Opinion/ Sulejman Abazi: Mirdita dhe mirditorët nuk do ta falin rehabilitimin e kriminelëve

534
Mirdita dhe mirditorët nuk do ta falin rehabilitimin e kriminelëve. Zoti Bujar Nishani, figura publike dhe koha juaj kanë shpërbërë pa diskutim njëra – tjetrën! 

Nga Dr. Sulejman ABAZI
Në të gjithë botën ushtarakët i qëndrojnë besnik kodit të tyre të nderit, që lidhet me betimin për t’i shërbyer atdheut dhe kombit. Ky është një fenomen që përfshin edhe ushtarakët dhe ish ushtarakët shqiptarë. Mbajtja e premtimit, e fjalës, demonstrimi publikisht i frymës atdhetare me të cilën jemi edukuar në profesionin tonë, na jep të drejtën morale të jemi përherë në shërbim të së vërtetës. Ku është morali i betimi të oficerit tek ju zoti Nishani? Na turpëron dhe na ul kokën me këto marrëzi, pasi opinioni shqiptar me të drejtë veç të tjerash, ju vlerëson si një ish ushtarak. Ju na keni fyer rëndë si ish-ushtarakë, duke mbajtur një qëndrim diskriminues ndaj Luftës Antifashiste Nacional- Çlirimtare. Ju keni dekoruar dhe rehabilituar emra kriminelësh, të cilët kanë përlyer duart e tyre me gjakun e njerëzve të pafajshëm, të njerëzve që kanë vrarë. Ju keni dekoruar me sadisfaksione shumë të larta njerëz të pamerituar, njerëz që mbajnë përgjegjësi ligjore në drejtimin e politikës dhe të shtetit shqiptar….
Për më shumë në botimin e nesërm të gazetës “Telegraf”…
Sigal