Banorët e zonës thonë se ky problem është i njohur prej kohësh nga autoritetet, por është lënë pas dore, megjithëse zgjidhja është e qartë dhe e thjeshtë: zgjerimi i urës ekzistuese përballë shkollës “1 Maj” dhe ish-ATSH, për të krijuar një dalje direkte të mjeteve që vijnë nga Ali Demi në drejtim të qendrës.
Linja e autobusit “Qendër – Ish-Uzina Autotraktorëve ” kryen një rreth të pakuptimtë, duke lodhur qindra udhëtarë çdo ditë. Banorët kërkojnë zgjidhje urgjente nga Bashkia e Tiranës: zgjerimin e urës ekzistuese përballë ATSH, që do të shkurtonte ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit. Prej vitesh, banorët e Lagjes “Ali Demi”, të Shkozës dhe të zonës së ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë përballen me një problem absurd, të cilin Bashkia e Tiranës ende nuk e ka zgjidhur: një rrugëtim i panevojshëm prej disa kilometrash, që u imponohet drejtuesve të mjeteve dhe qindra udhëtarëve të linjës së autobusit “Qendër – Ish-Uzina e Autotraktoreve”.

Shkaku? Një urë ekzistuese përballë ATSH, e cila prej vitesh pret vetëm kalimin e mjeteve në njërin drejtim, ndërsa mund të zgjerohet fare lehtë për të krijuar një akses të drejtpërdrejtë me unazën, në anën tjetër, në “blv. Zhan D’ Ark” dhe në drejtim të qendrës së kryeqytetit.
Aktualisht, autobusi i kësaj linje, pasi mbërrin te shkolla “1 Maj”, detyrohet të marrë Unazën, në “blv. Gjergj Fishta”, në drejtim të Brrylit, për t’u kthyer sërish në Unazë, në anën tjetër, në drejtim të qendrës. Rezultati: një rreth i plotë i lodhshëm, krejt i panevojshëm, që humb kohë, karburant dhe durimin e udhëtarëve. Banorët e zonës thonë se ky problem është i njohur prej kohësh nga autoritetet, por është lënë pas dore, megjithëse zgjidhja është e qartë dhe e thjeshtë: zgjerimi i urës ekzistuese përballë shkollës “1 Maj” dhe ish-ATSH, për të krijuar një dalje direkte të mjeteve që vijnë nga Ali Demi në drejtim të qendrës.
Nëse kjo ndërhyrje do të kryhej, qindra qytetarë do të kursenin kohë dhe nerva, ndërsa linja e autobusit do të kursente jo vetëm kohën, por dhe karburantin, si dhe do të bëhej më efikase, më e shpejtë dhe më në shërbim të publikut. Banorët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa, ata do të vijojnë me peticione dhe forma të tjera të reagimit publik, madje deri edhe me protesta e me bllokimin e rrugës, derisa institucionet të dëgjojnë një shqetësim që i përket prej kohësh një komuniteti të tërë.
“Kur ekziston rruga, kur ekziston ura, kur ekziston dhe mundësia, atëherë përse duhet të bëjmë rrotullime të pakuptimta? Rrugët duhet të shkurtohen, jo të zgjaten,” shprehen banorët. Sipas tyre, kjo nuk është çështje investimi kolosal, por një supër neglizhencë e bashkisë dhe institucioneve përkatëse, që ka ndikuar negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve.
Prej kohësh, udhëtarët e linjës së autobusit ankohen se rruga e tyre drejt qendrës është bërë e stërzgjatur dhe e lodhshme. Ata që vijnë nga Shkoza, Ali Demi apo ish-Uzina e Autotraktorëve nuk kanë asnjë arsye logjike të detyrohen të dalin njëherë te Brryli dhe pastaj të rikthehen përsëri poshtë, në drejtim të qendrës, kur shkurtesa ekziston, por fstkeqesisht, mbetet e pashfrytëzuar.
Banorët i bëjnë apel Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë që të ndërhyjnë urgjentisht për zgjidhjen e këtij problemi. Ata kërkojmë që t’ju hiqet kjo pengesë e panevojshme. “Zgjerimi i urës është zgjidhja më e lehtë dhe më e drejtë për të gjithë,” thuhet në apelin e tyre.
Nëse kjo ndërhyrje do të kryhej, qindra qytetarë do të kursenin kohë dhe nerva, ndërsa linja e autobusit do të kursente jo vetëm kohën, por dhe karburantin, si dhe do të bëhej më efikase, më e shpejtë dhe më në shërbim të publikut. Banorët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa, ata do të vijojnë me peticione dhe forma të tjera të reagimit publik, madje deri edhe me protesta e me bllokimin e rrugës, derisa institucionet të dëgjojnë një shqetësim që i përket prej kohësh një komuniteti të tërë.





















