Nesër do të lexoni/ Mbështetja amerikane për një demokraci në lindje

532
Dr. Elez Biberaj

Pas më shumë se katër dekadash të mungesës së kontakteve zyrtare diplomatike dhe me shtimin e pakënaqësisë publike kundër regjimit të Ramiz Alisë, Shtetet e Bashkuara panë në vitin 1990 një mundësi për të bindur komunistët të pranonin pluralizmin politik dhe për të ndihmuar drejt një ndryshimi paqësor të pushtetit në vendin e fundit stalinist të Evropës. Duke shfrytëzuar mësimet e nxjerra nga revolucionet në vendet e tjera të Evropës Lindore dhe duke punuar nga afër me aleatët kryesorë evropianë, Shtetet e Bashkuara hartuan dhe filluan të shprehin qartë qëndrimin e tyre, duke marrë përsipër një rol më të madhe dhe të drejtpërdrejtë në përpjekje për të përforcuar prirjet e brendshme demokratike në Shqipëri. Uashingtoni u përpoq t’i zbatonte këto synime politike në disa mënyra: 
• Duke kushtëzuar qëndrimin e tij ndaj Tiranës. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE) do të vareshin nga përparimi drejt pluralizmit politik.
• Duke nxitur forcat reformiste në Shqipëri, duke mbështetur publikisht kërkesat demokratike të lëvizjes studentore të dhjetorit 1990 dhe duke ofruar mbështetje politike për partitë opozitare të sapo krijuara.
• Duke ndihmuar shqiptarët në krijimin e bazave për ndryshimin e kornizës politike dhe institucionale. 
• Dhe krijimin e një rend të ri kushtetues bazuar në ndarjen e qartë të pushteteve dhe sundimin e ligjit…




Për më shumë nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal