Nga Xhevat Mustafa – Cila ka më shumë faje: Rama- qeveria apo PD…?

Argumentet për domosdoshmërinë dhe urgjencën e çlirimit të vendit nga kjo qeverisje çnjerëzore dhe antikombëtare janë të shumta! Prej mbi 12 vitesh Rama-qeverisja ka dëshmuar me vepra të bollshme se është e dështuar dhe e diskretituar për paaftësi, premtime dhe objektiva të pa përmbushura; për klanizëm, korrupsion, papërgjegjshmëri njerëzore e ligjore, institucionale e kombëtare?

Me këtë gjendje të brendshme dhe mbështetje të pakët popullore; me këto forca, me këtë kontingjent drejtuesish dhe deputetësh…,shumica “të mykur” nga vegjetimi shumëvjeçar në poste drejtuese partiake e në parlament, apo edhe më keq, që kanë bërë lojë të dyfishtë apo trefishtë, PD ka vetëm një alternativë dhe shpresë mbijetese: rindërtimin  tërësor nga “themelet e nga çatia” apo ripërtëritjen  nga “këmbët deri tek koka”! Nga plot njerëz, shumica me anim majtas e me maska të shqyera paanësie, që arrijnë deri në absurdin “të harrojnë” se 68 vitet e qeverisjeve prej partisë së tyre të zemrës( 23 vjet me emrin e tretë, PSSH, pas 1990-tës) nuk janë baraz me 12 të PD- së, dëgjon e lexon pyetjet: Çfarë ka bërë PD- opozita për të mos lejuar të ishim në këtë gjendje kritike dhe me perspektivë të mjegullt në të cilën gjendemi si popull e si vend, sidomos në këta 12 vjet? Ku ishte PD-opozita që “e lejoi” Edi Ramën me shoqe e shokë apo me klanin e tij të rrëmbenin kaq shumë pushtete dhe pasuri e të qeverisnin jo si në një vend me të vërtetë demokratik, por ngjashëm me një vend diktatorial?! Cila ka më shumë faje e përgjegjësi: “qeveria socialiste” apo “opozita demokratike”?  Natyrisht, këta që u ngjirën dhe nuk u vjen turp as nga vetja duke bërë këto pyetje, e dinë shumë mirë se opozita është prej mbi 12 vitesh jo në pushtet! Edhe nën qeverisjen e një kryeministri me ambicje dhe dëshirë të çmendur për plotpushtetizim e që i ka lënë liri vetëm me tund e shkund ato pak mandate…!? Edhe më rëndë, që tallet me qeverisjen e vendit më të varfër në Evropë, duke i vënë si ministre edhe një “kukull-robot”, me emrin e Diellit, por që nuk mund të bëjë asgjë për ta shpëtuar shumicën e popullit prej “ferrit”!? Për më tepër e më keq, kur Rama-qeverisja ka qenë e mbështetur fuqishëm deri më 20 janar 2025 edhe nga AMERIKA  Soros, Biden, Blinken, McGonigal, Escobar, Grenell, Yuri Kim, Hill, në synimin e saj për “ta varrosur për së gjalli” këtë opozitë në Shqipëri e njëherazi, për t’ia shkurtuar ditët qeverisë Albin Kurti në Kosovë, sidomos nëpërmjet “Ballkanit të hapur! Edhe më keq, me një “popull katundar” në rreth 70% për nga origjina; alipashëtepelenist për nga vesi dhe tradita e  hajdutërisë së moçme apo korrupsionit të sotëm…dhe enverist i përjetshëm për nga bindja…!? Edhe që nuk nguron e ndjen as turp dhe as vrasje në ndërgjegje të bëjë shitje- blerje votës për 1 vend pune në administratë, për një dorë lekë e një thes me ushqime, shumica me doza të larta pesticidesh e helmesh të tjera, “Made in Serbia”, pra, “prodhime për shiftarë”!?  Plus këtyre, çfarë mund të bënte dhe të bëjë një opozitë si kjo e Shqipërisë, në këta rreth 12 vjet, mbetur  pa popull, pa rini, pa sindikata, pa shoqëri civile, pa demokraci, pa drejtësi!   Natyrisht, opozita nuk është pa asnjë faj e përgjegjësi? Në të kundërt, këto nuk janë as fare të pakta e për t’u harruar shpejt. Ushtria e anëtarësisë dhe votuesve të PS-së dhe levat e saj të shumta, me mendësi enveriste, edhe deri sot e kësaj dite, nuk i kanë përtypur dot “lindjen” e PD-së dhe marrjen e pushtetit për 3 mandate prej saj, duke ndërprerë vazhdimësinë 80 vjeçare të qeverisjes vetëm nga partia e tyre e zemrës, me 3 emra! Duke votuar “verbërisht” në plot qytete e fshatra, deri në 80% për “të majtën”, kanë treguar hapur se nuk e kanë pranuar dhe nuk i duan me zemër as pluralizmin, demokracinë, zgjedhjet e lira e të ndershme, rrotacionin politik dhe qeverisës, demokratizimin e vërtetë të Shqipërisë. Kuptohet, se kanë nostalgji për diktaturën enveriane dhe dëshirë për rikthimin në qeverisje një partiake!?  Qysh nga “pjellja”, ngjashëm me një lindje in vitro, PD është e dëmtuar edhe nga brenda vetes, nga gjiri i saj. Pseudodemokratët apo “demokratët për deputetllëk, pension dhe për përfitime të tjera deputeti”; për  koncesione, ppv, leje ndërtimi, në këta 12 vjet  kanë bërë e vazhdojnë të  bëjnë “flirte” politike e biznesore me “vëllezër e motra” socialistë apo të pozitës!? Apo, ta braktisin PD-në, pa ndjerë mirënjohje e turp, me të marrë prej saj mandatin e deputetit, nga “lista e mbyllur”, futur në vend të demokratëve me zemra e vota në primaret, prej dashamirësisë dhe ndikimit të Sali Berishës!?  Pas gjase zgjedhjeve të 11 majit 2025, me aq deputetë sa arriti të fusë në parlamentin e ri, që nisi më 12 shtator 2025, opozita do të ketë edhe më pak peshë e ndikim! Në këto kushte roli kryesor i mbetet popullit. Kuptohet, në se bëhet, si në rastet më të freskët në Indonezi dhe Nepal, popull e nuk mbetet edhe 12, 34 apo 80 vjet të tjerë…pupël apo popël…! Me këtë gjendje të brendshme dhe mbështetje të pakët popullore; me këto forca, me këtë kontingjent drejtuesish dhe deputetësh,shumica “të mykur” nga vegjetimi shumëvjeçar në poste drejtuese partiake e në parlament, apo edhe më keq, që kanë bërë lojë të dyfishtë apo trefishtë, PD ka vetëm një alternativë dhe shpresë mbijetese: rindërtimin  tërësor nga “themelet e nga çatia” apo ripërtëritjen  nga “këmbët deri tek koka”! Kuptohet, drejtuesve TË RINJ u duhet hapur rruga dhe vendi, me të mirë apo me detyrim, me dorëheqje apo shkarkim me votë nga “kartat e djegura” e të mplakura në sallën e parlamentit, disa qysh nga 31 mars 1991 e 22 marsi 1992!?  Shumëkush me të drejtë ka ngritur e ngre problemin e tejkonsumimit apo të mplakjes në krye të PD-së e të opozitës, edhe pas një seriali humbjesh, të Sali Berishës. Lidhur me këtë, edhe të mungesës të një lideri të ri, të pranueshëm dhe mbështetur nga shumica e PD-së dhe e partive të tjera të opozitës.  Të tjerë, me arsye të fortë e të drejtë të plotë, duke iu referuar protestave rreth 10 mujore në Serbi e të dy javëve të para të shtatorit 2025 në Indonezi e Nepal, në të cilat organizimet rinore, sidomos ato studentore, janë më së shumti në krye, kujtojnë problemin apo mungesën e një ushtrie rreth 750 mijëshe të moshave të reja, që gjatë këtyre mbi 10 viteve kanë ikur në emigracion në vende të Perëndimit, kryesisht në Itali, Gjermani, Francë, vendet e ulëta, vendet nordike, Angli, SHBA…, deri në Australi. Pa kundërshtuar rrjedhojat negative shumëdrejtimeshe dhe afatgjata të kësaj firoje të madhe demografike, kryesisht në moshat 20-50 vjeç, përsëri, ka mbetur në Shqipëri me bollëk rini. Kjo kuptohet e shikohet edhe në rrugë, në timonë e brenda veturave; në shkolla, universitete, lokale dite e nate; në festa në sheshe e salla të mëdha hotelesh; në dasma, festivale, koncerte, në plazhe e supermarkete. Por, sipas skenarit Soros-Rama, rreth 250 mijë vetë, shumica të moshave të reja, janë blerë me 1-4 paga në administratë e si patronazhistë, me angazhim dhe veprimtari të shtuar sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Duke iu referuar protestave popullore në Indonezi e Nepal, shumë vetë kanë shtruar pyetjen, nëpër lokale e rrjete sociale: po tek ne si mund të rrëzohet Rama- qeveria!? Argumentet për domosdoshmërinë dhe urgjencën e çlirimit të vendit nga kjo qeverisje çnjerëzore dhe antikombëtare janë të shumta! Prej mbi 12 vitesh Rama-qeverisja ka dëshmuar me vepra të bollshme se është e dështuar dhe e diskretituar për paaftësi, premtime dhe objektiva të pa përmbushura; për klanizëm, korrupsion, papërgjegjshmëri njerëzore e ligjore, institucionale e kombëtare? Për më tepër e më keq, që për interesa ngushtësisht personale, familjare, klanore dhe vegjetimi sa më të gjatë në pushtet, për sa më shumë miliona e miliarda të shndërruara në kulla e komplekse turistike e tregtare të oligarkëve dhe të “investitorëve strategjikë” po “shet dhe fal”, po shemb e djeg, edhe copa Shqipërie, Sazan e Pashaliman, Portin e Durrësit dhe Bazën e Gjadrit !? Edhe pasuri e interesa gjeostrategjike dhe trashëgimie monumentale e kulturore kombëtare!? Në mbyllje, po kujtoj një shprehje popullore: “gomarin nga balta e nxjerr i zoti”, e jo komshiu apo i huaji, miku, aleati strategjik…!

NOA