Peter M. Tase: Irani dhe rëndësia e protestave anti-qeveritare

Kapja prej zvergu e narko-diktatorit Nikolas Maduro dhe Cilia Flores nga Forcat Delta të Regjimentit të Aviacionit 160 të Forcave Speciale, dhe sjellja e tij brenda dy orësh nga Karakas në bordin e anijes sulmuese Amerikane USS Iëo Jima (LHD-7) ishte preludi i përshkallëzimit të protestave në IRAN, të cilat filluan më 28 dhjetor, 2025.  Operacioni shëmbullor (Operation Absolute Resolve) i 3 Janarit, 2026 i presidentit Trump tregoi forcën dhe prestigjin unik që gëzojnë forcat e armatosura e SHBA.

Që nga fillimi i vitit 2018, rendi ekonomik global ka ndryshuar ndjeshëm, nga një botë unipolare me Shtetet e Bashkuara në krye të Politikës Ndërkombëtare në një botë shumëpolare. Bota që doli pas Luftës së Ftohtë (1991), e formësuar shumë nga fuqia dhe idealet e SHBA-së, tani është e përçarë. Protestat e vazhdueshme në Iran janë pasojë e një kombi që aspiron të jetë i begatë dhe të përqafojë paqen në Lindjen e Mesme.

NOA

Nga viti 1992 deri në vitin 2018, sistemi global pasqyroi vizionin historik të Uashingtonit për një botë të lidhur nga tregtia, tregjet e hapura dhe bashkëpunimi i bazuar në rregulla. Por sot, lavjerrësi po lëkundet me vendosmëri drejt një modeli të ri të përcaktuar nga nacionalizmi ekonomik dhe ndërhyrja strategjike shtetërore – kthimi i politikës së fuqive të mëdha. Gjatë rendit botëror të udhëhequr nga SHBA-ës, bota përfitoi nga zinxhirët e furnizimit relativisht të qëndrueshëm, bashkëpunimi ndërkombëtar i bazuar në rregulla dhe një angazhim i gjerë për liberalizimin e tregtisë. Megjithatë, përfitimet e globalizimit u shpërndanë në mënyrë të pabarabartë. Tregjet u zgjeruan dhe çmimet e konsumit ranë, por shumë komunitete mbetën pas – duke nxitur zhgënjimin politik. Udhëheqësit populistë e shfrytëzuan momentin dhe Votuesit u mblodhën pas dëshirës për të ndryshuar status quo-në. Ky reagim i brendshëm nuk qëndroi i përmbajtur – ai ndihmoi në përshpejtimin e një ndryshimi më të gjerë gjeopolitik. Sot, kombe të tilla si Afrika e Jugut, vendet e Bashkimit Evropian janë kthyer në brendësi dhe i kanë dhënë përparësi forcës kombëtare mbi integrimin global, një epokë e re e rivalitetit strategjik po fillon të marrë formë. Ringjallja e politikës së fuqive të mëdha po riformëson në thelb marrëdhënien midis gjeopolitikës dhe ekonomive dhe ndikimi politik i Uashingtonit në Teheran është vazhdimi i këtij udhërrëfyesi madhështor gjeostrategjik.

Situata në Iran është e tmerrshme, tragjike dhe po shihet si një mundësi e vërtetë për Uashingtonin për të përmbysur regjimin e ajatollahëve dhe për të futur një qeveri të qëndrueshme të zgjedhur në mënyrë demokratike në Republikën Islamike të Iranit. Ky qëllim i politikës së jashtme të SHBA-së është një nga prioritetet kryesore të Sekretarit të Shtetit Marco Rubio. Sekretari Rubio ka theksuar vazhdimisht se një Iran demokratik – me institucione të qëndrueshme që ndalojnë mbështetjen e Hezbollahut dhe organizatave të tjera terroriste – është receta më e mirë për një komb të begatë dhe një rajon paqësor.

Revolucioni politik i Trumpit sigurisht që e ka inkurajuar popullin iranian të kërkojë të drejtat e tij ndaj Ajatollahëve dhe të luftojë për një të ardhme më të mirë, ndërsa proteston në rrugët e mbi 30 qyteteve.  Protestat kundër qeverisë kanë ndodhur në qytetet kryesore të Iranit, ku të paktën 150 protestues janë vrarë.

Këto protesta të dhunshme po zhvillohen për shkak të situatës së tmerrshme ekonomike dhe financiare që ka përfshirë Qeverinë iraniane. Mungesa e theksuar e institucioneve demokratike dhe dhuna e pamëshirshme, terrorizmi dhe luftënxitja, që rrezatohen nga Teherani në të gjithë botën (veçanërisht në Afrikën e Jugut ku Marina ushtarake Iraniane po angazhohet këtë javë në stërvitje së bashku me anijet luftarake nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina, Rusia, nën operacionin e koduar “Vendosmëri për Paqje” Ëill for Peace 2026), janë grumbulluar në ujërat e Afrikës së Jugut për të filluar një stërvitje njëjavore së bashku me Forcën Kombëtare të Mbrojtjes së Afrikës së Jugut, që filloi të premten e kaluar.

Demonstratat në Iran janë shtrirë në të 31 provincat, qytetarët iranianë po protestojnë kundër një ekonomie të rrënuar që i ka shkaktuar kaq shumë vuajtje popullit iranian. Qytetarët iranianë janë të përqendruar në përmbysjen e regjimit autoritar islamik që ka sunduar kombin me rreth 92 milionë banorë që nga viti 1979. Ajatollahët e Teheranit janë të përqendruar vetëm në zgjerimin e koleksionit të tyre të shtrenjtë të kuajve që importohen nga Andaluzia dhe vënde të tjera të Globit. Tubimet kanë qenë kryesisht paqësore, me thirrjet “Liri” dhe “Vdekje Diktatorit”, disa ndërtesa qeveritare janë vandalizuar. Udhëheqësit fetarë iranianë duhet të kuptojnë se Presidenti Trump zbaton plotësisht çdo angazhim dhe veprim që artikulon para medias. Edhe pse media e korruptuar amerikane nuk e merr seriozisht. Asetet e Marinës Amerikane në Karaibe po zvogëlojnë praninë e tyre dhe me siguri do të përqendrohen në situatën në Iran dhe Lindjen e Mesme.

Sipas ekspertit dhe gazetarit iranian Masud Haray, vëzhgimet tregojnë se protestat tashmë kanë kaluar fazën e reagimeve të papritura dhe emocionale.  “Sot, protestat në Iran nuk janë reagime afatshkurtra ndaj një ngjarjeje specifike. Ato janë shndërruar në një formë të vazhdueshme dhe të përsëritur të pakënaqësisë, të rrënjosur në kujtesën kolektive. Hendeku i besimit që është shfaqur midis regjimit dhe shoqërisë e ka tejkaluar prej kohësh nivelin që mund të adresohej përmes masave kozmetike dhe të përkohshme”, vuri në dukje Haray.


MASUD HARAY: Ekspert Iranian për Politikën ndërkombëtare

Komentatori theksoi se gjeografia e protestave është gjithashtu e rëndësishme dhe mbulon kryesisht rajonet periferike: “Aktualisht, protestat janë më të theksuara në rajonet e populluara nga azerbajxhanasit, balukët dhe kurdët, si dhe në periferitë e varfra urbane. Pika më e rëndësishme, megjithatë, është ndryshimi në profilin e pjesëmarrësve. Ky proçes nuk kufizohet vetëm në shtresat e ulëta shoqërore. Klasa e mesme, të rinjtë, studentët dhe intelektualët urbanë po marrin pjesë gjithashtu në mënyrë aktive. Kjo tregon se mekanizmat kryesorë që kanë mbështetur legjitimitetin e shtetit iranian për shumë vite – konsensusi ideologjik, siguria e bazuar në frikë dhe pasiviteti shoqëror – janë dobësuar ndjeshëm.”

Brënda pak javësh numri i luftanijeve Amerikane në brigjet detare iraniane do të shtohet. Aktualisht avionët spiun pa pilot të Forcave Detare (U.S. Navy) MQ-4C Triton, janë duke monitoruar nga afër situatën në territorin e qyteteve iraniane.

PETER MARKO TASE: është autor i tetë librave mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe gjeopolitikën në Euroazi dhe Amerikën Latine; Profesor Universiteti në SHBA, Argjentinë dhe Republikën e Azerbaixhan-it.