Pali Nito: Po vdesim duke pritur, rritjen e pensioneve

227
Sigal

Rritja galopante e çmimeve përfshirë këtu edhe artikujt jetikë e të domosdoshëm siç janë  artikujt e shportës ka prekur disa shtresa të shoqërisë, por më të penalizuar e më të goditur e të diskriminuar janë shtresa e pensionistëve, e qytetarëve, që trajtohen me ndihmë sociale, invalidët si dhe qytetarët që paguhen me paga minimale. Pensionisët e mjerë, por të nderuar e të respektuar, kanë kontribuar për dekada me radhë me punën, djersën dhe mundin e tyre në shërbim dhe interes të shoqërisë e si të tillë meritojnë vëmëndje, përkujdesje, interesim, vlerësim e mirënjohje të padiskutueshme. Filozofi E.Kanti ka thënë :” Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë.”, pra është qëndim nënvlerësues, inidferent, moskokççarës dhe poshtërues, qëndrim menefregues ndaj trajtimit financiar të pensionistëve. Koha ecën pa u ndalur e në mënyrë drejtvizore, vitet dhe dekadat vazhdojnç e pasojnë njëra-tjetrën dhe për pasojë,pensionistëve mbi 80-vjeç apo edhe më shumë dalëngadalë po u mblidhet lëmshi dhe po u fiket kandili, prandaj dhe e theksuam që nç krye të herës se pensionistët po vdesin duke pritur rritjen e pensioneve dhe në fakt po vdesin njëri pas tjetrit, por që fatkeqësisht pensionet vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të mbeten të ngrira në vend numëro. Faktikisht dhe paradoksalisht konstatojmë se pagat e administratës e të gjitha niveleve pësojnë rritje madje të ndjeshme. Pagat e pensionistëve janë tmerrësisht të ulëta e skandaloze dhe pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon, Europë, madje dhe në botë. Kujtojmë se penionistët kanë detyrime që të paguajnë qeranë, dritat, të ujin, celularin si dhe ilaçet, ushqimni, veshjet etj. Atëherë natyrshëm unë dhe jo vetëm pyesim çfarë i mbetet më një pensionisti që merr një pension qesharak prej 140 mijë lekësh të vjetra? Asgjë dhe për asgjë, por si për ironi të fatit shtresa e pensionistëve infektohet dhe preket lehtësisht nga sëmundje të ndryshme, që vijnë si pasojë e moshës e që preken sidomos nga hipertensioni, diabeti dhe sëmundjet kardiake e që domosdoshmërisht kërkon me patjetër një vlerësim, përkujdesje dhe impenjim maksimal nga ana e qeverisë, shtetit dhe shoqërisë ndaj shtresës së pensionistëve. Është e trishtueshme, por është në fakt dhe një realitet i pamohueshmëm që pesnionistët me atë pension qesharak që marrin u bëhen barrë fëmijëve deri në frymëmarrjen e fundit të jetës së tyre. Dhe më duhet të theksoj dhe njëherazi të nënvizoj se fëmijët shumica determinonjëse e tyre janë treguar fëmijë shembullorë e me shpirt njerëzor e human ndaj prindërve të tyre, sepse këto të fundit janë kujdesur me të gjitha mënyrat dhe mundësitë e mundshme për t’i rritur e edukuar, arsimuar dhe punësuar me të vetmin qëllim që fëmijët të bëhen të hajrit e të dobishëm për familjen, shtetin dhe shoqërinë, sepse fëmijët e edukuar dhe të qytetëruar janë e ardhmja e vendit e që me energjitë e tyre të paepura , me karakterin e fortë e me shpirtin luftarak e qytetar do të kontribuojnë në pranimin e Shqipërisë në familjen moderne europiane kaq shumë të ëndërruar e të dëshiruar nga qytetarët shqiptarë që me futjen në Bashkimin Europian me patjetër edhe pensionet e pensionistëve me patjetër që do të përmirësohen, por anëtarësimi në BE nuk e dimë sa do të zgjasë dhe kur do të bëhet realitet prandaj zoti prima ministër rrisni urgjentisht dhe sa më parë pensionet se pensionistët po vdesin duke pritur.