“Avash, avash se ka gazetarë” – Në sy të medias policët civilë tërheqin zvarrë të riun që protestoi për rritjen e çmimeve: Çfarë ju kam bërë!?

Policia tërheq zvarrë në mes të rrugës protestuesin.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë akt është fakti se e gjithë skena ka ndodhur në sy të gazetarëve dhe të mediave, që i kanë kërkuar të identifikohen se cilët janë ata persona që bëjnë shoqërime të kësaj natyre.

NOA

Ndërkohë i riu në gjendje tepër të rënduar psikologjike i kërkon policisë ndihmë.

“Policia të lutëm, çfarë ju kam bërë, nuk kam bërë asgjë”, dëgjohet të thotë qytetari që u tërhoq zvarrë nga personat civilë.

E ndërsa  të pyetur nga gazetarët, “se kush jeni ju”, civilët janë përgjigjur “na lini të bëjmë punën tonë”.