!

Dhe tani na tregoni përralla se nga nafta e jonë nuk mund te prodhohet Diesel dhe benzinë! Në rastin më të mirë, kjo është injorancë, për një problem kaq madhor, siç është prodhimi i naftës, kësaj lënde strategjike, për të cilën bëhen luftrat në botë, siç po ndodh tani, por injoranca nuk i lejohet dhe nuk i falet një Kryeministri, i cili mban këshilltarë, që nuk dinë një gjë kaq reale, që ka ndodhur, që në vitin 1928, kur u zbulua vendburimi i parë në Kuçovë dhe deri në vitet e fundit, para se të shkatërroheshin Uzinat e Përpunimit të Naftës në Shqipëri!

Në rastin më të keq, për një Kryeministër, është që ai gënjen paturpësisht, kur thotë këtë pohim dhe kjo është e dënueshme edhe moralisht!

Kjo, me pak fjalë, është e vërteta, lidhur me atë që na tha Kryeministri, se “nga nafta që nxirret në Shqipëri, nuk mund të prodhohet naftë për motorrat Diesel dhe benzinë!”

Ndaj u shokova dhe u revoltova, që iu drejtova kaq ashpër dhe kaq drejtpërdrejtë zotit Kryeministër, i cili gjatë gjithë periudhës së tij si Kryeministër, nuk ka dashur kurrë që të merret me problemet e naftës dhe të naftëtarëve, duke vazhduar kështu në rrugën e paraardhësve të tij, nga viti 1990!

GAS PROM DHE HISTORIA E 6 MILION M3 T Ë GAZIT TË V-B- CAKRAN PËR 6 VJT SHFRYTËZIM

Kush njeh GAZPROM, pa tjetër do t’a dijë që kërkon të shesë qindra miliardë m3N gas në vit dhe rezervat mijëra miliardëshe të zbuluara të cilat kërkon ti vërë në efiçencë, e kupton se nëse Gasprom do të merrej me vetëm 3 milionë apo gjashtë milionë m3N gas në pesë vjet do të futej në një lojë më shumë se të trashë dhe pa asnjë interes financiar ca më tepër pastaj moral, ndërsa mijra miliardat e Gasprom, janë të disponueshme për çdo çast, vit apo edhe qindra. Po, kjo mund të jetë fantazi e njerëzve te painformuar që fantazojnë me shkresa që kërkojnë leje sipas kopetencave  që për sa lexova nuk më duken jashtë normalitetit nga të dy palët që kërkojnë negocim. Për sa emërtohet ekspertizë, një paragraf që paraqitet, besoj se është një lapsus i atij që e quan të tillë dhe gafë e ekspertit. Në vijim mund të njiheni me disa të dhëna të publikuara për GASPROM dher rjetin e shpërndarjes së gazit Rus në Evropë dhe pa u kompleksuar se janë kryesisht që kanë të bëjnë me gaspromin Rus Gazprom, rusisht: Газпром, (газовая промышленность është shkurtim i Gazovaja promëjshljenost ose ne shqip Industria e Gazit ) është një kompani energjetike ruse e kontrolluar pjesërisht nga shteti me bazë në ndërtesën grataçel në Lachta-centre në Shën Petersburg Shitjet vjetore që kalojnë 120 miliardë dollarë e bëjnë atë kompaninë më të madhe tregtare publike të gazit natyror dhe kompaninë e 40-të më të madhe në botë për nga të ardhurat, si dhe kompaninë më të madhe ruse për nga të ardhurat. Ai përbën rreth 70% të prodhimit rus të gazit natyror dhe ka rezerva që arrijnë në 18,991 Milliard m³N gas , duke kontrolluar gjithashtu 18% të rezervave të njohura të gazit në botë. Pas blerjes së kompanisë së naftës Sibneft, nga Gazprom, me rezerva prej 119 miliardë fuçi, ai renditet menjëherë pas Arabisë Saudite, me 263 miliardë fuçi dhe Iranit, me 134 miliardë fuçi, si pronari më i madh në botë i naftës dhe ekuivalentit të naftës në gaz natyror.

Që nga fundi i vitit 2004 Gazprom ka qenë furnizuesi i vetëm për Bosnje-Hercegovinën, Estoninë, Finlandën, Maqedoninë, Letoninë, Lituaninë, Moldavinë dhe Sllovakinë, si dhe furnizon 97% të gazit nga Bullgaria, 89% nga Hungaria, 86% Polonia, pothuajse tre të katërtat e asaj të Republikës Çeke, 67% e Turqisë, 65% e Austrisë, rreth 40% e Rumanisë, 36% e Gjermanisë, 27% e Italisë dhe 25% e Francës. Bashkimi Evropian merr rreth 25% të furnizimeve me gaz nga kjo kompani. Me futjen në punë të rrymës së veriut këto shifra ndryshojnë thelbësisht në drejtimin e rritjes së më tejshme. Përveç rezervave të gazit dhe rrjetit më të gjatë të tubacioneve në botë me 158200 km, kjo kompani kontrollon edhe kompani bankare, sigurimesh, media, ndërtimi dhe bujqësore. Me 270 miliardë dollarë kapitalizim në kapitalin e vet që nga maji 2006, Gazprom është kompania e tretë më e madhe në botë Gazprom është gjithashtu pronar (dhe sponsor) i ekipit të futbollit Zenit të Shën Petërsburgut dhe sponsor i Klubit të Futbollit Chelsea, Schalke 04, Yllit të Kuq dhe UEFA Champions League, ndërsa për disa sezone ishte sponsor i Formula 1. ekipi Minardi.as këtij kriteri klasifikimi.