– Dashuria, duhet të jetë forca më e madhe te qenia ime, e cila ndërlidh dhe bashkon, të gjitha praktikat shpirtërore.
Unë jam mësimdhënës dhe si i tillë, në çdo orë mësimore e në të gjithë procesin mësimor, mbështetem mbi vlera, të cilat i quaj Vlera Etike nga më njerëzoret. Në këtë aspekt, unë bëj përpjekje, që të jem sa më: I vërtetë, i drejtë, paqësor, i dashur, me takt, human, tolerant, dashamirës dhe asnjëherë i dhunshëm (nuk bëhet fjalë as për atë fizik dhe në mënyrë kategorike për atë psikologjik).
Përpjekjet e mija intelektuale fokusohen vetëm te dashuria për njerëzit, ndaj dhe i jam përkushtuar filozofisë morale (Etikës) si bashkudhëtarja më ngushtë dhe më transparentja e jetës dhe veprimtarisë së njeriu, si dhe psikologjisë, për të kuptuar dhe kontrolluar sjelljet. Të gjitha përpjekjet e dukshme te njeriu, nuk janë gjë tjetër, veçse pikla të vogla nga ai Oqean i Madh i Dashurisë Njerëzore. Mos u verboni nga këto pikla. Shihni brenda Oqeanit dhe zhytuni në të për të prekur dhe shijuar dashurinë njerëzore. Unë jam mësimdhënës dhe si i tillë, në çdo orë mësimore e në të gjithë procesin mësimor, mbështetem mbi vlera, të cilat i quaj Vlera Etike nga më njerëzoret. Në këtë aspekt, unë bëj përpjekje, që të jem sa më: I vërtetë, i drejtë, paqësor, i dashur, me takt, human, tolerant, dashamirës dhe asnjëherë i dhunshëm (nuk bëhet fjalë as për atë fizik dhe në mënyrë kategorike për atë psikologjik). A i kanë politikanët tanë këto cilësi?! Si duhet të përcjell ai këto mesazhe?! Me lexim dhe përkushtim. Personalisht me anën e këtyre vlerave kam synuar dhe synoj: Të formoj te çdo nxënës, kursant student e çdo pjesmarrës tjetër nëpër auditorë, e deri te takimet bisedat e lira, dije sa më të qëndrueshme teorike dhe shprehi praktike të vetëdijshme. Për të ndjerë e kuptuar ata, përgjegjësitë vetjake (personale) dhe ato shoqërore që t`ju qëndrojnë besnik parimeve të ndershmërisë dhe drejtësisë, si dhe angazhimit dinjitoz në aspektin e korrektësisë dhe personalitetit të tyre në marrëdhëniet me vetveten dhe të tjerët. Çdo nxënësi, kursanti, studenti e çdo njeriu tjetër në nevojë, i ofroj ndihmesën time sa më humane, duke pasur parasysh tolerancën e kulturuar dhe kompromisin në interes të të mirës.
Dashuria, është forca më e madhe te qenia ime, e cila ndërlidh dhe bashkon, të gjitha praktikat shpirtërore si: besimin, pastërtinë si dhe mendimin për të sotmen dhe të ardhmen. Sigurisht, duke i dhënë shanse vetes, por dhe të gjithë atyre që kanë dhe shfaqin interes emancipues, ku unë i mbroj me një filozofi të besueshme, të vetëdijshme dhe sa më shkencore.

Vetëdija ime vjen:
Nga vërtetësia dijet unë i pasuroj çdo ditë. Pafundësia e përpjekjeve, për të qenë bashkudhëtar i së drejtës në përmbushjen e detyrës ndaj vetvetes, familjes dhe kombit tim e arrij duke e: • Filluar ditën me dashuri. Mbushur ditën me dashuri dhe vërtetësi. Mbyllur ditën me dashuri dhe drejtësi. Respektimin e së vërtetës, ndershmërisë, paqes e jo dhunës, mundohem që t`i realizoj nëpërmjet: Vlerave të vërteta njerëzore, të cilat i vë në jetë (aplikoj), nëpërmjet komunikimit human, me këndvështrimin, gjithnjë në interes të të mirës së përgjithshme. Dashuria, është forca më e madhe te qenia ime, e cila ndërlidh dhe bashkon, të gjitha praktikat shpirtërore si: besimin, pastërtinë si dhe mendimin për të sotmen dhe të ardhmen. Sigurisht, duke i dhënë shanse vetes, por dhe të gjithë atyre që kanë dhe shfaqin interes emancipues, ku unë i mbroj me një filozofi të besueshme, të vetëdijshme dhe sa më shkencore. Misioni im ka në thelbin e vet: Dëshirën, pasionin, vendosmërinë, për të arritur dhe përsosur: Unitetin e mendimit dhe veprimit të gjithë krijesave njerëzore, për të respektuar e ndihmuar njeri-tjetrin. Si te çdo njeri dhe te mua, dy prej organeve janë më të rëndësishmet: Koka dhe Zemra. Koka, te trupi im (arkitektura trunore), gjithnjë është e zënë me kërkimet e objekteve të jashtme, të cilat iu përkasin botës materiale, sepse çdo mendim e ka origjinën nga kontakti me gjërat e jashtme. Ndërsa nga zemra, (organi kryesor infrastrukturës shpirtërore), burojnë cilësi fisnike si: E vërteta dhe dashuria. Butësia dhe durimi. Dhembshuria dhe pastërtia e tjerë. SEKRETI: Unë kujdesem gjithnjë për arkitekturën time trunore, që të jem në çdo moment sa më i kthjellët dhe pastaj, mendimin e kaloj nëpërmjet shpirtit dhe zemrës, në këtë mënyrë testoj veten dhe të tjerët. Kështu unë, gjej shumë shpejt vetveten.



















